Pas letrës së urimit të sekretarit Blinken për Edi Ramën, Bilushi i Metës i kthen përgjigje, duke i kujtuar atij se nuk mund të flasë para presidentit të vendit, për punët e brendshme të Shqipërisë:
“I nderuar zoti Blinken!
Mësuam sot se ju i keni dërguar një mesazh urimi, Edi Ramës, që është thjesht një qytetar në detyrë, që shqiptarët nuk e kanë votuar më 25 prill.
Të urosh për zgjedhjet një person që nuk i ka fituar ato, është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
Ju si zyrtar i lartë, para se të flisni dhe shkruani, duhet të informoheni nga institucionet e Shqipërisë.
I vetmi institucion legjitim në Shqipëri është ai i presidentit.
Ky institucion nuk i njeh këto zgjedhje.
Po qe se zgjedhjet do ishin të lira, presidenti do jepte dorëheqje, se ja ka premtuar popullit shqiptar.
Ai ka pas thënë që nëse Edi Rama merr 71 mandate, ai jep dorëheqjen.
Edi Rama sot ka marr 74 mandate, pra ka vjedhur.
Nëse nuk beson Ilir Metën si president, ti mund të pyesësh ish- presidentin Berisha.
As ai nuk i njeh zgjedhjet.
Atëhere deklarata jote mbështetet mbi informacione te rreme, të cilat të keqinfromojnë ty dhe SHBA nga Shqipëria.
Ky është një skandal i rëndë për SHBA, por ne do t’ia falim, se e kemi vend mik.
Por ju nuk mund ta bëni këtë mesazh urimi, vetëm se jeni superfuqi.
Se superfuqi është dhe Kina dhe Rusia, por ato nuk e kanë uruar ende Ramën.
Ndaj nxitimi juaj duket se ka pas lobimin e Edi Ramës, i cili e njeh personalisht Xhorxh Sorosin, dhe ai të ka çuar ty mesazh me djalin e tij, që të njohësh zgjedhjet.
Për këtë çështje do njoftoj urgjent presidentin Biden, të marrë masat e duhura ndaj jush.
Dhe të lutem shumë herë tjetër mos na u përzje në punët e brendshme të Shqipërisë, se jemi vend sovran dhe i dimë vetë punët tona”.
Cmenduri a e radhes nga zyra e Presidentntit
Nuk eshte e gjitha per te qeshur. Ka disa pyetje qe dalin nga artikulli i cili ka edhe pjese per te qeshur. P.sh. qe djali i Sorosit meret me konspiracione kundra Metes apo qe duhet pyetur Berisha per vlefshmerine e zgjedgjeve etj. etj… keto jane per te qeshur . Por a nderhyn amerika ne punet e brendeshme te shteteve te dobet si Shqipria me arrogancen qe ja lejon te qenurit superfuqi ? Pergjigjia e kesaj pyetje dihet , mendoj une , nuk eshte per te qeshur dhe eshte poshteruese per ate shtet qe e peson .