Stil kapitalist, Koreja e Veriut ndalon xhinset e ngushta dhe flokët e gjata

29 Maj 2021, 14:25Bota TEMA

Udhëheqësi i Koresë së Veriut,  Kim Jong Un ka ndaluar që qytetarët të veshin xhinse të ngushta, të rrisin flokët dhe të vendosin piercing pasi i ka cilësuar si simbole “stilit kapitalist”.

Sipas gazetës zyrtare të Koresë së Veriut, qeveria duhet të marrë masa për të ndaluar “kulturën kapitaliste”. Përveç kësaj, gazeta zyrtare e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Veriut “Rodong Sinmum” botoi një artikull që shpreh shqetësimin se  tendenca e të rinjve po shkon gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit.

Regjimi ka publikuar një broshurë që tregon se si duhet të jetë imazhi i rrobave dhe i modeleve të flokëve për çdo burrë dhe grua. Pra, burrat nuk do të lejohen të kenë flokët  e gjata apo ti lyejnë ato. Anëtarët e organizatës shtetërore të të rinjve shpesh do të duhet të  veprojnë si “policë të modës” dhe puna e tyre është të ndalojnë këdo që vesh rroba që duken si “të huaja”.

Xhinset  e ngushta, piercing në hundë dhe buzë, si dhe bluza të firmave të njohura janë gjithashtu të ndaluara, sipas një artikulli në “Metro”.

5 komente në “Stil kapitalist, Koreja e Veriut ndalon xhinset e ngushta dhe flokët e gjata”

  1. Kinez Kosovar says:

    Idiotlliku vazhdon…

  2. them une says:

    Po pirsing ne hunde, vesh dhe buze pse e ndalojne? Eshte e drejta e gjithsejcilit te shpohet dhe te vere unaza ku t’i doje kokrra e qejfit, dhia q… cjapit i ha b…

  3. saliu says:

    Te marrin eksperience nga Tritan Shehu se ai i ka bere keto kur ishte ne organizaten e rinise komuniste!

  4. Tirona says:

    Besoj do ftojne demokratin – komunist,shokun,zotin Tritan Shehu per eksperience.

  5. Ta fuste dulla says:

    Si ne shqiperi ne kohen e merhumit. Floket e gjata nuk lejoheshin. Kush se ka jetuar ate kohe le te shikoje Korene e Kim Jongut sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje