Naftali Benett, i cili mund të bëhet kryeministri i ri i Izraelit është një mbështetës i fortë i kolonive hebreje në territorin e pushtuar.
Bennett ka thënë më parë se krijimi i një shteti palestinez do të ishte vetëvrasje për Izraelin.
“Nuk ka dy narrativa. Nuk ka dy të vërteta. Ka vetëm një të vërtetë dhe ajo është shumë e thjeshtë. Izraeli i madh i përket popullit hebre”, tha ai.
Bennet thotë se do të përpiqet të formojë një qeveri uniteti me kundërshtarët e ryeministrit Benjamin Netanyahu.
Njoftimi nga udhëheqësi i partisë Yamina, Naftali Bennett, shënon një hap të rëndësishëm drejt dhënies fund të qeverisjes 12-vjeçare të udhëheqësit Benjamin Netanyahu.
Në një fjalim drejtuar vendit, Bennett tha se ai kishte vendosur të bashkonte forcat me udhëheqësin e opozitës së vendit, Yair Lapid.
Dyshja ka kohë deri të mërkurën për të arritur një marrëveshje në bazës të së cilës pritet që secili të shërbejë në postin e kryeministrit me rotacion dy vjeçar.
Djalë i disa emigrantëve amerikanë, Benett, 49 vjeç i përket një gjenerate më të re se kryeministri 71-vjeçar Netanyahu, por ashtu si ai ka lidhje të forta me Amerikën, dhe është një ish-komando.
Milioner në fushën e high-tech, Bennet ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe shpesh të trazuar me Netanyahu-n dhe ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe Arsimit në disa qeveri të drejtuar prej tij.
Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive, Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në 1967, një pjesë kryesore të platformës politike.
Ai e rriti praninë e tij parlamentare katërfish, ndërsa bëri tituj me një seri komentesh për palestinezët.
Në vitin 2013, ai tha se palestinezët “terroristët duhet të vriten, jo të lirohen”, shkruan Al Jazeera.
Ai ka provokuar polemika në disa raste, duke deklaruar një herë se Bregu Perëndimor nuk është nën okupim sepse “këtu nuk kishte kurrë një shtet palestinez” dhe se konflikti izraelito-palestinez nuk mund të zgjidhej por duhet të “zgjatet”.
Benett është më liberal se ish-aleatët në çështje të tilla, si të drejtat e homoseksualëve dhe marrëdhënia mes fesë dhe shtetit.
Benett thote te verteten, por e verteta pergjithesisht nuk pelqehet! Lere pastaj manipulimet dhe deformimete thenieve, qe jane gjera te njohura. Psh te ky shkrimi me siper dy here eshte bere nje “gabim”. Benet ka thene “terroristet duhet te vriten, jo te lirohen”, por ja shikoheni se si e kane “perkthyer” dhe “shkruar” ne shkrimin e mesiperm, qe fiks te duket se : palestinezet duhet te vriten …!
Pastaj nuk ka “territore te pushtuara”, kush e thote kete genjen (qofte ky edhe diplomat nderkombetar). Nuk kemi degjuar qe te ankohet Anglia se i kane pushtuar territore! Deri ne 1920 territori i Palestines ishte pjese e Perandorise Osmane, pastaj nga 1920 deri ne 1948 ishte Mandat Britanik. Krijimi i dy shteteve ne Mandatin e Palestines (nje shtet izraelit dhe nje shte arab) deshtoi si projekt, sepse nuk pranuan arabet (ndersa izraelitet pranuan). Pas deshtimit izraelitet shperthyen nje kryengritje kunder administrimit britanik dhe krijimin e shtetit te Izraelit (1947-1949). Atehere pjese te Mandatit Britanik te Palestines u PUSHTUAN nga dy shtete arabe, Egjypti pushtoi Gazen dhe Jordania pushtoi Bregun Perendimor te lumit Jordan dhe Jeruzalemin Lindor. Pra keto zona u pushtuan nga shtetet arabe, nderkohe qe ishin nen administrimin britanik. Pjesa tjeter e Mandatit Britanik u be shteti i Izraelit. Por ne 1967 keto shtete arabe, Egjypti, Siria, Jordania.. nisen sulmin kunder Izraelit, per zhdukjen e tij nga faqja e dheut. Ndodhi lufta 6 ditore, ku Izraeli i shkaterroi ushtrite sulmuese dhe cliroi territoret e pushtuara nga Jordania dhe Egjypti ( Gazen, Bregun Perendimor dhe Jeruzalemin Lindor), nderkohe qe vuri nen kontroll edhe territore te tjera te medha si Gadishullin Sinai nga Egjypti ( qe ja riktheu Egjiptit ne 1981) dhe Lartesite Golan nga Siria, qe i bashkoi me Izraelin me ligj ne 1981. Kjo eshte e verteta. Me te vertete qe kurre nuk ka patur nje shtet palestinez, sepse Palestina eshte koncept gjeografik dhe jo etnik!