Deputeti Halit Valteri, i cili nuk e dogji mandatin e deputetit ne vitin 2019, ka kritikuar Lulzim Bashën për mënyrën si e drejton partinë.
Valteri i cili më parë ka qenë pjesë e partisë Demokratike, i ftuar ne fax news ka folur edhe për zgjedhjet që po organizohen brenda partisë.
Ai thotë se e sheh si diçka të mirë kandidimin e disa figurave të ndryshme dhe shton se partia Demokratike duhet të jetë aset kombëtar e jo pronë e dy familjeve.
Deputeti u shpreh gjithashtui se ishte e nevojshme të krijohej një opozitë e fortë sepse nëse do t ishte e dobët, do të linte vend për një qeveri arrogante që nuk punon për popullin.
Valteri u tregua i ashpër ndaj kryetarit aktual Lulzim Basha duke thënë se të vetmet zgjedhje që mund të fitonte ishin ato brenda partisë duke qenë se i ka të gjithë numëruesit dhe mjetet për t’a realizuar këtë.
“Nuk është se kam ndonjë simpati të madhe për zotin Agron Shehaj por për atë cfarë përfaqëson, është i djathtë, vjen nga një familje e persekutuar, është larguar shumë herët dhe është kthyer si histori suksesi. Të ecësh para dhe të krijosh një perandori suksesi është një arritje e madhe në Itali, siç e ka bërë ai.
Atij nuk i ka falur njeri gjë siç i kanë falur Lulzim Bashës partisë. Partia Demokratike duhet të jetë një aset kombëtar dhe jo pronë e dy familjeve Berisha-Basha. Mendoj mua dhe shumë demokratëve, duhet t’i gëzojë një alternativë e re që mund të sjellë shpresë për ringritjen e PD-së. Sepse kur opozita është e dobët prodhohet një qeveri arrogante që nuk punon për shqiptarët.
Kjo është partia komuniste Demokratike shqiptare, nuk kanë arritur të shkëputen ende nga Ramiz Alia. Edhe përse e krijoi dhe e vuri Berishën në krye, akoma nuk kanë arritur të shkëputen nga kjo mendësi.
Këta nuk duan kritikë, këta thonë o me ne o kundër nesh. Nëse do të votohet nga anëtarësia dhe do të lezohet qartë rezultati besoj se fitues nuk do jetë Lulzim Basha.
Por dyshoj shumë sepse Lulzim Basha të vetmet zgjedhje që mund të fitojë janë ato të partisë ku ka të gjithë numëruesit e të gjitha mjetet”– u shpreh Valteri.
Pune e dhjere kjo politika ketu tek ne kur te jep mende edhe çapaçuli Halit Volteri !Nese e ka si oblektiv te na e veshtirosi politiken te bindet qe ia ka arritur qellimit !