Nga Ilir Yzeiri
Pas shpalljes « non grata » të Sali Berishës dhe familjes së tij nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetit Tony Blinken, realisht historia e Berishës dhe projektimi i tij mbi atë parti, e njeriut që e drejtoi për një kohë të gjatë PD-në, mbyllet këtu. Edhe sikur ai të dojë, realisht e ka të pamundur të diktojë aty për shkak edhe të gjendjes në të cilën ndodhet.
Berisha ka shpallur se do ta përballojë vetë këtë sfidë përmes një procesi gjyqësor që ai pretendon ta zhvillojë në Paris. Mirëpo kjo ngjarje ndodhi pikërisht pak ditë pasi Lulëzim Basha humbi zgjedhjet dhe PD-ja ëshë e detyruar të rrijë në opozitë edhe për katër vjet të tjera.
Kjo disfatë e Bashës ka zgjuar një ndjenjë të ligjshme rebelimi ndaj tij, dhe brenda PD-së është krijuar grupimi që kërkon reformimin e PD-së. Figura të dalluara të kësaj force politike, ndër të cilat shquhet ajo e ish-presidentit Bujar Nishani, e kanë vënë me shpatulla për muri Lulëzim Bashën dhe kanë artikuluar ndaj tij kritika të thella, duke i kërkuar dorëheqjen.
Mirëpo ai, në vend të saj, shpalli datën 13 qershor si ditën e zgjedhjeve për kryetar dhe ka nisur një tur në disa rrethe duke artikuluar një narrativë të neveritshme e cila ngrihet e tëra mbi paranojat dhe gënjeshtrën. Tani në fund ai ka nisur të shajë e të fyejë të gjithë ata që i kanë kërkuar e i kërkojnë llogari pse ai dështoi që ta çonte në fitore PD-në.
Po çfarë po ndodh realisht ? Lulëzim Basha tani po kthehet në një rrezik më të madh për asfiksimin e PD-së, madje po e dëmton atë parti më shumë se imazhi i Berishës. Ky njeri, qysh kur e mandatoi në krye të saj Sali Berisha, e ka mbështetur gjithë aksionin e tij politik mbi gënjeshtrën, egoizmin dhe mediokritetin.
Justifikimi i humbjes së tij me atë që ai e quan « masakër elektorale » jo vetëm që është një gënjeshtër, por është edhe një mashtrim sepse kjo thënie e tij është pa asnjë referencë. Të gjitha ankimimet që po shqyrtohen në KAS-in e KQZ-së po tregojnë një proces korrekt. Opozitarët këtë radhë u mobilizuan si asnjëherë tjetër sepse kishin tetë vjet në opozitë dhe nëse ata dolën me shumicë në votime, nuk e bënë këtë se i frymëzoi Lulëzim Basha, por pse ky ishte rasti i artë që opozita të fitonte zgjedhjet.
Gafat trashanike të këtij njeriu që nuk mban përgjegjësi për asnjë gjë që bën edhe në fund fare, pra edhe kur ndërtoi koalicionet, i humbën opozitës tre deri në katër deputetë. I paaftë si politikan, gënjeshtar si njeri, i pasinqertë me bashkëpunëtorët e tij, egoist dhe fyes, ky njeri nuk e ka për gjë që të shkatërrojë karrierën e cilitdo në PD pavarësisht se çfarë kontributi kanë dhënë ata në atë parti.
I identifikuar tani në fund me Xhelal Mziun personazhin grotesk të opozitës, Lulëzim Basha kujton se PD-ja është si ato kompanitë private që drejtojnë familjarët e tij dhe nuk pyet për rregulla. Ky njeri që bërtet nëpër katundet e Dibrës e të Bulqizës për vjedhje votash e masakër elektorale, po zhvillon një proces të turpshëm zgjedhjesh në PD. Kundërshtarët e tij e akuzojnë se nuk tregon listat dhe se i manipulon ato.
Ndërsa refuzimi që bëri ndaj ftesës së Ambasadës Amerikane për të marrë pjesë në përurimin e operacioneve të Defender 21, gjoja pse ata kanë shpallur non grata Berishën, është goditja tjetër që ai po i jep PD-së. Ky njeri që deri dje e projektonte veten si kryeministër i ardhshëm i vendit, nuk di se çfarë bën dhe nuk di të sillet me aleatin tonë më të madh, duke treguar që jo vetëm nuk është një personalitet politik, por është një njeri i vogël dhe i frustruar nga padija dhe injoranca.
Atij i takonte të dilte me një delaratë të qartë e të denjë për drejtuesin e opozitës duke thënë se kjo është një çështje që i takon liderit tonë historik dhe i takon atij që ta zgjidhë atë. Për ne marrëdhëniet me SHBA-në janë të palëkundshme. Kështu ka deklaruar edhe vetë Berisha. Kurse Lulëzim Basha u fsheh pas mediokritetit dhe paaftësisë së tij kronike.
Është e vështirë të parashikosh sot se çfarë do të ndodhë në PD pas 13 qershorit. Një gjë është e sigurtë. Nëse Basha do të manipulojë përsëri zgjedhjet dhe do të uzurpojë me vota të manipuluara postin e kryetarit, atëherë të gjithë jemi të humbur sepse vendit do t’i mungojë opozita më e madhe. Me Lulëzim Bashën përsëri në krye, PD-ja do të asfiksohet.
Zoti Yzeiri, ju zakonisht shkruani mire. Kesaj radhe jo.
Opozita me e madhe e vendit nuk ka qene dhe nuk eshte PD-ja.
Opozita me e madhe, me e vertete, me organike, me natyrale i mungon fare Shqiperise.
Nisu nga kriteret jo nga realitetet artificiale:
1. Si u krijua
2. Antaresia
3. Lidershipi
4. Si e mori dhe si e ka mbajtur pushtetin
5. Cfare instrumentesh ka perdorur kur nuk ka qene ne pushtet
Beje kete analize dhe do dalesh vete ne konkluzion.
Ke te drejte o zotni
Opozita me e madhe ne Shqiperi jane ata qe nuk jane ne asnje parti.
Profesor me gjithe respektin je gabim,ata me Nishanin ne krye e Harxhin ne balle jane zare te Sali Berishes,nuk duan ndryshimin e pd-s por zgjatjen e jetes se Berishes e mosprekjen e tij
Basha me shune fushate po ben tani sesa per zgjedhje elektorale
Z. Yzeiri!
Ky eshte njeriu me leshko qe ka pjelle nje nene ndonjehere!
Nje gje qe duhet te dini ju analistet, eshte fakti se Basha nuk eshte aty nda Berisha, jo kurresesi, Basga eshte emerua kryetar i PD nga Argita Berisha dhe babai i saj i dashur, vecse e dekretoi! Prandaj nuk duhet thene se Basha eshte deshtim i Sali Berishes, por i bijes se tij me emrin Argita Berisha Malltezin!
Ne vazhdim, Lulzim Basha jo vetem qe eshte genjeshtar, mashtrues, mendjebosh, por edhe hajdut dhe vrases! Sa per Berishen, ai nuk ka aspak respekt, por e ka frike, Basha e di se Sali Berisha te vret!
Luli ne nje takim mori vesh se 13 qershori esht dita e shen Ndout dhe prandaj e ka zgjedhur kete date. Nuk besoj se kisha e Lacit do ndihmoje te kete te paudh.
Zoti Yzeiri, me vjen keq po Gabonese rende.PD ka pushuar se qeni opozite e vertete dhe dinjtoze shume kohe me pare, kur lidershipi I saj degjeneroi ne vrasje, vjedhje, tradhti ndaj atdheut dhe popullit, korupsion, genjeshtra, mashtrime si nje familie mafioze e pangopur per pushtet pasuri dhe gjalpe.
Opozita e vertete eshte pjesa e ndershme, patriote e popullit qe nuk pajtohet kurre me me maskarenjte, vrasesit, tradhetaret. Ajo po rritet, e ndergjegjesohet. Prisni dhe shpresoni
Basha vazhdon Pd firon.
Mos i ngarko Bashes ne kuriz ate qe nuk i takon , pa leje ai nuk ben dot asgje , as fryme nuk mer dot !C
PD eshte nje shoqeri fitim prurse e ka krijuar Sali Berisha dhe rrjedhimishte kontrollin perfundimtar e ka po ai.Ne baze te ligjit ka emruar administratorin qe eshte Lulzim Basha.Te tjeret duan tja marin qyl duke menduar se eshte plakur.Ketu lind i gjith konflikti.Ka nga ata qe e kuptojne dhe ka nga ata qe paguhen per ta manuipuluar te verteten , duke i paraqitur keto grupime fitim prurese si organizata politike.E njejta gje vlen edhe per grupimet e tjera.Ligji themelor i kapitalizmit eshte sigurimi i fitimit maksimal me cdo mjete duke vrar edhe njerez.Kete e donte se donte populli ja serviren sikur e donte tani pse ankohet eshte ankes e paligjshme pse,sepse dhe keta e kerkojne me cdo kushte fitimin maksimal duke e vrare ate qe del para.Pershtatujini ligjeve te kapitalizmit mos u ankoni pranojeni fatin tuaj.
Nese nuk vertetohet nga gjykatat “msakra zgjedhore”,Luli duhet te meret i pandehur per propogande antikombetare,prishje me dashje te imazhit te Shqiperise ne arenen nderkombetare dhe shpifje te qellimeshme per pengimin e integrimit.
Mercenar i shpelare,tinezar dhe i shpifur mbete truthare e provokator,zar! Car…!