Pas vizitës së presidentit Meta tek Kisha e Shën Vladimirit në zonën e Elbasanit, ai u njoh me historinë e shenjtit Vladimir.
Aty mësoi se ai ishte me origjinë nga fshati i Albin Kurtit, që sot mban emrin Vladimir.
Ndaj Bilushi i Metës, bëri këtë reagim:
“I dashur Albin!
Sot së bashku me presidentin ishim tek Kisha e Shën Vladimirit në Elbasan.
Nga biseda me priftin e Kishës mësuam se ky shenjt që ka bërë mrekullira, është një sllav.
Ai ka lindur në fshatin Vladimir, afër Krajës, në kufirin e sotëm midis Shqipërisë dhe Malit te Zi.
Aty u kujtuam se ky është dhe fshati ku ke lindur ti.
Presidenti e vlerësoi shumë këtë fakt.
-Ai vend lind shenjtorë, më tha mua, dhe duhet inkurajuar të ecë përpaa.
Ndaj po marr guximin të të shkruaj, se ashtu si Shën Vladimiri, dhe ti duhet të sakrifikohesh për të vazhduar kauzën që unë dhe Doktori në Shqipëri nuk e vazhdojmë dot.
Siç e ke parë, armiqtë tanë amerikanë na janë qepur nga pas dhe duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Ata duan që të shkatërrojnë Kosovën, por e dinë se Kosova ka dy burra shteti që i dalin zot, unë dhe Sali Berisha.
Ne po përpiqen të na izolojnë dhe shkatërrojnë.
Shumë shpejt do ta fillojnë dhe me ty.
Por tani sa je akoma në kohë, duhet t’i shkatërrosh.
Atë Palmerin mos e prit më në takime, se ai e ka gruan serbe dhe punon për interesa të Serbisë.
Lajçak po ashtu është sllav.
Pra ti je në pozita të pabarabarta me ata.
Por kur pashë se nga fshati yt ka lindur një shenjt si Shën Vladimiri, shpresoj se dhe ti si bir i atij fshati, mund të bëhesh një lloj shenjti, duke shkatërruar armiqtë amerikanë që duan të të pajtojnë me serbët.
Nuk është rastësi që je nga ky fshat që ka lindur këtë njeri të madh”.