S’ka surpriza, titulli kampion i Superiores shkon aty ku ishte Armando Duka

26 Maj 2021, 18:55Sport TEMA

Java e fundit e Kategorisë Superiore nuk ka rezervuar asnjë surprizë dhe titulli kampion ka shkuar në Durrës ku fituese e këtij edicioni është shpallur skuadra e Teutës.

Durrsakët fitojnë titullin kampion pas 27 vitesh ku trofeu i fundit i fituar ishte ai i vitit 1994.

Skuadra e Edi Martinit triumfoi me rezultatin e thellë 6-1 në duelin kundër Apolonisë duke mos i lën vend asnjë surprise. Golat e takimit për “Djemtë e Detit” u shënuan nga ana e Bregue që realizoi një tripletë Lorenco Vila, Renato Arapi dhe Sebino Plaku, ndërsa golin e nderit për fierakët e shënoi Mihana.

Ajo që u vu re ishte fakti se farsa e FSHF-së ra menjëherë që kishte organizuar ceremoninë e tre trofeve në tre qytete të ndryshme.

Gjithçka u shua që në startin e ndeshjeve ku presidenti Armand Duka nuk i la vend asnjë surprize duke zgjedhur stadiumin “Niko Dovana” për të parë ndeshjen e për të dorëzuar trofeun. (TemA)

 

 

3 komente në “S’ka surpriza, titulli kampion i Superiores shkon aty ku ishte Armando Duka”

  1. filipi says:

    Nje gje eshte shume e vertete qe Duka e droges e ka mare peng federaten dhe me e keqia eshte qe stafi qe ai ka grumbulluar reth vetes jane te gjith pula dhe te kompromentuar…. Kjo federate duhet shpartalluar prandaj klubet duhet ne menyre unanime te bojkutojne kampionatet.
    Sa te jete ky plere vetem korrupsion dhe shitje ndeshjesh do te kete.

    1. filipi,
      ke shume te drejte .
      Federata eshte shndruar ne nji bande Mafiozesh ,qe po degjenrojne Kampionatin Shqiptare
      i vetmi interes i bandes eshte mbushja e xhepave por kurr zhvillimi i Futbollit Shqiptare .
      Me cudit sinqerishte fakti qe Klubet Shqiptare ,Presidentet e Klubeve ,trainet ,madje lojtaret heshtin
      para ksaj maskarade ,ndrkohe qe te gjithe e njohin se kush eshte dallavergjiu A.Duka .
      Njelloj si ne Politike .Popull pa kurajo qytetare ,qe kenaqet me ate cfar i lejojne dhe i afrojne ,
      Prandaj jemi ktu ku jemi .Te fundut ne Rajon e Bote.

  2. Tonny says:

    Para Lokomotiva. Fuck off haters.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje