Gara për kreun e PD, ku dallojnë dhe ku afrohen platformat e kandidatëve dhe mungesa e një projekti nga Basha

30 Maj 2021, 11:24Politika TEMA

Ka vetëm një çështje në të cilën është fokusuar kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në zgjedhjet për kryetar; Procesi i 25 Prillit. Që sipas tij ishte një masakër zgjedhore.

Kjo është thembra e Akilit për tre kandidatët përballë tij të cilët ia faturojnë humbjen dështimit të Lulzim Bashës.

Vetë kryetari në detyrë pretendon të kundërtën; Se zgjedhjet u përgatitën të vidhen nga kundërshtari politik dhe se pikërisht kjo duhet të jetë motoja dhe beteja që duhet të ndjekin demokratët. Basha thotë betejë deri në fitore por se cilës fitore te dukshme, ai nuk sqaron më gjatë.

Ai nuk është fokusuar në zgjedhjet brenda partisë se çfarë do të ndryshonte apo reformonte. Gara e tij duket formale dhe krejtësisht politike, pa angazhime apo premtime për mënyrën se si duhet që vetë PD-ja si organizate politikë të ece përpara.

Basha nuk ka paraqitur një platformë për PD-në se çfarë synon të ndryshojë në katër vitet e ardhshme si kryetar.

Ndryshe ka ndodhur me kandidatët përballë tij.

Fillimisht Agron Shehaj e bazon garën e tij në argumentin se vetë Basha nuk mund ta çojë PD-në në fitore. Brenda partisë ai është fokusuar në pak çështje. Ai synon  ndryshimin e statutit duke i ndaluar mundësinë për rikandidim çdo kryetari që humbet zgjedhjet; kandidatët për postet politike si deputetë, kryetarë bashkie duhet të zgjidhen përmes parimit “një anëtar një votë” si dhe bllokimi i financimeve për PD-në, nga sipërmarrës të mëdhenj, përfitues të fondeve publike apo të përfolur në afera.

Ndryshe nga Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli ka disa propozime me radikale.

Sipas tij, në PD duhet të sanksionohet parimi i ndarjes së rolit të kryetarit nga administratori i Partisë. Mandati i kryetarit mbaron automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ai ose është Kryeministër, ose largohet.

Administrimi i Partisë duhet të drejtohet nga një këshill të urtësh që do të ketë mandat 6 vjeçar. Këshilli regjistron anëtarësinë, strukturat dhe drejton proceset zgjedhore në parti për forumet dhe kandidatët për Bashki dhe Parlament.

Ai kërkon zbatimin e parimit ‘një anëtar, një votë’ për zgjedhjen e çdo kryetari, nga seksioni te Kryetari i partisë.

Sipas tij, primaret për kandidatët për Bashki dhe Parlament, duhet të bëhen të paktën një vit përpara zgjedhjeve.

Kadilli kërkon legjitimimin e fraksioneve dhe mbi të gjitha PD-ja të ngrejë kauza të reja që reflektojnë interesat e shoqërisë dhe jo kauza ngushtësisht politike, apo vetëm me përfitim politik.

Edith Harxhi kandidatja e tretë dhe e para femër për postin e kryetarit  e bazon platformën e saj tek hapja e partisë dhe rikthimin e gjithë kontributorëve të djathtë ndër vite.

Ajo kërkon që të vendoset debati dhe konkurrenca e lirë brenda partisë dhe t’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së partisë

“…Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.

Të ndodhë bashkimi i Partisë rreth vlerave dhe parimeve të djathta dhe rikthimi i çdo personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë Demokratike shtëpinë e tyre”, thuhet në platformën e saj.

Gjithashtu, ajo propozon që PD të ketë një Akademi Politike funksionale, që  të trajnojë brezin e ri të politikanëve të djathtë.

Programi i saj është i ndarë në dy pjesë, ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative dhe pjesa e dytë shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike.

Harxhi synon një Parti Demokratike ideologjikisht të qartë, të fortë, antikomuniste, euroatlantike dhe  meritokratike.

Përpos diversitetit të mendimeve dhe propozimeve që  kandidatët përballë Bashës japin, të tre ata janë te qartë në një pikë; se kush humb zgjedhjet duhet te japë dorëheqjen nga partia.

8 komente në “Gara për kreun e PD, ku dallojnë dhe ku afrohen platformat e kandidatëve dhe mungesa e një projekti nga Basha”

  1. Me e dyshimta eshte ajo dhelpra e kuqe says:

    Ne nuk i dim misteret e ksaj gare. Nji gje esht e qart. Berisha do bej loj dinake per te zgjedh ate
    qe ai do vet. Pas si loja me Bamken nga filmi Dhe i vetem trim ne luft.

    1. Kalec Dega says:

      Po vetem fshatare dhe ne qofte se jo di Turqisht shume mire pasi ke mbaruar ne Edingburgh?????..Sa vjet ka ba? …… por doktoraten e kryer ne Turqi….LOL
      =
      Tamam, nje e shkolluar si ata te Sorrosit…si Lali Eri, BASHa, Ahmetaj etj e gjithe me tre diploma shqiptare….
      =
      Nuk ka , nuk ka pasur kurre PD ne Shqiperi por vetem PPSH.

      1. Shinjestra says:

        Kan te drejte tre kandidatet dhe kane program te mire por kjo nuk meret parasysh nga Berisha dhe kryetar partie me pa te drejte do zgjidhet Basha idhulli mbrojtes i Ssli Berishes.Pike.

  2. Fatosi-kosove says:

    Se pari ai qe nuk e di se gara eshte e paracaktuar per mua eshte JO vetem naiv por edhe i qmendur apo tersisht militant,pasi rezultati dihet,fItues i padiskutuar eshte basha edhe nese nuk do voton as veten e vet,kurse ne PD qe ska asnje program kjo dihet,i vetmi “projekt” i kandidateve eshte se kush ka future te shaje Ramen dhe shqiptaret se nuk votojne krimin me shume dhe me flliqt,ky eshte i vetmi “takim” i kandidateve per tu njohur nga shqiptaret sepse kryetari dihet ai eshte sali berisha te cilit i duhet nje zedhenes e ai eshte i devotshmi basha.

  3. Shaqo says:

    Asnjeri nuk paska pune me Birishen??!!
    S’mund te jete asnjeri kryetar, me i mire eshe Luli per Birishen. Te tjerat jane recitime politike, si i udhezon Birisha.

  4. trendafili Permetit says:

    Po ata te urtet ku do i gjej Kandilli, se nuk mund te marresh per te urte Saliun! Apo merr Gaz Bardhin….aty ka vetem saliler, kulisher dha zagarer.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER ©x says:

    Vetem Basha eshte me programin e Berishes,fajtor eshe eshte kundershtari,kur fiton.
    Shehaj Fallon me programin e tij thellesisht demokratik,pas tij Kadilli me alternativat e tij .
    Basha s’ka nevoj per program,eshte admin.

  6. Tirona says:

    Shehaj, I pa afte te drejtoje nje Parti te madhe me mijra anetare , Ai nuk ishte ne gjendje te organizonte nje bisede me 15 veta e cila deshtoi duke sulmuar shoqerine civile. Kandidatura e tij te le dyshime……Organet e sherbit sekret nese dijne dicka rreth veprimtarise se tij nuk duhet te heshtin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje