Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Balluku takon Zaev: Plan të qartë për projektin e Korridorit VIII

19 Qershor 2021, 13:40Rajoni TEMA

Në Vjenë, ku mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Përmes një postimi në rrjetet sociale,  Balluku bën të ditur se diskutoi me kryeministrin Zaev sa i takon projektit të Korridorit të VIII.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, shkruan Balluku.

1 komente në “Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Balluku takon Zaev: Plan të qartë për projektin e Korridorit VIII”

  1. Poli says:

    Po Skenderbeu pse nuk ka shkuar?Apo ne nuk jemi Ballkan….me cmimin e ujit si vajti? Sa u rrit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje