Nga Mitro Çela
GRUAJA
-Bisedë me Koço Devolen.-
-Mitro! Kur isha në Amerikë, lexova dy – tre artikuj psikologjikë për gratë. Teori të nakatosura me Frojdin dhe psikologë modernë.
Dua të bisedojmë, sepse ti për mua je pak kontrapedal. Je martuar dy herë me një grua! Ke vënë kurorë në kishën katolike, duke qënë ortodoks. Shkruan çdo ditë për seksin, pa e praktikuar seksin nga pleqëria. Je “dru me pre” në vallzim, por 69 vjeç more pjesë në spektaklin “Dancing ëith the stars”.
Po të pyes seriozisht, sepse jeta nuk është vetëm humor, siç e kupton Filipi dhe zotërija jote.
Së pari:-Ç’është Ezmerka për ty?
Përgjigje:-Nga e vetmja gjë në botë, që kam frikë! Normale. Çdo burrë ka frikën e tij nga gruaja. Unë kam kurajë ta them publikisht. Mes nesh: E them për të “vrarë” frikën!
Ai:-Po më befason. Një nga themeluesit e PD-së ka frikë nga gruaja?! Tani po kuptoj pse je “politikan i dështuar”?! Por le të vazhdojmë bisedën:
-Shpesh në nënvetëdijen e një burri ekziston një model për gruan e jetës. Ju kishit një model?
Unë: -Kam pasur shumë modele kur isha i ri. Më pëlqenin çereku i vajzave të shkollës. Pse zgjodha për martesë Ezmerkën? Kisha mbushur 33 pranvera dhe nuk mund të gjeja vajzë më të bukur për moshën time. Në këtë kuptim, kur martohesh nga “halli”, nuk bëhet fjalë për fashitje të modelit.
Ai:-Për të qëndruar edhe pak të modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë (kompleksi i Ediptit.) Po ju?
Unë:-Kur njoha Ezmeren, mamaja kishte mbushur të 65-at. Nuk kisha nge të kujtoja kompleksin e Edipit, edhe pse e kisha lexuar Eskilin dhe teoritë e Frojdit!
Ai:-Ka moshë seksi?
Unë:-Me zbulimin e viagrave- i ndritë shpirti Muratit me origjinë shqiptare që i shpiku- për mua marrëdhëniet nuk kanë kufi. Përvoja ime? Shi me sy vajzat e botës dhe plas me zemër. Gabimi është i mamasë. Pse më lindi në vitin 1948? Të më kishte “gatuar” të paktën në vitin 1978, jo vetëm unë, por edhe kjo intervistë do të ishte ndryshe.
Ai:-Që një burrë e një grua, të rrinë bashkë duhen të kenë natyrë, karaktere të njëjta. Apo besoni te teoria e të kundërtave ?
Unë:-Nuk ka receta. Unë shkoj mirë, sepse jemi pak ndryshe. Kur bëj fjalë me Ezmerkën, ma ka qejfi të mbaj mëri të paktën një javë. Ndryshe nuk ka kuptim zënka!Ezmerka vepron ndryshe. Bëjmë gër-mër. Më godet me “pambuk”. Pas një ore kërkon të më puthi, si pa gjë të keq! Të të them edhe një “sekret”? Duhet edhe pak zgjuarsi kur vendos të martohesh: gruan duhet ta zgjedhësh, të paktën 10 vjeçe më të vogël, si puna ime. Djemtë piqen me vonesë,- thotë Frojdi!
Ai:-Si zbutet një grua e thartuar?
Unë:-Ka tre rrugë. Së pari, dorëzo kuletën. Së dyti: seksi. Bën sherr gjatë ditës. Shkon në shtrat kurriz më kurriz. Të vjen oreksi për seks. Harron çdo gjë dhe perëndon sytë nga kënaqësia.
Së treti: “Fjala”. Filozofinë e “Fjalës”, po ta zbërthej me një një ngjarje.
Sherr me Ezmerkën. Në inat e sipër më thotë:
-Me ty nuk jetohet. Po hidhem nga ballkoni!
-Ngjitu në katin e pestë. Po u hodhe nga ballkoni ynë në katin e dytë-e shumta do thyesh kokallat!
-Maskara i vogël!
Qesh dhe zbutet Ezmerka…
Ai:-Gruas, në të gjitha kohët i kanë veshur imazhin e qenies së mistershme?
Unë:-Misteri, për mua, qëndron tek gratë e botës. Ezmerka për mua nuk ka mister. Kemi 40 vjet që flemë në një shtrat. Për të njohur “sekretet” e seksit tek bashkëshortja, mjafton muaji i mjaltit!…Po të përshtatim teoritë e Frojdit me praktikën, gruaja pas vitit të dhjetë të martesës, kthehet në motër. Pas 25 vjetëve- në kushërirë të parë…Pastaj do flesh me gjyshen…
Ai:-E ke tradhëtuar Ezmerkën? Fol hapur: nuk na dëgjon njeri.
Unë:- Po të përgjigjem me një citat të Teodor Kekos: “Burri që nuk tradhëton gruan, nuk është burrë.”
Ai:-Klisheja amerikane thotë: gruaja sakrifikon për burrin. Sakllam?
Unë:-Kanë ndërruar kohët. Sot burri sakrifikon për gruan. Unë me Antonetën jemi të veçantë: sakrifikojmë për njëri-tjetrin. Unë kam një huq: Kur shkruaj dua qetësi absolute! Këtë ma siguron Antoneta. Gruaja ka një hob: të “gërrmojë” nëpër dyqane. Unë i shkoj nga pas…
Ai:-Kam vënë: nuk i kursen dhuratat për çupat seksi të Top. Po Ezmerkën e kujton?
Unë:-Kur burri dorëzon kuletën, sidomos sot kur ka vdekur kesh-i edhe honorarët merren në bankë, Ezmerka nuk ka nevojë për dhurata. E shumta që bën, nuk më tregon çdo gjë që blen në dyqan. Ose mi tregon me skonto…deri 50 përqind. Të të them edhe një sekret? Gruaja ime dallohet për një shije të hollë. Më parë se të blejë fustanë, këpucë, parfume, bizhuteri, seleksionon magazinat dhe dyqanet. Bile në dyqan shkon e armatosur: lexon revistat e modës. Jo rrallë “pazarin” e bën në Romë, Vjenë a Janinë.
Me shijet që ka gruaja ime- e kam të pamundur të gjej dhurata…
Po të tregoj një “bëmë”.
Vite më parë. Udhëtoja me aeroplan. Vendosa të bëhem trim. Thira stjuardesën. Bleva një varëse…Hapa derën e shtëpisë. Pa pritur puthjen rutinë nga gruaja, dorëzova dhuratën…Rrudhi buzët duke më thënë: ”I kam nja tre varëse të tilla!”…Thartova turinjtë… Që nga ajo ditë nuk guxoj të bëj dhurata! Në këtë kuptim, dhuratat e mia në natyrë nuk funksionojnë.
Por unë i kam bërë gruas një “dhuratë” shpirtërore. Dëgjomë dhe gjykomë:
– Kur u martuam në vitin 1980 Enveri u kishte vënë drynin kishave, – më thotë gruaja.- Nuk kemi vënë kurorë para priftit. Do ishte bukur të bënim një ceremoni në kishë. Të lutem! Ti kurrë nuk më bën dhurata. Ma bëj këtë dhuratë! Është ëndërra ime.
– Mos ke luajtur? Ku ka bërë vaki që njeriu të bëhet dhëndërr në pleqëri? Dhe me kë? Më të njëjtën grua?!
Për tre vjet rrjesht, çdo bisedë kishte si lejtmotiv kurorën në kishë. Një ditë u dorëzova. Pranova. Gruaja më përqafoi…
Koço:-Burrat kanë sunduar botën. Komenti juaj?
Unë:-E kundërta ka bërë vaki. Eva e detyroi Adamin e gjorë të hante mollën e ndaluar…Helena e Trojës! Gruaja e Mao Ce Dunit! Zonja e Millosheviçit! Gruaja e Enver Hoxhës!…Ato i kanë sunduar burrat, luftrat, politikën, shoqëritë!
Doni me per Belulin, more shoke, mor aman e derman bashke?
Sepse ne fakt, ky edhe ka qene qellimi i ketij shkrimi.
Te flasim per “Belulin”, te intervistuar nga Koco Devole.
Dhe sa me te madh ta kesh Belulin brenda vetes, aq me groteske jane bemat qe tregohen per Belulin.
Duke nxjerre ne pazar gruan, per ca reminishenca te lavdise se perenduar te Mitros si gazetar dhe si piruete politike.
Lexojeni ne kete persiatje te rradhes, perroin psiqik te Mitro Celes, si bisede intime me Devolen, por pas vdekjes se tij, ama, perf ta pranuar ashtu sic na e thote Beluli, pa apelime, pa mundesi redaktimi.
Kinse Kocoja kerkonte mendje nga Mitroja, medemek nga modeli i marrdhejeve me gruan.
E kush pa, Kocoja, qe te jepte uje me bisht te luges per grate, te cdo moshe dhe te cdo kategorije.
Ndjese paste!
Thone qe rrjedh nga pak ne pleqeri, por Mitros i paskan roitur te tera bletet,
Me sa duket, e ka kaluar komplet tashme edhe andropauzen e vet dhe po hyn ne ate fazen e mashkullit te cilit kur i nxjerrin perpara nje bukuroshe krejt nudo dhe e pyesin se cfare do te doje t’i beje asaj, te pergjigjet: me duket se e mbaj mend se mund t’i besh nje gjo asaj, por se cfare gjoje eshte ajo, tamam tamam, nuk me kujtohet!
Thone gjithashtu, se burri vdes tre here: Kur i vdes ai miku. (Kur na ra martin’ e pare, Celua ktheu surrane)
Kur i vdes gruaja. (Kur na ra martin’ e dyte, Celua gremisi syte)
Kur vdes vete. (Kur na ra martin’ e trete, Celua u vra me te vertete)
Shyqyr zotit, Celua yne, ka pesuar vetem vdekjen e pare dhe vetem sa kane filluar t’i shkasin trute.
Por gjithsesi, qe te kuptohet mire, ama mire fare, se cfare po heq tani Celua yne, pas vdekjes se tij te pare, duhet te kerkohet dhe psoniset ndonje gazetare e zanatit, ndonje capkene dhe marroke, ndonje kopileshe e zonja, qe t’ja gjej anen dhe te marre ne nje interviste sekrete, medemek intime, tamam e pikerisht zonjen e Celos sone, ate Zeshkanen de, ate qe Celua e ka bere personazh te shkrimeve te veta hokatare ( a thua ta kete bere vetem per honoraret e shkrimeve?).
Jam shume i sigurte, se edhe Zeshkania, ka anen e vet te historise per te treguar, per te plotsuar historine e Celos sone, per te plotsuar anen e pasme, apo ate te poshtmen me mire te themi, te Zeshkanit te vet, te Mitro Celos sone.
Mitro je flori e kaluar floririt, me kenaqe. Me ktheve pas ne kohe e me kujtove disa faza te jetes.Se nga ke dal me kaq humor nuk e di se permetaret nuk shquhen per humor, per gliko po po ti e di une nuk ben gliko po humorit ja thua. Rrofsh e pac jeten e gjate se Exmerka eshte e mbaruar pa ty.
Po per “ezmerken” e Fahri Balliut, nuk na fole.