Pas keqësimit të raporteve të Presidentit dhe Doktorit me SHBA dhe pas rrezikut që këtë javë Presidenti të shkarkohet, Bilushi i Metës bëri publik një plan surprizë për të fituar betejën në minutën e fundit.
Plani është vazhdim i strategjisë elektorale të Presidentit për të fituar mbështetje me dekorata.
Në këtë kuadër, Presidenti ka vendosur që nga e hëna deri te e mërkura të dekorojë 5 personalitete të larta të SHBA.
Sekretari i Shtetit Blinken dekorohet me “Urdhrin e Flamurit”, për veprimtarinë e tij të përhershme në favor të Shqipërisë.
Ndihmës Sekretari Palmer dekorohet me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, për kontributin e tij në paqe Ballkanike, ashtu si Skënderbeu.
Ambasadoren Yuri Kim, me medaljen e “Skënderbeut të Klasit Parë” për rolin e saj si organizatore dhe mikpritëse e stërvitjes Defender 21 dhe kujdesit qe tregoi gjatë qitjes ne Malin me Gropa të mos vriste asnjë njeri.
Ish ambasadorin Donald Lu, me dekoratën “Mjeshtër i madh”, për kontributin e dhënë për Reformën ë Drejtësi në bashkëpunim me Presidentin Meta.
Ish ambasadorin Arvizu “Mjeshtër i Madh” për vlerësimet e larta që ka pasur për lidershipin PD-LSI.
Dekoratat do të bëhen publike deri ditën e martë. Kështu të mërkurëN, kur shumica të tentoj të shkarkojë presidentin, ai do t’i akuzojë ata se po e shkarkojnë ngaqë janë anti-amerikanë dhe janë mërzitur nga dekorimet që Presidenti u ka bërë udhëheqësve dhe diplomatëve amerikanë.
Kjo do ta fusë në një spiralE të vështirë Edi Ramën dhe ai do detyrohet të anulojë shkarkimin.