Anxhela s'mund të gatuajë bukë veç me ujë, këngë me motive gjysëm arabe dhe tekst qaraman

23 Maj 2021, 19:30Blog TEMA

Nga Ilir Metaj 

Të bëjmë debat si ishte veshur Anxhela Peristeri në Eurovision, më duket diçka krejt pa rendesi.

Eurovision është konkurim këngësh, jo pasarelë mode.

Çka vlen të debatojmë është përmbajtja, shumë më shumë sesa forma.

Dhe për fat të keq, përmbajtja, pra kënga, ishte per mendimin tim larg, shume larg nje kenge pretendente.

Nje kenge me tekst qaraman, si shumica e tentativave te nje adoleshenti ne faqet e ditarit, me nje melodi-fluskë sapuni, që shpreson vetem te refreni me motive gjysem arabe(?!)

Nje kenge si ajo e shperdoron edhe talentin, që në fakt Anxhela e ka.

Por Anxhela nuk mund te gatuaje buke vetem me ujë.

Kujtoj përfaqësimin që na bënë në Eurovision, Rona Nishliu dhe Eugent Bushpepaj.

Interpretim, këngë, emocion.

Krenari!

12 komente në “Anxhela s’mund të gatuajë bukë veç me ujë, këngë me motive gjysëm arabe dhe tekst qaraman”

  1. kenga arabike says:

    po olti qurri e lexon kete shkrim?

  2. Kozmo says:

    I kam NDJEKUR shume perfaqsues te Shqiperise ne song contest, mendimi im per kengen e Anxheles, ishte ZERO POINTS. Me gjithe simpatine qe kam per kete KENGETARE , kjo kenge me teks idiot, si vete CURRI, muzika shume e DOBET, i uli vlerat kesaj kengetareje.
    ??

  3. Artur says:

    Po pse cfare prisje ti nga “talenti” i Boltit.

  4. Soni says:

    Shume te sakta cfare ke shkruar o vlonjat. Ka ikur koha e talentit ka ardhur koha e tallavase mediokre te atyre qe nuk kane minimalen e dijes.

  5. une says:

    Ai Bushpepaj ishte skandal per vete nuk kuptohej cfare gjuhe kendonte. Kengetareve nuk ju mungon talenti dhe as paraqitja por ju mungon teksti , muzika dhe regjia.

  6. betixho says:

    Nuk ishte e bukur kenga e Anxheles?,nuk ishte gje linja melodike?,nuk kishte nuanca,ngjyra,lule kompozimi famoz?, nuk kishte ze te magjishem kengetarja jone?,po kush kishte ze me te bukur se Ajo?,nuk kishte interpretim rrenqethes Peristeri?,po kush kishte atehere nese nuk kishte kejo?,po paraqitje si nje dive si Anxhela kush kishte?.Ajo i kishte te gjitha,te gjitha.Dhe jo vetem keto.Ajo kishte mahnitur qindra dhe mijra ndjekes per gjithe kompleksitetin e asaj ç’ka Ajo pat demostruar.Une sikurse edhe te tjere si une duhet te kene lexuar e degjuar mendimet e mbi 4000 ndjeksish qe pohojne me me shume force,mendim e admirim se une per Anxhelen,kengen e interpretimin e saj.Por nuk eshte kejo te dashur komentatore nihilista,nuk eshte kejo qe shpreheni JU.Jo mor jo.Ato nuk na i hedh poshte njeri,jemi vete NE qe z’dime ç’bejme dhe z’dime ku ta gjejme fatin tone,duke goditur veten me gisht te madh.Jemi gati te asgjesojme veten sepse aqe kulture kemi ose se nuk degjojme eliten tone te kultures muzikore.Shpjegimi eshte shume i thjeshte,ne jemi nje popull i vogel,i vecante,Ata kane boten e tyre,trendin e tyre,gjuhet e tyre dhe kuptimin e tyre,e ç’ju duhemi ne atyre kur vjen puna te votimi.Prandaj lereni mekanizmin e votimit dhe qetsohuni e mburruni me konsideratat esenciale te kritikeve te mirefillt te artit kudo ne bote qe jane shprehur per Anxhelen,Kejo duhet t’ju mjaftoje te dashur bashkeatdhetare te mij kudo ku jini.Ne jemi nje komb i vockel fare por me ego te madhe,le te na mjaftoje edhe kejo.Sot nu jane me kohet HEROIKE kur Shqiptaret e famshem adhuroheshin nga bota e asaj kohe.Anxhela le te mbetet mbreteresha jone ne Eurovizion 2021.Mjafton.

  7. @ says:

    Akoma jetojme ne kohen kur supozohet se po te veshesh breket e perdorura te Beyonce ,atehere duhet te kesh marre dhe talentin e saj. Asnjeri nga ne nuk pretendon qe te fitojme ne Eurovizion ,por te pakten modestia duhet te jete pjese e paraqitjes. 100 here me e pranushme veshja e kengetares bullgare , te pakten ishte origjinale . As te BBF nuk shikon me keshtu striptizmi.

  8. ana says:

    Sado kengetare e mire te jesh po qe kenga mut, ere e keqe do te vije.

  9. epo kjo pune says:

    kur ke lindur or analist qe harrove Anjeza Shahinin!

  10. shqiptari says:

    Permbajtja sigurisht, por edhe forma ka rendesi. Anxhela ishte kengetarja me bukuroshe e festivalit, por fatkeqesisht nuk mudi ta vere re njeri pasi ishte mbuluar/zbuluar me xhingla qe ja larguan vemendjen publikut edhe nga kenga (pavaresisht motivit ne fjale) edhe nga kengetarja (qe per hir te se vertetes e ka zerin shume te bukur).

  11. Roberto says:

    Kenga ishte simpatike dhe jo per tu share. Ne Shqiperi si dhe kudo muzika eshte kthyer ne biznes por kjo kenge nuk mu duk keq.Anxhela kendoi bukur dhe me emocion. Tekstin nuk e kam shume te qarte se si ishte por kur lexoj emrin e Olti Currit me vjen per te vjelle. Njeriu me i peshtire qe me kane zene syte dhe turp per Top-Channel qe mban njerez te tille neper studiot e saj. Olti Curri eshte nje nga legenat me te ndyre qe mund te egzistojne ne Shqiperi.

  12. ppa says:

    Sakte, kenga, interpretimi e gjithcka ishin – nota mjaftueshem. Pa diskutim larg intepretimit te Bushpepes; nuk e ndoqa naten e pare , per ta krahasuar me ato qe u skualifikuan, por krahasuar me kenget qe u intepretuan ne naten finale, A.Peristeri mori ate qe meritonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje