Nga Carlo Bollino
E pranoj se nuk jam mes 248 shqiptarëve që lexojnë postimet e Jamarbër Malltezi Berishës, kështu që vetëm sot u informova se dhëndrri i doktorit këmbëngul në të vetmin zanat që vazhdon të praktikojë: shpifjen. Disa ditë më parë, ky person që mbetet i vetmi ambjentalist në botë i bërë miliarder duke ndërtuar kulla betoni, ka shkruar përsëri kundër meje. Familja Berisha prej vitesh nuk di më çfarë do të thotë e vërtetë, dhe kështu J.M.B. kopjon Saliun edhe në këtë zanat e vazhdon të gënjejë.
Ja çfarë shkruan bashkëshorti i Argitës në faqen e tij në facebook, e ripublikuar menjëherë nga media e familjes: ‘Ka 3 muaj qe kam paditur per shpifje Bolinon qe lepin Ramen dhe shpif ndaj kundershtareve te Rames per te justifikuar dhoron 5000m2 toke e 1600m2. Bolino dje ne gjykate shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte me tej” se “nuk kishte pare dokumente” dhe “nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje”. Beri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet te paraqese provat ne gjykate perdridhet me padijeni. Ejani o pisanjose te ballafaqojme provat ne gjykate”.
Përtej elegancës dhe kulturës që shpalos në tekst, ajo që shkruan jo vetëm që është totalish e gënjeshtërt, por edhe ofenduese kundrejt gjykatës që i është drejtuar. Me një nga avokatët tanë, Aranit Roshi, që ndjek televizionin në këtë proces të bukur, vendosëm të bëjmë publike deklaratën e mbrojtjes që dorëzuam në gjykatë, ku kushdo mund të lexojë rrjedhshëm se ndryshe nga çfarë fantazon J.M.B, ne kemi rikonfirmuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe kemi dorëzuar edhe të gjitha provat e duhura, domethënë shtatë faqe mbi më shumë se 2000 dokumente që disponojmë. (Kliko këtu për të lexuar Deklaratën e Mbrojtjes)
Po pse vetëm shtatë faqe prova? Sepse anëtari i guximshëm i familjes Berisha, në padinë e tij, nuk ka gjetur kurajon të kundërshtojë asnjë nga akuzat kryesore të transmetuara nga Report TV në tre emisione me nga 30 minuta secili. Nëntëdhjetë minuta investigim të miredokumentuar që mesa duket e kanë lënë “të përdredhur” Jamarbër Malltezin dhe pa argumente avokatin e tij.
Investigimi ynë përfshinte të gjithë aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, që nga shtatori 2005, sapo erdhi në pushtet, Sali Berisha e vendos mes prioriteteve të qeverisë së tij dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se përfituese do të ishte familja e vajzës së tij. Investigimi i Report TV që as J.M.B. nuk kundërshton, fakton se si gjithë strukturat e Shtetit, nga Kryeministria dhe departamenti “antikorrupsion”, deri në tre ministra të Mbrojtjes, nga ministri i Ekonomisë te ministri i Financave deri te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë u përulën në shërbim të familjes Berisha për të garantuar që procesi i privatizimit në favor të ish-pronarëve të përmbyllej në mënyrën më të mirë, pavarësisht mangësisë së dokumentave. Pa hezituar të pushonin oficerë të ndershëm që guxonin të kundërshtonin procedurën e dyshimtë, si per shembull gjenerali Vladimir Qirjazi.
Mes ish-pronarëve përfitues shfaqet me një përqindje mikroskopike edhe Jamarbër Malltezi Berisha, i cili, paravërisht se është i fundit mes trashëgimtarëve të asaj pasurie të madhe, udhëheq personalisht të gjithë procedurat e privatizimit duke arritur në fund të bëhet pronar i 35% të 17 kullave të ndërtuara në ato toka. Investigimi ynë ngre pyetjet se si ka mundur J.M.B. i cili me bashkëshorten e tij Argita Berisha deklaronte në tetor 2006 se kishin vetëm 39.500 dollarë në bankë, të investojë pak muaj më vonë shumë miliona euro për realizimin e 17 kullave? Dhe si arriti nga pronar i rreth 0.5% të tokave të bëhet pronar i 35% i kompleksit të tërë? E si mundi që vetëm pak muaj më parë të garantojë me “kursimet” e tij mbi 20 milionë euro të tjera si investitor i 50% të një ndërtimi të dytë në të njëjtin kompleks, në qendër të Tiranës?
Jamarbëri jo vetëm që nuk kundërshton këtë, që është pjesa më e rëndësishme dhe më e rëndë e investigimit tonë, por nuk jep asnjë shpjegim as për origjinën e parave që e kanë lejuar të bëhet aksioner i investimit gjigand. Ndonjë mund të besojë me të vërtetë që i ka financuar me rrogën e tij si konsuletn ambjentalist? Atë që J.M.B. nuk e kupton është se ai e ka për detyrë të japë këto shpjegime si anëtar i familjes se kryeministrit që ishte në detyrë pikërisht në vitet e pasurimit të tij misterioz.
Pyetja është thelbësore: Përse, në vend që të largojë dyshimin e rëndë se ka bërë pastrim parash me kullat e ndërtuara mbi ish-Kompleksin Partizani, duke treguar publikisht origjinën e parave të tij, Jamarbër Malltezi i bën padi Report TV vëtëm mbi 5 pika krejt periferike të të gjithë skandalit, të cilat avokati ynë e ka pasur të lehtë për t’i faktuar në gjykatë me prova dhe dokumenta?.
Post Scriptum: Për të qartësuar më mirë publikun se për çfarë po flasim, edhe pse zhgënjejmë Jamarbër Malltezi Berishën që në ndryshim me atë që ai shkruan, nga investigimi ynë nuk heqim asnjë presje, në orët e ardhshme Report Tv do të ritransmetojë ciklin e plotë dedikuar aferave të familjes Berisha, tashmë “non grata” për fakte korrupsioni edhe sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Shikim të mbarë.
Une nuk kuptoj se si nje Shtet qe pretendon se po reformon Drejtesine, lejon nje maskara dhe hajdut si Jamarber Malltezi livadhise e te sfidoje me gjuhen e tij te ndyre nje gazetar te nderuar. Ai nuk sfidon vetem Bolinon qe me nje profesionalizem te rralle i dhuroi shqiptareve dhe Shtetit shqiptar fakte dhe deshmi te pamohueshme, por sfidon SHBA dhe boten e qyteteruar. Ky taleban me emrin e rreme Jamarber eshte nje fondamentalist mysliman bashke me Shkelzenin dhe bashkeshorten e tij, pervecse hajdute te pasurise kombetare.
Parate i gjeti aty ku i gjejne te gjitha firmat e ndertimit te cilat i shesin apartamentet pa inderruar akoma. Pra punojne me leket e atyre qe prenotojne apartamente qe ne fillim. O Boleino pse spyet ku i gjeti parate babai i Ervin Mates qe po nderton pallat 30 katesh tek Ekspozita Shqiperia Sot. Si ka mundesi qe ky njeri merr leje ndertimi. Pse hesht SPAK
Fleterrufe, nje pordhe e madhe nga Boll dhina…..
=
E di ku ku bie Surreli?
Idiot!
Edhe po te ta fusi ne goje Berisha me kelyshet e tij prape ti do timbrosh.
Gazetari dhe intelektuali Bollino eshte nje pasuri kombetare. Puna e tij e jashtezakoneshme ne kontribut te se vertetes nis qe ne fillim te viteve ’90. Bolinos nuk iu tremb syri as te shkruante per Fatos Nanon ne burg dhe as per trafiqe te hershme dhe pislliqe te tjera te Berishes. Ky Jammut Malltezi eshte hyrje e vone ne familjen djallezore Berisha. Babai i tij Lunai eshte zoteri burr, por ky Jammut ka rene prehe e djallit Berisha qe si vampir e ka bere dhe dhendrrin nje monster qe shpejt do ti vije ngordhja.
Po mo mir pasuri kombëtare është, por kurr nuk shkruajti p.sh. Për Tahirin, për 2km rruge flori deri ne Amerike dokumentet fallc, e plot gjera te tjera, mire por të kaloje pak edhe majtas, se është kjo e majtë qe po fëlliq dunjan.
Nji bravo te madhe !
Nje nga hetimet me te plota dhe te sakta qe kam pare ne keto 30 vite.
BRAVO BOLLANO
obobobobo sa i djegin keto qe shkruan o Karlo. I djegin bythpambukut jamarber berisha sepse nuk ka asnje justifikim vec vjedhjes se Saliut dhe gjithe familjes se frankeshtajneve te Ballkanit. Te lumte mendja dhe pena o gazetar i nderuar. Je brilant
je i madh bollino
Rrace bastardesh…
Rastet kur km apo pres të vendeve të tjera në lidhje me korrupsionin, do eklipsoheshin para berisheve. Tani jo se revolucioni francez nuk pati gabime . Por në rastin e kellirave këtu në Shqipëri, do ishte më se efikas dhe i shumëpritur. Këta nuk ka gjykatë ti laje nga mëkatet dhe harbuteria e tyre . Që gjithsesi e ka zanafillën në genin turk-arab të ç’nderimit dhe tjetërsimit të gjithçkaje.
Korrupsioni i Malltezit qëndron në tjetërsimin dhe përvetësimin e truallit dhe jo në atë se ku gjeti paratë për ndërtim.Sepse kur pallati fillon njerëzit prenotojnë që në gropë dhe ndërtimi bëhet me paratë e klientëve.Sidomos 15 vjet përpara që kish kërkesa shumë për banesa dhe dyqane.
Ore analist kujt ja hedh këto brockulla. 17 Kulla duhen miliona euro dhe jo kacidhet e kreditoreve. Thujaja tjeter njeriu keto, po dhendurri ka bere lavatricen e korrupsionit. E ka qelbur fare.
Qenke trap, po fare trap o Bolino. Dhe po merresh me politike, pra nuk je me gazetar.
E para:
Problemi i miliona eurove qe duhen per ndertimin e 17 kullave eshte fare i thjeshte, Fillimi i ndertimit eshte para 12 vitesh, pra ne vitin 2009. Merren bilancet e Firmes Ndertuese nder vite dhe aty del qarte nese pallatet jane ndertuar me paradhenjet e qytetareve apo me Eurot e Malltezit.
NUK KA GJE ME TE THJESHTE NE BOTE SE SA SQARIMI I KETIJ PROBLEMI.
E dyta:
Problemi shtrohet nese privatizimi i Klubit Partizani eshte I ligjshem apo i paligjshem.
Nese eshte I ligjshem nuk ka asnje problem dhe ti duhet te denohesh per shpifje. Nese eshte i paligjshem faji nuk eshte i MaltezIt po I atyre qe kane shkelur ligjin qofte ky edhe vjehrri i Malltezit.
Njejte si per pronat qe ti ke marre ne Shqiperi. Apo nuk je dakort? Nese ty ti kane dhe ne kundershtim me ligjin, a mos duhet te denohesh ti?
MOS U MERR ME POLITIKE MOR XHAN SE JETA ESHTE “NE ATO MAJA RRIPA-RRIPA”
Jemi me fat qe kemi nje gazetar tejet profesionist si Caelo Bollino. Respekt.
Bravo Bollino. Sei grande, continua cosi.
Ne burg Malltezi dhe ti mafioz qe vjedh kete komb te varfer.Ke ke toke, koncesione dhe afera te dyshimta ndertimesh me Ramen ne vitet 2000.
Bollino, po lexoja deklaraten tuaj te mbrojtjes (hamendesoj te redaktuar nga avokati juaj). Nuk kisha nerva ta lexoja te gjithen, por ne tre faqet e para vura re nje fakt qe me ben habi. Si ka mundesi qe ka aq shume gabime drejtshkrimore? Si ka mundesi qe ende vijohet te shkruhet shqip, ne nje dokument drejtuar gjykates, duke shkruar cdo fjale me “e” dhe jo me “ë”. E kuptoj lehtesine e te shkruarit me e, por personalisht dhe per me teper ju si gazetar, duhet te tregoheni me te kujdeshem. Aty kishte aq shume gabime, sa te bente me dhimbje koke, si prsh.: “I” ne vend te “i” dhe fjale te bashkuara “sit e” ne vend te “si të”, “public” ne vend te “publik”, shmangia teresore e perdorimit te “ç” etj. etj. etj.. Per me teper, perdorimi i paragrafeve nuk ka kuptim ne menyren e te shkruarit… Keqardhje per skandalizimin e gjuhes, keqardhje per profesionin e avokatit
Po my mut shteti qe duam dhe qe paguan nje ushtri me krimba nuk eshte ne gjendje te gjeje ku I ka fituar parrate chalice maltez.?
Nuk ishte budalla kerma Sali qe e emeroj drejtor arkivi te jatin e Jamserbit drejtor. Me pas keta vemje u hodhen ne sulm te rrembejne cte munden dhe babezia nuk kishte limit. Cubi Sali pergatiste lejet e Gita,Zeni , Jamserbi e Liria dhe vellai i saj e me kuc e mac te te njejtit soji pasuroheshin me nder. Sot qe cdo gje duket sheshit keta nuk e njohin turpin dhe kane surrat te flasin. Shpresojme qe drejtesia ti gjeje vendin e duhur dhe te veje haka tek i zoti.Paskemi qene shume popull i urte dhe i duruar dhe po te shikosh fqinjet verdalle bejne gjemen per nje padrejtesi te vogel. Kurse kopeja Berisha I bene poshtersite sheshit ne driten me diell pasi drejtesine e komandonin si te kishin deshire. Semundje e ilace ju befshin pasurite e rrembyera.
Lexoj me vemendje fjalite e Jamarber qenit dhe i krahasoj me kulturen e Karlo Bolinos. Gazetari italian edhe pse i sulmuar dhe ofenduar nga zagari i Sales nuk i lejon vetes te bjere ne vulg. Si ka mundesi qe jan kaq shpellare zagaret e Sales. Nuk ka pasuri qe i ben njerez keta mizerje
Eshte nga të paktat hetime gazetareske serioze,se “gazetarët e leshit”shqiptarë do hetojnë cicat dhe shalët e baxhellave,
por nuk kuptoj përse nuk i dërgoni në SPAK apo prokurori këto dokumenta kaq të sakta dhe të proçedohet me hetim ?
7×24 shfaqeni!
Si keshilltar ambientalist kullat duhet ti kete ndertuar me kritere shkencore. Duhet pyetur dhe Sazan Guri sa ka ndihmuar keshilltagi per ruajtjen e ambientit. Ky kombinacioni Sazan – Jamarber duket produktiv dhe antikodruptiv.
I ka shit gjyshi rrushe e fiq tropoje
Qeverisjet me te korruptuara dhe me antipopullore perveç qeverise se enver hoxhes e cila ishte me karakter terrorist, pas 110 vjet te krijimit te shtetit shqiptar, jane qeverisja e vitit 2000-2002 dhe qeverisja e sali berishes perreth 14 vjet. Populli detaje nuk di se si kane vjedhur fallsifikuar e manipuluar, por po t’ju shohesh pasurite,qe duhet te behen transparente, fakti eshte brenda. Mjafton 17 pallatet e Jamarber Malltezit per te vertetuar korrupsionin madhor te kesaj familje. Por nuk eshte gje as ky korrupsion para faktit te klanit kriminal qe udheheqin dhe behen pengese serioze per aspirarat e popullit shqiptar.