VIDEO: Në rrugët e Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja bën dirigjentin ndërsa lojtarët praktikojnë zërin

3 Qershor 2021, 14:47Sport TEMA

Në ditën e tretë të përgatitjeve në Cardif për miqësoren me Uellsin në datë 5 qershor, trajneri i përfaqësueses, Edy Reja po i jep dorën e fundit përgatitjeve, duke filluar që nga përgatitja teknike e deri në atë mentale.

Megjithatë, krahas seancave stëvitore kuqezinjtë kanë pasur edhe disa orë relaksi dhe për këtë ka menduar tekniku italian. Sikurse duket edhe në videon e shpërndarë nga FSHF, kombëtarja ka marrë rolin e një kori orkestre, me dirigjent trajnerin Reja.

Prova që duhet kaluar është këndimi i himnit kombëtar. Sukses i plotë i grupit kuqezi, bashkë me dirigjentin Reja. Karikimi i duhur para përballjes me Uellsin, më 5 qershor, në “Cardiff City Stadium”, ora 17:00.

3 komente në “VIDEO: Në rrugët e Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja bën dirigjentin ndërsa lojtarët praktikojnë zërin”

  1. tifozi says:

    Do te duhej nje trainer italian qe ti kujtoje lojtareve tane se si kendohet himni kombetar. Per te qare e per te qeshur …
    Te jesh pjese e perfaqesueses se kombit tend eshte nderi me i madh qe mundet ti behet nje sportisti. Eshte e turpshme qe lojtaret tane mbajne nje qendrim aspak serioz gjate kendimit te himnit tone para fillimit te ndeshjeve nderkombetare, pale me per te kerkuar qe ta kendojne ate me nje ze. Mbajtja e drejtqendrimit, me doren ne zemer dhe kendimi i plote i himnit kombetar duhet tejete kerkese absolute e FSHF-se ndaj cdo lojtari qe merr pjese ne kombetaren shqiptare.

  2. Ergys says:

    Himnin e kendojne keq.Te shpresojme te paraqiten denjesisht ne fushe

  3. Timi says:

    Bukur! Bravooo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje