Shtetet amerikane ofrojnë shpërblime për të inkurajuar vaksinimet

29 Maj 2021, 22:15Bota TEMA

A mund të fitoni një milion dollarë për të bërë vaksinën kundër koronovarusit?

Nuk ka të ngjarë, por autoritetet lokale në disa shtete amerikane duket se janë të gatshme të bëjnë pothuajse gjithçka për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.

Guvernatori i Ohajos, Mike DeWine, kohët e fundit njoftoi se pesë njerëz të zgjedhur me short, të cilët do të vaksinohen në qershor dhe në fillim të korrikut, do të shpërblehen me një çmim prej një milion dollarësh.

Bashkëqytetarë të mi të Ohajos, le të vaksinohemi të gjithë! Ne jemi të fortë dhe do ta çojmë deri në fund punën tonë!”, tha ai.

Çdo të mërkurë autoritetet e Ohajos do të shpallin fituesin e një lotarie javore. Paratë për çmimin vijnë nga fondet federale. Shteti po stimulon gjithashtu vaksinimin e adoleshentëve.

Një i ri me fat do të marrë një bursë për mbulimin e plotë të kostos së studimeve katërvjeçare në një universitet, duke përfshirë banimin, tarifat dhe librat.

Por jo të gjithë i mbështesin këta stimuj. Një numër përdoruesish në Twitter kanë kritikuar gjerësisht veprimet e guvernatorit.

Guvernatori DeWine iu përgjigj kritikëve duke thënë se zgjedhja për të mos bërë vaksinën është e papërgjegjshme. Dhe tani, më pak se 40% e popullsisë së Ohajos është plotësisht e vaksinuar. Pjesa tjetër janë të pavendosur ose nuk duan ta bëjnë vaksinën.

Udhëheqësit politikë po përpiqen ta kapërcejnë këtë hezitim ndaj vaksinimit.

Atyre që marrin dozën e parë nga tani deri në Ditën e të Rënëve, do t’u japim një kupon nga Departamenti ynë i Parqeve dhe dyqanet me pakicë si LLBean, si dhe bileta për ndeshjet e ekipit tonë të vogël të bejsbollit dhe pistat e garave me makinë“, tha guvernatorja e Mejnit, Janet Mills.

Që nga fillimi i majit, ritmi i vaksinimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara ka rënë dhe qendrat mjekësore që ofrojnë vaksina janë mbyllur për shkak të mungesës së pacientëve.

Që jeta të kthehet në normalitet, ekspertët e shëndetit publik thonë se dhjetëra miliona amerikanë të tjerë duhet të vaksinohen. Ndërsa stimujt si paratë, biletat dhe madje edhe birrat falas mund të ndihmojnë në motivimin e njerëzve, ekspertët e shëndetit thonë se rritja e ndërgjegjësimit për vaksinën është thelbësore.

Ky mund të mos jetë stimulimi i duhur për të gjithë, por ajo që njerëzit duhet të bëjnë janë pyetjet për vaksinën. Kështu që këto stimuj janë me të vërtetë një mënyrë për t’i bërë njerëzit të mendojnë dhe të flasin për vaksinën”, thotë Zëvendës Drejtorja e Departamentit të Shëndetit Publik në Merilend, Dr. Jinlene Chan.

Në festën e 4 korrikut do të bëhet më e qartë nëse këto masa do të jenë efektive apo jo. Data nuk është e rastësishme. Presidenti Biden ka vendosur një objektiv që deri në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, 70% e popullsisë amerikane të kenë mundësinë që të bëjnë vaksinën. Tani për tani, në të gjithë vendin, pak më pak se 38% e tyre janë plotësisht të vaksinuar.

2 komente në “Shtetet amerikane ofrojnë shpërblime për të inkurajuar vaksinimet”

  1. Mos fli says:

    Mereni me mend sa te Mira jane vaksinat, sa qe paguajne per ta bere.
    Kjo me kujton Tao bagetite qe para se ti futin ne therrtore , I joshin me Terfil te fresket, nderkohe we gjate gjithe jetes I Kane ushqyer me kashte .

  2. Tirona says:

    Ja dhe pak e do fillojn ti falin kreditê qê mund t’ken nëpër banka si e si ti shtyn njerzit me u vaksinu. Ja ku skema e detyrimit kalon te joshja financiare. Ropt në gop. Jeni bo gazet vatin k.rin . E kujt i hy nè pun ça k.rin bohet në USA me vaksinat e sa lek ju japin. Ikni mër ju q.fsha ropt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje