Policia e shtetit në bashkëpunim me banorët e zonës i kanë ardhur në ndihmë një turisteje nga Polonia.
Pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme, se në fshatin Theth dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, policia në bashkëpunim me banorët e zonës janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët.
Policia njofton se gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.
Ndërsa, për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.
Pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, punonjësit e policisë i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.
Po shpenzimet e helikopterit kush i paguan?
Sikur nje turisti shqiptar ti ndodhte dicka e tille ne Poloni ju siguroj qe kurre nuk do ta transportonin me helikopter,biles as qe do e kerkonin fare.
Nuk mendoj se duhet paragjykuar..Per te shpetuar jetene nje njeriu,behet gjithcka eshte e mundur. Une them ; U lumte !
Po e vertete eshte . Ata jane shume anti-shqiptare
Leonard, në çdo vend tē botës ndihma e emergjencisë është falas. Klb
Ke te drejte Leonard,pyetje me vend.Ndodh edhe ne vende te tjera,qe faturen ta dergojne ne shtepi,por ka nje diference,turistet informohen per rreziqe te tilla,dhe ka shtigje te percaktuara we dujen ndjekur,ne te kundett ne rast mos redoektimi,paguan nga xheoi po kerkove urgjenca te tilla,gje qe tek ne eshte me e egerr si natyre,e nuk ka shtigje te hatuara,apo infirmacion te gjithanshem rreziku.Ideale do ishte ndonje forme asiuracioni per kedo qe aventurihet maleve te Shqiperise.E sigurte qe keto shpenzime,ne qiote se nuk i paguajne turistet,i paguajn shqiptaret.
Leonard me fale që po ta them po ti ke shume nevoje që të mesoshe Shume me shume për jeten se he shume larg raliteti
U gjet turistja… Lajm i madh… Turp per turizmin shqiptar qe ka lene guiden turistike ne veri pa asnje shenja orjentimi duke i lene njerezit ne meshire te fatit.
Cfare po ben ministrija e turizmit per te parandaluar incidente te tilla??? Ahh po… mbahet helikopteri me pilotet ne gadishmeri.