"2021 filloi me raste të mëdha", Yuri Kim flet pas vizitës në SPAK: Askush nuk është mbi ligjin, të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

28 Maj 2021, 17:53Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit që ka pasur në SPAK, me drejtuesin Arben Kraja dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj.

Pas vizitës së frytshme, diplomatja e lartë ka nënvizuar se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe se drejtësia do të vihet për këdo.

Shënimi i plotë:

Sot, Ambasadorja Kim u takua me Kreun e SPAK Kraja dhe Drejtorin e BKH Hajnaj për të diskutuar rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata po përballen në vitin e tyre të parë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.

Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtori Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK.

Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!

3 komente në ““2021 filloi me raste të mëdha”, Yuri Kim flet pas vizitës në SPAK: Askush nuk është mbi ligjin, të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”

  1. Timi says:

    Kim paska dorëzuar dokumente në Spak. Me këmbë të mbarë shpresoj.

  2. sapa says:

    Sikur ta njihje ti zonje popullin shqiptar ashtu sic e njohin ata u linden aty dhe qe iken nga ky vend e nuk kthehen me do ta besoje qe ky vend nuk behet dot nga shqiptaret!Dhe te njejtat gjera thonin edhe shqiptaret e medhenj para 100vitesh dhe ata qe do vijne kete do thone!

  3. Hajro Lula says:

    Iku koha e deklaratave ,eshte koha te levize dicka , deri tani spo leviz gje…….jo me sllogane dhe deklarata te forta , por me veprime konkrete pa zhurme …..jo “askush nuk eshte mbi ligjin “, por dikush te jete perballe tij , dhe deri tani asnje nuk shikojme te perballet me ligjin ……nga peshqit e medhenj , se SPAK nuk u krijua per punonjes te administrates ,per police e gjykates te koruptuar ,te tille ka ne cdo cep te Globit , por u krijua per persona qe me veprimtarine e tyre te paligjshme kane mare pjesene devijimin e fatit te nje Kombi ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje