Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkon që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit të marrë vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Së dyti, theksoi ambasadori spanjoll për ATSH-në, “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit merr vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Ky është qëndrimi i Spanjës”.
Ambasadori i Spanjës u shpreh për ATSH se, mbështetja për Shqipërinë nga ana e Spanjës u konfirmua në takimin që kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi zhvilloi me Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane, Juan González-Barba.
“Kur kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi vizitoi Spanjën në fillim të qershorit, ai takoi disa zyrtarë dhe mes tyre edhe Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane. Pas takimit Sekretari ynë për Çështjet Europiane dha një deklaratë publike përmes Twitterit, ku tha se Spanja e mbështet plotësisht rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe shpreson dhe uron që në qershor të merret vendimi në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që të mbahet Konferenca e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë”, theksoi për ATSH-në, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.
E kane pyetur Lulin !?
Futja eShqperise ne gjirin eUnionit Europian ,asnjehere nuke ka qene ceshtje EKONOMIKE ,pore ceshtje POLITIKE.Kete e vertetone me se miri edhe shtetet qe ka pasur kundra per 30 vite.Perjashto vetem Hollanden qe doli kunder sepse pd me ne krye hollandezin Shqiptare , me urdher te Berishes loboi per te bllokuar kandidimin e Shqiprise ne unionin Europian,duke paguar edhe dashnoret e tyre ,si ate te kuqaloshit Pollo.Ne rastet e tjera GJermania e Franca ndersyene shtetet e Ballkanit kunder Shqiperise. Tani shikojme se kushe do ta kete radhen ????
Bullgaria ,apo perseri Polonia. Europa ja ka friken Shqiperise ,sepse e dine shume mire se c’fare i kane bere atije shteti .eshte nje plage qe kurre nuke sherohet duke e coptuar kufijte si ne veri ashtu edhe ne juge, nga lindja e perendim.Jane pikerishte po keta kushte qe europa ulerinte per te drejtat e minoritareve ,edhe pse Greku DULE ishte zv kryetare parlamenti ne ate kohe,dhe nuke foli asnje fjale.
Edyta eshte se frika e Europes munde te behet ralitete kure Shqiperia te kerkoje kufijte e shqiperise ne c’do ane me fqinjet.Nuke eshte rastesi ,qe ne c’do shtete qe jane ne kufi me Shqiperine flasin Shqipe.Eshte ky guri i proves qe BE e done garanci nga politikanet shqiptare ,pore qe europa nuke i ze bese.