Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 Qershor 2021 ka patur një përplasje fizike dhe dhunë mes një prindi të një fëmije, Fjoralba Rusa, dhe mësueses Valentina Jance.
Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë rrahur edhe dy nënat, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance e dhunon verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njëjtën shkollë.
Emisioni “Stop” pas denoncimit ka shkuar në shkollën “Qemal Mici”, ku është takuar me prindin e fëmijës, Fjoralba Rusa, e cila tregon të gjithë ngjarjen si ka ndodhur.
“Ditën e premte po prisja djalin për ta marrë nga shkolla, aty ka ardhur mësuesja Valentina Janca dhe filloi duke bërtitur. Më tha që “çuni jot më ka ngacmuar gocën”. Filloi me ofendime me gjuhë banale që nuk mund të flitet. Pastaj erdhi çuni me mësuesen dhe e kapi nga koka i hodhi kapelën. Pastaj më kapi mua më gërvishti këtu dhe më ofendoi me një fjalor degradues“, tregon Rusa.
Më pas gazetarët kanë zhvilluar dhe një takim me drejtorin e shkollës, Eduart Prenga, i cili na pohoi, që ka patur dhunë fizike mes mësueses dhe prindit, por që në këtë situatë, mësuesja ka qenë në rolin e prindit.
Drejtori tha, se ky prind është ankuar, që mësuesja hyn në klasën, ku ka djalin denoncuesja dhe për këtë i është tërhequr vëmendja.
“Është e vërtetë, pas përfundimit të të procesit mësimor, ka ndodhur mes zonjës dhe mësueses, që në rastin konkret është prind, ka ndodhur një përplasje verbale dhe fizike. Ne kemi raportuar në organet kompetente. Mësuesja ka vajzën në atë klasë, ashtu si zonja dhe mësuesja ka fëmijën në atë klasë. Nga prindi më është thënë që mësuesja të mos futet më në klasë pasi fëmija ka një lloj fobie prej saj. Pas kësaj mësuesja nuk ka shkuar më në atë klasë“, ka thënë drejtori i shkollës.
Por nga ana tjetër vetë mësuesja Valentina Jance mohoi të ketë patur dhunë fizike mes saj dhe prindit, duke deklaruar, se nuk i është tërhequr asnjëherë vërejtje, se hyn në klasën e vajzës së saj.
Mësuesja: Prindi me mua nuk ka patur asnjë konflikt. Të mbaj përgjegjësi vetë, se ku i ka bërë shenjat, të mbajë përgjegjësi vetë!
Gazetarja: Çfarë ka ndodhur?
Mësuesja: Siç bëjnë fëmijët gjithmonë, tentojnë të ngacmojnë në klasë, është pak agresiv por nuk është faji i fëmijës në këtë rast.
Gazetarja: Ju e dini sa minuta qëndron fëmija i zonjës Fjoralba në shkollë?
Mësuesja: Nuk e kam idenë fare. Nuk futem fare, nuk e kam idenë fare. Unë nuk futem fare në atë klasë. Nuk më është tërhequr asnjëherë vëmendja. Hap kamerat!
Gazetarja: Ty të është tërhequr vëmendja nga drejtoria e shkollës
Mësuesja: Nuk më është tërhequr asnjëherë vëmendja. Hap kamerat.
Gazetarja: pse po largoheni tani.
Eshte bere problem qendrimi i femijeve autike ne nje klase me nxenesit normale.Pavarsisht se c’thuhet per keta femije per ti trajtuar njesoj si femijet e tjere fakti eshte komplet ndryshe. Keta femije pavarsisht “talenteve” te tyre nuk jane femije te shoqerueshem, jane me probleme mendore dhe qe nuk kuptojne realitetin ku jetojne edhe kjo per fatin e tyre te keq. Se sa te veshtire jane keta femije e dine prindet e tyre por fale nje aureole mbrojtese dhe te genjeshtert sikur autiket jane te talentuar por te zgjuar ndryshe nga te tjeret ka krijuar nje situate te pakuptimte qe ka vene ne pozite mesuesit karshi prinderve te tyre. Keta femije fatkeqesisht me te meta mendore nuk duhet te lihen ne klase me femijet e tjere dhe tu behen barre mesuesve kujdestare. Per ta duhet te kete institucione te posacme sic jane shkollat e handikapateve. Kjo eshte e verteta megjithse e hidhur. Prindet qe kane keta femije duhet te mbeshteten nga te gjithe pasi do i kene barre keta femije gjithe jeten dhe per kete arsye por nuk duhet as tu kerkojne llogari e as ti vene para pergjegjesise mesuesit per dicka qe nuk e kane ne dore. Nuk duhet qe prindet e ketyre femijeve te ushqehen me shpresa te kota dhe te krijojne iluzione se femijet e tyre jane te talentuar nderkohe qe jane idindivide te papergjegjshem e te pasherueshem fatkeqesisht. Per keta femije dhe familjet e tyre shteti duhet te kontribuoje qe tua lehtesoje barren. Kjo eshte gjeja me e mire qe mund te behet.
IDIOT
RR [email protected] Flet me kompetence per dicka qe s’ia ke idene.
Rrote! Flet me kompetence per dicka qe s’ia ke idene.