Nga Fatos Tarifa
Z. Meta
Asnjëherë nuk kisha menduar se do të vinte një ditë, kur unë, me bindje të plotë, si një qytetar i kësaj republike dhe si një intelektual i angazhuar, do të shkruaja për ju këto radhë. Arsyen ma dhatë ju, me deklaratat dhe qëndrimet tuaja të gabuara dhe aspak dinjitoze për një njeri që mban postin më të lartë në krye të shtetit.
Për këdo që mund të mos e dijë, ju ishit kryeministri i Shqipërisë që më emëroi mua ambadasor të vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në janar të vitit 2001. Në atë kohë e kam konsiderur vendimin tuaj për të më emëruar ambasador në kryeqytetin më të rëndësishëm të botës, në të cilin graviton pesha politike e globit, si një vlerësim të qeverisë socialiste që ju drejtonit dhe si një vlersim personal tuajin për arritjet në veprimtarinë time si ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës, ku shërbeja atëherë, si dhe për formimin tim akademik në Shtetet e Bashkuara.
Një vit më vonë, kur, në janar të vitit 2002, ju dhatë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, në kushtet e një lufte hakmarrëse tit-for-tat me kryetarin e Partisë Socialiste dhe rivalin tuaj politik kryesor në atë kohë, z. Fatos Nano, kuptova se arsyeja kryesore—dhe, ndoshta, arsyeja e vërtetë—pse ju më zgjodhët mua për postin e ambasadorit në Uashington kishte qenë një motiv personal i juaji, që s’kishte të bënte me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe as me interesin kombëtar, por me interesat dhe me llogaritë tuaja politike personale.
Juve duhet t’ju kujtohet, po aq mirë sa mua, se ditën që mësova lajmin mbi dorëheqjen tuaj nga detyra e kryeministrit, ju kam telefonuar nga Uashingtoni, duke kërkuar të më sugjeronit se si do të duhej t’ia shpjegoja veprimin tuaj Sekretarit amerikan të Shtetit në atë kohë, z. Colin Powell, me të cilin do të takohesha mbëmjen e asaj dite në Departamentin e Shtetit. Përgjigja juaj ishte se z. Powell duhej t’ia kërkonte shpjegimin për atë vendim ambasadorit amerikan në Tiranë, të ndjerit Joe Limprecht.
Juve duhet t’ju kujtohet, gjithashtu, po aq mirë sa mua, se të nesërmen, pasi ju komunikova mesazhin e Sekretarit Powell se “Uashingtoni nuk dëshiron trazira të reja në Ballkan”, ju, në një mënyrë që më befasoi dhe më shqetësoi në atë kohë, më thatë, me një ton kërcënues, këto fjalë: “Unë të kam dërguar në Uashington që të më qëndrosh luajal mua”.
Zhgënjimi dhe shqetësimi që provova kur i dëgjova këto fjalë nga kryeministri i vendit tim ishin kaq të thellë, sa ndaj atyre fjalëve—dhe ndaj jush—nuk mund të reagoja dot ndryshe veçse duke ju thënë se, “si ambasador i Shqipërisë në Uashington unë nuk u shërbej interesave të asnjë individi dhe të asnjë partie politike, por u shërbej vetëm interesit kombëtar dhe së mirës publike për popullin tim”.
Në mbarim të këtyre fjalëve, i nervozuar, ju më mbyllët telefonin. Me këtë gjest tuajin më ndihmuat të hap sytë e të kuptoj edhe më mirë se çfarë ndodhte me politikën shqiptare në Tiranë, nga ku unë kisha më shumë se një dekadë që isha larguar.
Sa thashë më sipër—dhe shumë më tepër se kaq—shtjellohet gjerë e gjatë në kujtimet e mia nga Uashingtoni, të cilat do të botohen në formë libri në një kohë të afërt. Episodin e mësipërm e ndieva të arsyeshme ta përmend sot, në këtë letër të hapur për ju, për t’ju thënë se qëndrimet dhe deklaratat tuaja të kohëve të fundit, në postin e Kryetarit të Shtetit, dëshmojnë të njëjtin mentalitet politik antidemokratik dhe të njëjtën sjellje politike autoritariste prej bajraktari.
Për më tepër, transheja në të cilën ju, në një mënyrë krejt absurde—dhe për fatin tuaj të keq—jeni pozicionuar kohët e fundit, ju ka vënë në konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara, partnerin dhe aleatin strategjik kryesor të Shqipërisë dhe, ipso facto, edhe me interesat kombëtare strategjike të Republikës sonë, një qytetar i së cilës jam edhe unë.
Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim.
Unë nuk dëshiroj që në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe me shoqërinë ndërkombëtare Republika jonë të përfaqësohet nga një president si ju.
Unë nuk dëshiroj që roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili realizohet përmes ambasadës amerikane dhe ambasadorëve amerikanë në Tiranë, të përçmohet e të anatemohet në këtë mënyrë siç bëni ju.
Si një shtetas shqiptar, që kam jetuar, studiuar dhe punuar për shumë vite me radhë në Shtetet e Bashkuara, unë ndihem thellësisht i indinjuar që presidenti i vendit tim i kundërvihet Amerikës, Republikës së Madhe—The Great Republic—siç e ka cilësuar këtë vend Winston Churchill.
Edhe pse ju thoni se “e dashuroni” Amerikën (“për aq kohë sa ajo nuk e dëmton Shqipërinë”), deklaratat dhe sjelljet tuaja të kohëve të fundit në marrëdhënie me ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dëshmojnë të kundërtën, ato dëshmojnë një qëndrim antiamerikan.
Për më tepër, si një prej ambasadorëve shqiptarë që kanë përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, unë ndihem thellësisht i fyer në dinjitetin tim—dhe besoj se njëlloj ndihen edhe kolegët e mi ambasadorë që kanë shërbyer në atë vend—që presidenti i Republikës sonë i ka “shpallur luftë” Amerikës.
Cili njeri i arsyeshëm mund t’i kuptojë, ose t’i besojë fjalët tuaja, z. Meta, se “Amerika mund t’ju vrasë juve me raketa”, por ne s’duhet të kemi frikë nga “aeroplanmbajtëset dhe raketat e saj”?!
Mua më duket jo thjesht një marrëzi, një mentalitet feudal mesjetar, por edhe një veprim kriminal i pashoq që kreu i shtetit t’u bëjë thirrje qytetarëve të kësaj republike për të “mprehur sfurqet dhe sopatat”, sikur të jetonim në Mesjetë, në periudhën e Luftës Fshatare në Gjermani në vitet 1520.
Si një profesor në fushën e shkencave shoqërore, të marrëdhënieve ndërkombëtare e të diplomacisë dhe si një intelektual i angazhuar, unë ndihem tërësisht i zhgënjyer dhe tepër i shqetësuar—i zhgënjyer dhe i shqetësuar në një masë alarmante—që presidenti i vendit tim i del publikisht në mbrojtje z. Sali Berisha, një njeriu, të cilin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpalluar persona non grata.
Mua më duket krejt e palogjikshme, e turpshme dhe e dënueshme që ta cilësosh këtë vendim të administratës amerikane si “një akt të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër” të saj ndaj Sali Berishës dhe ndaj Shqipërisë, siç bëni ju. Me këtë deklaratë absurde, ju jo vetëm keni dëshmuar një mungesë të plotë prudence dhe sentimentet tuaja të theksuara antiamerikane, por edhe e keni vënë veten në të njëjtën transhe me një Berishë të padëshiruar nga aleati ynë më i madh, duke përcaktuar për veten tuaj, të njëjtin fat si ai.
Kjo logjikë e juaja, të më falni, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si një marrëzi. Por, presidentit të një vendi nuk mund t’i falen, as t’i tolerohen marrëzitë. Në krye të Republikës së tyre shqiptarët dëshirojnë të kenë një president normal, një politikan të arsyeshëm, të drejtë e largpamës, i cili të jetë politikisht i paanshëm, mbi palët. Shqiptarët dëshirojnë të kenë në krye të Republikës së tyre një burrë shteti, i cili të ketë, gjithashtu, virtytet dhe sjelljen dinjitoze të një diplomati të mençur në marrëdhëniet e vendit tonë me shoqërinë ndërkombëtare. Ju provuat se nuk i keni këto cilësi dhe këto virtyte.
Ju, z. Meta, mund të mos keni kohë, as mundësi që të dilni nga kjo rrugë ku keni hyrë, por, më besoni, do i bënit një shërbim të vyer qytetarëve të kësaj republike nëse hiqnit dorë—sot—nga posti i presidentit të saj.
Cilido që të jetë vendimi ose qëndrimi juaj, ju nuk jeni më presidenti im, si një qytetar i kësaj Republike.
Sinqerisht,
Fatos Tarifa
Dakort, por Muc Xhepa, me “pseudonimin mesuesi”, si diplomat ne ambasaden shqiptare ne SHBA , nuk eshte dakort.
Nuk ka nevoje per esse per te pershkruar Meten.
Ilir Meta e shkrun vete historine e vet sapo hap gojen, madje ne fb e tij e ka te shkruar me doren e vet sharlatanizmin e tij.
Pse habitet amerikoni me sunitoshqipfolesin Metin si antiamerikan!?
Ne mbare boten arabe sunitet dhe shiitet jane antiamerikane,kshq vari kkkkkkk……pune korrakesh arabe.
Likja paska qene qe ne 2001 kur ishte kryeminister kunder SHBA.Likja eshte me Serbine dhe Rusine kurse Populli SHqiptar dhe Kombi SHqiptar jane me SHBA.
As Presidenti ime nuk ështe ky (Njeri??) ??????????
Ty o Tarif te mundon egocentrizmi yt, jo fshatarizmi i Metes.
E lexova shkrimin dhe ne fakt gjithe histerine e ketyre diteve dhe vetem sa jam bindur edhe me shume se shoqeria jone eshte shume po shume larg te qenurit nje shoqeri demokratike. Shikoni reagimin e Tarifes dhe mund ta perfytyroni veten pa asnje veshiterisi ne nje nga pleniumet e PPSH kur pasi udheheqesi kishte percaktuar pa asnje prove a fakt armikun e radhes detyra e turmes ishte ta linconte mundesisht pa u ngritur akuza ligjore. Si mundet nje qytetar i lire te mos i jape dikujt qofte ai dhe kundershtari politik prezumimin e pafajesise derisa te jete provuar e kunderta? Kjo ndosh sepse ne i lepijme menderen me te fortit dhe nuk na rruhet cila eshte e verteta. Ajo na intereson me pak nga cdo gje. Nese sot SHBA do kishte vleresuar Berishen sic beri me Dvoranin sot te njejtet qe e shajne me liber shtepie do ishin duke shkruar per meritat e pamohueshme te Berishes. Kjo eshte dhe aresyeja perse nuk mesojme kurre nga gabimet tona dhe ne vend qe te ecim para shkojme pas. Edhe Kosova qe eshte protektorat ka me shume dinjitet se njeriu i ri i Shqiperise.
Dakord me Laertin.
Ku ke jetuar zotrote që ke nevojë për prezumim pafajsie për Berishën? Pyetja që bëjnë njerzit normal është kur do i vijë dita për burg se provat e falësisë janë publike!
Shko ore shgerrehu psikopat serbo-shpellar. Berishes u dashka ofruar prezumimi i pafajesise kur e vetmja gje qe Berisha u ofroi shqiptareve eshte vdekje e terror.
Fare dakort me Laertin!
Laert edhe per Saliun ,nuk eshte bere ndonje gjyq deri me sot dhe populli dhe opinioni publik nuk kane rreshtur te thone qe Saliu e ka minuar demokracine qe ne 92 shin, kur nuk i fitoi kurre zgjedhjet dhedeformoi sistematikisht ne çdo pale zgjedhje rezultatin,ngriti avionet ushtarake kunder popullit,hodhi ne ere Gerdecin,vrau kater veta ne bulevarddhe nuk doli nje bir kurve i drejtesise ta theriste pa lere ta akuzonte.
Sot Departamenti i Shtetit eshte ne unison me opinionin publik per te gjitha akuzat qe ka denoncuar per ta shpallur non grata,tani prisje qe Lalla ta akuzonte dhe ta denonte?
Laert jemi ne 2021 populli ja dha prezumimin e pafajsise deri ne momentin qe foli USA,pritem 27 vjet prezumimin ti po ske problem prite 37 vjet eshte problemi yt ,por te lutem na i kurse keto shaka te kripura se na fyen inteligjencen.
Prof dhe kushddo qytetar ka te drejte ti beje leter te hapur Presidentit dhe ti thote qe per te ai nuk mund te jete presidenti i tij.Ku eshte gjyqi ketu?
Letra e hapur nuk quhet gjyq kete e aplikojne mjaft personalitete ne bote nuk eshte i pari Profesori,por me çkuptoj une ti duhet te marresh pak kulture demokratike ,pasi sojsezi Floriri beri sikur aplikoi demokracine dhe ti ne 30 vite ste ka hyre asgje ne ate tru.Ai qe kangelur ne kohe te komunizmit je ti! Zoti Tarifa eshte ne te drejten e tij aq me shume qe eshte i angazhuarrrr ok?
Ilir Mutit dhe Sali Bishes kemi ctju bejme ,ata kane kohe qe kane vdekur tani do ju bejme vetem varrimin.Sfida qe ka shoqeria eshte me ju te diktatures se injoranteve qe nuk jeni pak ,por si te gjitha sfidat edhe juve nuk ju kemi problem drita fiton mbi erresiren ,mençuria kunder injorances.
Tung
.
O Laert…
Ti do jesh ose avokat me profesion, ose nuk lexon e nuk dëgjon lajme shqip.
O avokat Laerti, faktet do ti dëgjosh nga Parlamenti i Shqipërisë dhe kur t’i bëhet gjyqi në Gjykatën Kushtetuese do t’i jipet mundësia për prezumimin e pafajësisë.
O Laerti që nuk dëgjon lajme. Meqënëse ne nuk bëjmë gjyq dhe kemi të drejtë të paragjykojmë Presidentin tonë po të them se mirë është të shikosh në YouTube videon e Çim Pekës me Liken ose hyr në faqen e I. Metës në FB dhe do bindesh që F. Tarifa ka të drejtë.
Tarifa o Laert, nese nuk genjen ja ka cjerre masken ketij horri qe ne 2001! Cfare pafajesie kerkon o budall , ky nuk eshte qytetar i zakoinshem por presidenti i nje vendi qe sulmon Ameriken, e cila nga ana e saj ka 30 vjet qe mbron shqiperine. Po te mos ishte Amerika , ky vend sot do te ishte palestina e ballkanit. Ndyresira si berisha e meta nuk i duhen ketij populli, por as edhe ushtaret respektiv te tyre, sic jeni dhe ju!
U shtrengua mali dhe polli nje mi; i thona na,z.Laert
Laert – komenti eshte per Meten, Berishen apo te dy se bashku? Ti e di se Berisha eshte shpifesi me i madh qe ka share me fjalorin me ekstrem te gjithe kundershtaret e tij politike per 30 vjet? Berisha ka shpifur dhe per Meten kur Meta ishte ne krahun e kundert. Tani Berisha ndihet i fyer ne dinjitet dhe ti thus te presim provat l. Eshte per te qeshur
Por cila eshte e verteta Laert …. A vertet beson se Berisha eshte i varfer??? Po Meta??!! Une vertet besoj se Berisha eshte pro shqiptar, edhe patriot mund ti them deri ne nje pike, sic ishte edhe Enveri ne arenen nderkombetare , por aq sa diktator ishte Enveri po aq i korruptuar eshte edhe Sala. Sa per Ameriken cdo per te eshte gjeopolitija ne rradhe te pate por nuk te harron kur i shkel ne kallo, kete te “keqe” e kane keta kaobojsat. Tung
Ne parim bie dakort me Laertin. Fenomeni i te qenurit me me te fortin eshte i vertete ndër ne . Kjo nuk besoj se eshte cilesi vetem shqiptare. Mendoj se te qenurit i vogel te kushtezon goxha. Ti thuash me te fortit , largohu nuk te lejoj te nderhysh ne punet e brendeshme , ka kosto te larte. Meqe permendet sitemi i kaluar, dua te kujtoj se gabimet apo arrogancen e me te fortit shtet ne bote ai sistem nuk linte rast pa e permendur . Kur cilesonte me emer se kush eshte ” xhandari nderkombetar” nuk e kishte genjeshter por te vertete. Por kjo e vertete ishte mjaft e kushtueshme ne terma ekonomik . Desh vdiqem per buke. Ju kujtohet besoj ! Ne fatkeqsisht nuk kemi lluksin te jemi te pa varur. Sa i takon Berishes shqiptaret duhej ta denonin vete ne me shume se nje rast per demet e medha qe i ka shkatuar Shqiperise me veprimet apo mosveprimet e tije ne krye te shtetit. Firmat piramidale (per mosveprim) dhe 97 per veprime kriminale (urdheroi bombardimin e jugut) . Gerdeci per aferat perfituese korruptive . Vetem keto akuza mjaftojne qe te dergohej para gjykates dhe nuk ka shqiptar qe per keto akuza ta prezumoje te pa fajshem.
Plotësisht e të njëjtit mendim me ty. Kur e dëgjova për herë të parë, që para zgjedhjeve, unë thashë: Ky nuk mund të jetë presidenti im, nuk më përfaqëson mua si qytetar i kësaj republike. Të lumtë për guximin, që me zë e figurë denoncon këtë mender president. Kur po lexoja mu kujtua një tjetër ambasador i Shqipërisë në SHBA, Petrit Bushati i cili ka treguar se kur do shkonte për vizitë në Amerikë Ilir Meta, i kishte bërë namin pse në një revistë që botohej në lidhje me Shqipërinë, nuk ishte në secilën faqe fytyra e Ilir Metës. Pra kjo mënyrë të sjelluri e këtij palo president, kështu ka bërë dhe me korrupsionin që ja ka rritur oreksintë sillet si i pacipë. Turp për ne që kemi akoma në krye të shtetit këtë palo hajdut.
Respekt per ju zoti Tarifa.Shkrimi juaj drejtuar Metes, eshte shume i drejte,i llogjikshem dhe dashamires per ate. Je shume i saket ne percaktimet e tija aventureske qe nuk mund t’i beje nje president. Sikur edhe nje andikapat si KLEVIS BALLIU te ishte president, nuk do t’i bente keto gafa qe ka bere Ilir Meta.
Nje president qe nuk eshte ne krah te shtetit amerikan nuk eshte as presidenti im
Një fakt që tregon mentalitet të një njeriu me një nivel gati mjeran të pa krahasueshëm edhe me një injorant qe ne rastin e këtij kryeministri e me pas kryetari të kuvendit dhe aktualisht të një presidenti të mbuluar me pushtet që nuk e ka merituar aspak por njëkohësisht dhe bashkfajtoresh të cilët i dhuruan këtij abuzuesi kaq pushtet të pa merituar
Ky është një skandal që përfshin edhe spektatorë apo bashkëpuntorë të tij.
Ilir Meta e ka treguar veten edhe në shumë raste të tjera si një njeri brutal ,mendje madh dhe prepotent që unë nuk do t’i besoja as një dhi për t’a kullotur e jo me këtë kurorë pushtetesh për një vend si Shqiperia.
Unë nuk kam lexuar askund se ju z Tarifa keni patur një qëndrim të tillë të tij qysh para rreth 20 vitesh ,ky është edhe një kusht më i favorshëm për të që të vegjetonte për vite të tëra ,fjala dhe denoncimi Juaj nuk ka vlerat e një denoncimi çfardo, ju ishit ambasador dhe e njihni më mirë se kushdo që si bëhet lufta me fenomene të tilla të sferave më të larta të politike prandaj dhe në se nuk e keni bërë keni edhe ju përgjegjësi.
Unë kam shembuj të sjelljes së tij të një niveli tejet të ulët ,kam patur rastin të komunikoj me persona që kishin komunikim të shpeshtë më të te cilet pa asnjë dyshim ishin llum i shoqerise njerëz përverse dhe të pa moralshëm të cilëve për shkak të ndërhyrjeve të tij “si shok i tyre” influencoi duke i emëruar drejtues dhe magazinjere karburantesh të cilët nuk rrinin pa e kuotuar edhe këtë në vjedhjet e tyre me sjellje tamam si alabake
Të tjera histori ka plot të filmuara dhe dëgjuara e shkruara në media për të …
Turp për ata që i hapën dyert e këtyre institucioneve të larta të shtetit këtij personi .
imagjinoni nji Funderine si meta ,nji fshatar injorant ,maskara ,kriminel .hajdut i Shtetit te vet ,
i peshtire sa ska me ku te shkoje eshte President
dhe deri me sot s’kishim nji konfrontim te tille nga asnjiiiiiiiiiiiiiiiiii Intelektual Shqiptare ,
per kte cope Kake mes Presidences ,madje as Akademia jone e nderruar ,qe me sa duket eshte
ala ne muajin emjaltit dhe ska kohe te reagoje lol !
Kush e mbron kte shoqeri nga Marrezia e Poltikes ?
O Zoooooot cfar mjerimi .
S’dua te vazhdoj me ,se me nervozon kjo fytyre e ndyre fshatari te qelbur qe ni ka tru as sa koqet e
nji qytetari normal.
—
Faleminderit z.ishAmbasadore per kte reagim Korrekt …
Solidarizohen me z. Tarifa edhe për mua si qytetar i kësaj Republike ,KY nuk është më presidenti im.
Pazar ka bërë për LSI-në me pazar u bë president.Si duket kësaj here ka lënë peng kokën e tij në dorë të mafies politike!Vetëm drejtësia ja drejton kurrizin këtij sharlatani!
Ky nuk eshte prfesidenti im
Ajde fatos Tarifa ajde.. o milet, a e mbani mend vidion qe transmetoi Fevziu te klani per hajduterite e ketij ambasdadori ne amerike? Ky more duhet te ishte ne burg per vjedhjet e fondeve te ambasades… dhe ben moral ky… hapu dhe dhe futu.. por ska cte bej mavrija, ka mbet pa leka dhe kerkon ndonje kocke nga Rama…
Ky tani u kujtua? Vetem 2 rreshtat e para lexova. Nuk kane ngel pa e marre veshe as femijet ne kopsht idiotsite e Metes. Shkrimi jot eshte shume i vonuar .
Shume bukur Fatos,
Gjuha e perdorur bindshem i thyen edhe kockat…
Por Lilo Floriri, Megahajduti, eshte bere i neveritshem dhe hapur kunder interesave te Shqiperisë.
Ai duhet shkarkuar me
C E R E M O N I…!
SHBA eshte garancia e te ardhmes demokratike te shqiptareve!
Rrofte SHBA!
POSHTE ANTISHQIPTARET ME PUSHTET SI LIRO& SALI DONKISHOTI MASHTRUES M I T O M A N …!
Thank you so much Mr. Tarifa.
Të LUUUUUMTE Tosi!
Ndjehem I fyer si Tarifa nga qendrimi scandalized I Ilir Metes.Besoj se fundi politik I tij eshte I shpejte.Sa me shpejt aq me mire.
Te marresh guximin te neperkembesh autoritetin e USA,mikut tone me te afert,perkrahesit me te vendosur te ceshtjeve te kombit shqiptar eshte idiotizem,sharlatanizem dhe ndofta edhe keqdashje,e keso kjo tregon figuren e vertete te Metes,prandaj veprimu i zotit Tarifa eshte i sakte dhe duhet te perkrahet nga gjithe populli e kombi shqiptar,populli me amerikandashes ne bote,e sjelljet e veprimet e shemtuara te Metes e te ndonje tjetri,ne minorance,nuk ja ulin aspak vleren kesaj miqesije.
Zoti Tarifa ky eshte nje shkrim fantastik dhe i perkryer me fakte konkrete te jetuara. Ju urojme gjith te mirat…
Po ai llumi i familjes Kapo djali Gaqo Neshos ish ambasadori ne Amerike Agim Nesho perse ka dal hapur ne mbrojtje te Metes dhe qendrimit tij?! A na shkruan pak edhe per ate ndonje rresht?
TE DALESH KUNDER SHBA ,ESHTE NJESOJE SIKURE TE MOSE E DUASH ASE SHTETIN SHQIPTARE ,DHE ASE KOSOVEN ,PORE TE PERKRAHESH RUSET ,DHE SERBET DHE INTERESAT E KRIJUARA NE SAJE TE VENDIMEVE PERSONALE KUNDREJT QYTETAREVE SHQIPTARE. PA LE PASTAJE TE FLASESH PER NDIHMEN E TIRANES ZYRTARE PER TE NDIHMUAR KOSOVEN SI NJE SHTETE I SAPOFORMUAR.
TANI DUHET TE MERRET NE PYETJE EDHE ALBINI I KOSOVES ,SE C’FARE MENDIMI KA PER SHBA.C’ FARE MUNDE TE FLITET PER 2 SHARLATANET E SHQIPERISE ,NJERI PRESIDENTE I VENDIT ,QE ERDHI SI NJE KCAKE ,DHE TJETERI NJE ISHE KOMUNISTE ME TESER PARTIE DERI SOTE QE ESHE DEPUTETI I PJELLES SE TIJE DEMOKRACI…. SI MUNDE TA PERKRAHTE KY MATRAPAZE REFORMEN E SHBA ,QE ESHTE AJO E DREJTESISE ,KURE PO KY NJERI DEKLARONTE SE JEMI NE QE E KEMI APROVUAR REFORMEN SE BASHKU ME 140 DEPUTETET .KY E PASKA DHENE VOTEN E TIJE ,SEPSE JA PASKAN FUTUR AMERIKANET TE DYJA KEMBET NE NJE KEPUCE ,THOTE POPULLI.KY NUKE ESHTE POLITIKAN ,PORE VETEM NJE NJERI QE ESHTE MESUAR TE JETOJE ME FRIKE. A KA ME SHQIPERIA MAKINE POLITIKE SI I ASHTEQUAJTURI I YNE FLORIRI.????????
Kurse une do te thoja ndryshe, me mire vone se kurre.
Ne qofte se Meta me Berishen kane mbijetuar kaqe gjate, kjo eshte kontributi i intelektualve si Fatos Tarifa.
Ne qofte se nje popull do 30 vjete te kuptojne se kush eshte Meta me Berishen Fatosi e ka ditur shume kohe perpara dhe duhet te kishte reaguar, tani edhe nje budalla e kuptone qe e ka meten shoke.
Kot i lepihesh Amerikës si Spartak Ngjela se CIA nuk u beson asnjërit, ka shënime edhe për katra gjyshërit tuaj e jo me per sekretarin e Enver Hoxhes, Gafurrin, ndjesë paste që vdq si antiamerikan i vendosur?! Ata vlerësojnë me shume antiamerikanizmin e gomereve se proamerikanizmin e skileve…
Oooo Alban,
Se mos kushedi ka qene nje intrige e Ilirit, (tip babale), per tu hakmarr ndaj ketij “mosmirenjohesi”..
Keshtu qe moooos u nxito ne akuza komsomolasish..
Kjo eshte fiks nje shprehje qe i duhet permendur Metes kudo ku ai lexon : “Ti nuk je presidenti im”.
Shoh se të dhëmb shumë qëndrimi i Metës, shoku Tarifa! Dhe ke të drejtë. Ai ju mori në qafë, nxori fytyrën e vërtetë të “dashurisë së pakufishme” që ju politikanët e emëruar nga Ramiz Alia pas vitit 1990 ushqeni për perëndimin dhe sidomos për Amerikën. Por kot shqetësohesh, nuk janë aq të marrë në Washington dhe Brussel sa të mos dinë se kush jeni ju në të vërtetë.
Përgëzime Ambasador. Plotësisht dakort.
Por… ai ambasadori tjetër, Neshua, na është mërzitur….
Per mua Fatos Tarifa ka te drejte. Ilir Meta eshte turp te qendroje akoma si president i republikes. Kaq shume e parandjen ai te keqen sa degradoi ne kete nivel cmendurie, te pabesueshme.
….haaaa…haa…haaaa.heee….
…shqiptarët !
doni me per belulin.… nuk u sosen, boll qe u kruajten me ShBA, mbaroi filmi se te ishte per ne, nuk e prekte njeri gjirin e lalzit
Ky Tosi koke qerosi, ç’fare bente me pare, apo shikonte nga do fryje era.
Tani qe fryen kunder Sales dhe Metes, Tosi koke qerosi na del me nje shkrim per te mbrojtur interesat kombetare me Ameriken.
Ku ishte tosi tave kosi me pare?
Pse tani?, boksieri i mire nuk godet kur kundershtari ka rene ne rring ,
Ta shohim ku i fshihet lepuri i tosit fare kosit.
Ta çojme ne internim ne psikiatrikun e Elbasanit!!?
Monstrat e nomenklaturës se diktaturës komuniste si Fatosi, pjella e Sevo Tarifes sekretarit te Enver Hoxhes, flasin per antiamerikanizem!
O Tempora o Mores!
Dhe Likja ty o Tosi o ditezi,
do te pergjigjet me qesendi –
“Kur me flet per Amerike dhe Toske ti,
qe nga andej te perzune per hajduteri”!
Sa mè shumè tellallè tè formatit Tarifa, do kèrkojnè kèto ditè tè “vèrtetojnè antiamerikanizmin” e kllounit hajdut president, aq mè shumè do banalizohet diskursi mbi kètè çèshtje.
Nuk mè intereson mendimi i njè ISHI qè akuzohet pèr zhvatje fondesh tè ambasadès shqiptare ku punonte.
Çfarè èshtè kjo?
Nga hajduti tek hajduti, me zemèr nè dorè?
Tarifa, JO FALEMINDERIT.
Urime komentusit Miredita per anatomine e karaktereve: egoizmi i Tarifit eshte njesoj i neveritshem sa edhe fshatarizmi i Metes.
O Fatos so te vajti ajo puna Fiksit me rikonstruksionin e ambasades?
Kush analizon mardheniet tona te ketyre 30 vjetve me SHBA jasht kontekstit te rajonit dhe te historise se vendit tone, ose eshte antishqiptar ose eshte naiv. Amerika, kombit shqiptar i eshte gjendur ne dite te veshtira. Meta nuk e njeh historine, ai eshte delirant, nuk eshte presidenti im.
Kush I sheh mardheniet e vendit tone me Ameriken jashte kontekstit te historise eshte ose antishqiptsr ose naiv. Presidebti Meta nuk eshte presidenti im. Amerka I eshte gjendur kombit shqiptar ne dite te veshtira.
Edhe per mua, ky president nuk eshte Presidenti im!
Tarifa ka folur ne veten e pare publikisht, duke dhwne edhe nje argument ,me rastin qe i ka ndodhur dikur ne detyren e perfaqesuesit te shtetit
Shqiptar ne USA, kryeshtet, icili i ka dale ne mbrojtje Kombit tone per here te dyte dhe po e shoqeron si nje femije te vogel (te prape)per dore deri sa te marri kembet vete. Dhe per kete ,perjete e ne breza do t’i jemi mirenjohes. F.Tarifa shprehu publikisht dyshimin e tij te kahershem .
Shume rralle ndodh pa thone :-Fati nuk te vjen dy here!
Shkrimi apo analiza eshte e plote, e vertete, e argumentuar dhe mbi te gjitha prej fillimi deri ne fund pershkohet nga logjika e shendoshe, duke e ilustruar me material autentik.
Zoti Tarifa meriton nderim dhe respekt per kontributin intelektual ne te miren e Kombit tone.
Sjelljet e figurave te urryera e kane plotesuar kuadrin, qe me te drejte te shpallen “non grata” jo vetem ne ShBA, por edhe ne Shqiperi.
Tashme ata e kane marre kete status prej vitesh dhe me te drejte quhen antishqiptare, antidemokratike dhe antiamerikane. U mbetet vetem llogaridhenia.