Der Spiegel: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim

22 Maj 2021, 08:40Politika TEMA

Revista “Der Spiegel” shkruan se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë. Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizionit për programin e raketave të Presidentit Putin.

Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.

Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë. Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.

Sipas të dhënave, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake. dw

3 komente në “Der Spiegel: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim”

  1. Kalec Dega says:

    Gjoja Evropa ka frike Rusine, po e ngordh me sanksione etj , Gjermania e Merkel- Hitlerit, aleate numer nje e endres ruse te Putinit me milionat qe paguan per gaz- nafte dhe nga ana tjeter fajin e ka Trump.

    Gjatosh , ankou te Merkel po pate hall me Rusine… e ke aleate per kok sic ke dhe ameriken kukumjacke….

  2. vlora.vlora says:

    Gjermania dhe kur vune sanksionet heren e pare ,vazhdonte bente pazare per gaz

  3. pjatalaresi says:

    Nuk eshte cudi e madhe , shikoni ecurine e Gjermanise ne 20 vjetet e fundit ne pergjithesi, Ajo ka vepruar si nje fuqi e pavarur ne interes te saj personal dhe jo ne te aleanave perendimore pavaresisht fasades se saj ne kete drejtim apo fjaleve, nuk eshte cudi qe te jete nje Kale Troje ne NATO, jo rastesisht marredheniet USA dhe Gjermani ndoshta jane ne piken me te ulet , mos shikoni buzeqeshjet hipokrite te politikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje