Në gjashtë ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se ky operacion është vetëm ‘fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje’. Ndërkohë në 10 raste kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur objektet pa leje. Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Çuçi.
“Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës. Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet.
E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime”
NJERZIT ME SHQIPERI I KA LANE MENDJA . KUJTOJNE SE JANE NE XHUNGEL EDHE EC ATY RRUMPALLA .NA KA MESUAR XHAXHI SALI BERISHA RRUMPALLE EC ATY PLAKO…BUDALLAD SHIPTARE DUKE BERE NDERTIME PA LEJE NE PLAZH VETEM NE SHIPERI NDODHE TANI HANI KAKE
Ti minister medioker dhe i paafte qe pagohesh me taksat e popullit, fol ca per vrasjet e perditshme, fol per aksidentet e panumerta qe frikesojne dhe turistet e huaj , jepi policise urdher te zbatojne ligjet si ne te gjithe boten..
Pastaj pasi te merresh me prishjen e objekteve pa leje qe ju vet i lejuat , prish fillimisht shtepite e ministrave qe kane zaptuar bregdetin shqiptar, dhe qe maskohen me emrat e disa ndertuesve
O Çuc, nuk prishen objektet ne kete periudhe. Plus qe te siguroj se shume shpejt do filloje edhe prishja e ndyre e shemtirave me leje nga Karaburuni e deri ne Ksamil
Qe duhen prishur eshte e pa diskutushme por qe ky operacjon te behet ne sezonin turistik eshte e turpeshme….. Zgjohu zoti minister, mos fli gjume dhe ti si Luli, njerezit mezi e kane pritur kete dite te pushojne dhe ne keto zona shikojne fadroma dhe shkaterime, perse nuk pritet te mbaroi sezoni dhe pastaj rrafshoini dhe ndeshkoni ata shpellare qe i kane bere pa leje.
Po mire ku ishte ai i ashtuquajtur shtet qelbesire qe i la keta te ndertojne?
Me vertet e ka ky minister qe eshte fundi i marrezise? E ka gabim dge kete e them duke u nisur cfare i ka ndodhur mamase time 98 vjecare, 4 m larg ballkonit te saj brenda muajit u ngrit nje ndertese 2 kateshr. Pas shume korrespondencave me Bashkine e Tiranes jane dukur disa here policet bashkiak dhe disa it IMT dhe objekti mbaroj dhe eshte paisur edhe me grila ne dritare. Prandaj fundi marrezise nuk eshte asnjehere ne kete Shqiperine tone. Ketu ose duhet te jesh i forte, ose duhet te jesh rrugac dhe te hedhesh para andrj ketej.
Ik o Çuç bëj Çiç-in.
Vetë i latë të ndërtohen, I liçensuat, ju lidhët kontrata dritash dhe uji, ju morrêt taksat, për t’u kujtuar për ti prishur pastaj.
Nqs joo ju,
çfarë bëtë 8 vjet por kujtoheni sot përpara sezonit apo që edhe ata 5 turistë të shohin gërmadha .
Keni bërë kaq herë fushata prishjesh pse nuk I prishen më parë apo me selektim….