Një ide që mos na vrasin më në rrugë apo lagje

26 Qershor 2021, 16:31Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Vrasjes së ndodhur në autostradën e Vlorës ku një makinë e drejtuar nga tre të rinj i mori jetën një familjeje të tërë është nga ato që tronditin opinionin. I cili në reagim reaktiv pasi i lë fajin qeverisë, nuk e vret mendjen dhe pas tre ditësh e harron.

Ca që e mendojnë dy gisht më gjatë ia ngecin policisë. Në fakt policia shqiptare nuk ka çfarë bën më shumë. Ajo është e keqpaguar, e keqtrajtuar dhe e keqinterpretuar. E pakët në numër për një popull të harbuar që lirinë e ka ngatërruar me anarshinë; e tradhtuar shpeshherë nga shteti që i pushon nga puna sa herë i duhet të bëjë reforma, duke i lënë në mëshirën e krimit; e përbuzur nga gjykatat që lirojnë shkelësit e ligjit, ne duhet ta falënderojmë edhe për kaq sa bën.

Dikush rekomandon edukimin. Dakord në planin afatgjatë, por kjo nuk vlen për vrasësit e rrugëve. Atyre dhe prindërve të tyre nuk është se u mungon mundësia për shkollim dhe edukim. Thjesht u duket se derisa ajo mënyrë jetese dhe ato tru që kanë, i kanë sjellë në stadin ku mund të vrasin e presin dhe jeta e njeriut vlen sa një rrogë e keqpaguar mujore, atëherë nuk kanë nevojë për më shumë edukatë. 90% e pasanikëve shqiptarë kanë një nivel kulturor të vajtueshëm, ndaj nuk mund të presësh që trashëgimtarët ta ngrenë stekën më lart.

Po cila mund të jetë rrugëzgjidhja, meqë nga një anë kemi murin e të drejtave të njeriut dhe nga tjetra korrupsionin?

Ka një rrugëzgjidhje dhe ky është represioni.

Është një ide e vjetër në strukturën ushtarake të shtetit shqiptar, por që tashmë duhet të marrë rrugë: Ne duhet të krijojmë trupën e xhandarmërisë, karabinierisë apo policisë ushtarake, le ta quajmë si të duam. Dhe nuk do të na kushtojë shumë.

Aktualisht Shqipëria ka disa mijëra ushtarë. Duke qenë se nuk mjaftojnë as për luftë e as për punë, ndoshta një numër prej tyre duhen kthyer në rolin e policisë ushtarake. Ky të shërbejë edhe si një stacion për trupat komando që në ditët e sotme pasi mbushin moshën, i hedhim në rrugë pasi i tillë është sistemi i karrierës.

Banesat e tyre duhet të jenë në sistem kazerme të ndërtuara brenda reparteve. Aktualisht ushtria ka prona pa fund të cilat mund t’i shkëmbejë me blloqe banimi me ndërtues që jam i sigurt se do të pranonin kleringun tokë për pallate.

Gratë e tyre mund të punësohen në sistemin e ushtrisë.

Karriera e tyre nuk do të ishte e ndikuar nga sistemi aktual pasi arma do të kishte funksion të dyfishtë civil dhe ushtarak. Ndërsa avancimi në karrierë dhe dalja në pension të ishte e fiksuar me kod. Ky sistem i mbyllur do t’i bënte vështirë të prekshëm nga korrupsioni.

Një numër prej 3.000 vetash do të mjaftonte të mbulonte pikat nevralgjike të republikës, aty ku krimi tashmë ka trembur drejtësinë dhe policinë, si dhe të kontrollonte arteret kryesore rrugore ku ligjin e bëjnë makinat 100 mijë euroshe.

Ndoshta duhej parë edhe një sistem drejtësie ku tipat që do të arrestonte policia ushtarake, të gjykoheshin nga një trupë ushtarake, e cila do kishte një lidhje organike me këtë sistem, me privilegjet e tyre dhe me imunitetin e tyre.

Gjithë sa më sipër është një trajektore që e kanë pasur më parë edhe shtete të zhvilluara, në momente destabiliteti. Por dua të bie vetëm një shembull nga Kroacia.

Pas luftës në Ish-Jugosllavi, krimi i organizuar i ish-ushtarakëve apo ushtarëve që kishin kaluar në ferin e luftës, mori krahë në republikën e re. Dhe nuk ishin braca qytetesh shqiptare që as dinë të qëllojnë, as të vrasin, as të drejtojnë makinën, madje as të pinë tamam hashash, por njerëz të stërvitur me luftën dhe trafiqet e nëndheshme.

Zgjidhja u dha nëpërmjet policisë ushtarake. Bashkëkohësit tregojnë se kur dilnin fuoristradat e Vojna Policija nëpër rrugë, dridhej qyteti.

Po ashtu italianët sa herë kanë probleme të nxehta ia besojnë karabinierisë. Dhe kështu me radhë.

Kurse situata e krimit në Shqipëri dhe shthurja që ka marrë psikologjia jonë, kërkon medoemos një gjetje. Policia tashmë nuk ia del dot e vetme. Ne nuk mundemi të ndryshojmë apo vetedukohemi pa diktatin e shtetit. Ndaj diçka duhet bërë./dritare.net

34 komente në “Një ide që mos na vrasin më në rrugë apo lagje”

  1. Luli says:

    Po Sali Berisha dhe Lulzim Basha cfar dote thone pastaj ??mbeshtetur nga thashathemexinjt dhe Kanaliste te ashtuquajtur Demokrat
    Qe nuk lene emisione pa share qeverine dhe policine ? por mire dote ishte sikur te vendosej regulldhe disiplin per kafshet verior qe spo lene gje pa bere
    Si ne Shqiperi ashtu edhe ne bote ( Jan akoma te pa civilizuar dhe kafshe)
    Kjo eshte shqiperia e tanishme

    1. ha ha te dhemb sumatricia ? jua kane shpartalluar sumatricen si famile. ty duhet te ti qin ropt me kuq dhe me maq. turk muti.

  2. Mustafa kacollja says:

    Shume e vertete. Në Itali arma e karabinierise që është policia ushtarake gëzon një respekt të madh në popull. Ata janë fjalë pak e punë shumë korrekt e të përpiktë në maksimum detyrën e me popullin. Tek ne po të duan politikanët gjejnë mënyrën e luftës ndaj këtyre djajve injorante por mjegulla është emirë për ujkun.

  3. ILIRET says:

    Kujtova se cfare propozimi do te beje, mirepo nuk ke thene gje Dritan.
    E para, duhet te dish se policia ushtarake ekziston edhe sot si strukture. Me disa djem qe kane miq, edhe ketu me mik, dhe vegjetojne aty per te mare rrogen, sic behen gjerat ne Shqiperi.
    E dyta, edhe xhandarmeria te krijohet, do te ndodhe njesoj si me policine. Ketu te gjithe njihen me njeri tjeterin, dhe ….. do ta shohesh cfare kam per te bere…!!!
    E treta, mos harro se ketu ekzistojne disa struktura policore. Policia Rrugore, Task Forca Rrugore, Forcat e Shqiponja, Patrulla e Pergjitheshme, Forcat Speciale, FNSH, RENEA, DELTA, etj.
    Nese ne situata mbingarkesash rrugore, po te behej nje planifikim i drejte i ketyre forcave, sigurisht edhe trimat do te frikesoheshin.
    Mendoj se edhe masat administrative e penale duhen perforcuar ne menyre te tille, per tu prere rrugen shkelesve te perseritur.
    – Si do te veprohet ndaj atyre qe nuk e rruajne se kane dhjete apo dyzete gjoba pa paguar?
    – Si do te veprohet ndaj atyre qe drejtojne mjetin pa patente? Pervec burgut, a duhet sekuestruar edhe mjeti?
    – Si duhet vepruar per mbledhjen e armeve qe jane neper makina. Thuhet se nga perplasja e djeshme, trimat kane fshehur nje pistolete.
    – A duhet nje Veting ne Rruge, per makinat lluksoze. Te behet i tille, qe trimat kur te nisen me to nga shtepia, apo orgjia, te mendohen mire, se do tju nxihet jeta gjate rruges. Ku nuk mund te shkojne nga Tirana ne Himare, pa u ndalur, kontrolluar dhe kerkuar llogari se mese e kane blere kete makine.
    Po te doje shteti, ja ve traun shitblerjes se makinave lluksoze. Ne momentin e transaksionit i kerkohet hesap ligjor edhe shitesit edhe bleresit, te justifikojne shumen me te cilen blihet makina. Mirepo shteti nuk do. Nuk do. S’do.
    Dhe policia rrugore vazhdon te gjobise fakirat, makinat pse u bien llamarinat ne rruge, dhe kthejne kurrizin kur fluturojne te fortet.
    Fundja c,ju duhet. Kane familje. Kane femije.

    1. Buckethead says:

      Nuk e di as vete sa shume dua te them kur mendoj qe ketij populli i mungon Enver Hoxha. Komb i pa dinjitet dhe udheheqes pabole.

      1. dikur says:

        E sakte .. çelesi qe kerko Hila haha…….quhet “diktatura e proletariatit”

  4. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Pordhe me rigone,nuk ka xhandar apo xhonturk qe i bie ne rruge muslimon brother’s……vec hurin ne bithe.
    Kjo per faktin se kriminelet turkoshqipfoles nuk jane vec ne rruget nacionale (kujtoj se gjithe kriminelet apo grabitesit e ’97 ishin vec muslimon brother’s) por ne cdo hallk te jetes.
    Politikan-turk
    Minister-turk
    Professor-turk
    Doktor-turk
    Drejtor-turk
    Doganier-turk
    Polici-turk
    Gjyqtar-turk
    Avokat-turk
    Aktor-turk
    Kengetar-turk
    Telesehir (tv)-turk
    Sportist-turk
    Istorian-turk
    Perdhunues-turk
    Grabites-turk
    Kriminel-turk
    Shofer-turk
    Taxixhi-turk
    Burgaxhi-turk
    Madje dhe poutanat apo pederast jane totalisht turq…….
    Athere me cilet do te luftojne keta “komando/xhandare”!?
    Qe nuk ka cudi qe dhe keta vete te jene turq……!
    Pra,arrihet ne perfundimin se ne nje hale islamikesh nuk ka sesi te behet shtet,apo te funxionoi DHIMOKRATIA.
    Nuk behet ki vend dhe Tsani ka shume te drejte……

    1. Moto says:

      A të martë mortja ty që kujton se na ofendove. U pjerthsh megjith çanin!

      1. mendimi im. says:

        Moto. suniti nuk eshte edhe aq ofendues sa c’duket. Nuk me pelqen aspak komenti i tij i por te mendosh duket qe ka plotesisht te drejte. Perse vetem vendet turkodashes jane kaq te varfer ne tru ?

      2. Draper dhe Çekan says:

        Ku i dihet mund te jete vete Cani
        Loqe Cani loqe dhe ky shoku orthodox i canit

      3. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

        Per Myqon me moto: ketu nuk jemi te fendojme apo te pjerdhim askend,ketu japim cdo njeri prej nesh mendimin e tij,ne lidhje me materialin,ok.
        Nese ka dicka te pavertete nga ato qe une shkruaj, me shume deshire mund te pranoj kritike.
        Sa per ofendimin (sipas teje) te jesh turk,gjermon,talion,kinez a ufo nuk perben krim, thjesht jepet nje identitet.
        Tani,pse ju fendoheni me citimin”turk” kjo eshte nje tjeter istori…….. gezuar ramazonin.

        1. dikur says:

          Ai prifti grek qe bente “pipa ” e kemi pare dikur tek “Fiksi” te kjutohet? Mendoj se greket me ne krye Janullen jane si ai prifti. Ty nuk te vjen keq besoj se ti je shqiptar i besimit orthodhoks apo jo ? Ti nuk je grek ? Megjithse ……..mbase edhe je grekoshqipshkrues…

    2. qytetar says:

      O ZOT NA FAL…
      CFARE NDYRESIRE KE BERE… JANULLATOS

    3. Vandi says:

      Atehere n.q.s.policia eshte e paket ne numer, e keq paguar dhe e pa fuqishme, si è shpjegoni ju zoti Dritan qe gjobiten vetem fukarenjte e pa fuqishem ekonomikisht dhe jo te ashtuquajturit bosa(qe ne pjesen me te madhe jane dhe kriminele).?Si e shpjegoni ju qe pjesa me e madhe e policave “te keq paguar”kane nga dy ose tre pale shtepi dhe biznese?(natyrisht nje pjese e tre jane te ndergjegjshem).Pra zoti gazetar ky quhet korrupsion dhe jo pamundesi per te kryer detyren ashtu si duhet.

  5. sapa says:

    Asnje lloj ideje nuk e shpeton kete popull!Shumice e korruptuar dhe pacivilizuar!Po te ishte e kunderta do mbizoteronte e mira por ja qe nuk eshte ashtu!

  6. renato says:

    Ky qe flet me kaq urrejtje per Turqit duket qe eshte shpellar nga ata te Sali non grata….
    Mardheniet me shtetin Turk ne keto 30 vite kane qene kostante nga cilado qeveri por shpellaret kaq kuptojne…. E mor derra qe kure nuk do beheni njerez….

  7. Sander says:

    O zoti gazetare – Çiri thu? jasht shtetit nuk ia njef njeri surratin policise rrugore se gjithska kontrollohet me kamera dhe gjoba te vjen ne kete forme: zoti filan, me kete til makine ke qene me kete shpejtesi, ne ate ore e date, ne ate aks rrugor… Me pas vazhdon… nga patenta te hiqen kaq pike dhe nuk je i lejuar ti japesh makines per 6 muaj, nje vit, duke u varur denimi nga shkalla e shkeljes. Nuk mbaron ketu se me letren bashkangjitet dhe gjoba.

  8. Qytetari i Thjeshte says:

    I nderuar nje saktesim, makina drejtohej vetem nga nje i ri, dy te tjeret ishin pasagjere!
    Se i bere te tre vrases jo per gje.
    Nje mundesi per te parandaluar keto lloj vrasjesh do te ishte kontroll i thelluar i pasurise se gjithe atyre qe kane makina qe kushtojne 100 mije euro e siper, konsumojne 200 euro karburant ne dite dhe nuk kane punuar asnje dite.
    Kjo behet per 30 dite, jo me shume.
    Sekuestrim pastaj konfiskim i pasurive.
    Nese gjykatat jane te pakorruptuara gjithnje.

    1. Asd says:

      Konstatim i sakte. Ekziston edhe ligji; quhet ligji Antimafia.
      Nuk ka nevoje per xhandare (propozim i kote) por prokurore qe kane te drejte te kontrollojne cdo dokument dhe te therrasin ne zyre per cdo incongruo (mosperputhje). Ne Itali nese ben nje blerje te pajustifikueshme te kontrollojne me radhe fillimisht Gurdia di Finanze, Ufficio Esatri dhe Prokuroria. Per mosperputhje te vogla vjen gjoba dhe ndiqesh nga nje zyre qe e kane tmerr gjithe italianet Equitalia.

  9. qytetar says:

    o zot — c mund te beje Policia – kur i jati i jep nje gomari adoloshent nje pallat pesekatsh ne drejtim…;
    TOKE E XANUN

  10. Vlora says:

    Une kam nje ide tjeter o njeri i medias ! Po sikur ju te medias e opinion-beres te refuzoni reklamen e ketyre vemjeve kokboshe? Tv shqiptare(shembulli me tipik Arjan Cani e emisioni i tij miserabel e mediat on-line ) duken si bordello te viteve 90 ne evropen lindore , me lloj-lloj idiotesh e dhembethyer qe behen personazh publik e marin like nga tufa e idioteve ! Eshte media shqiptare ajo qe u jep rendesi alabakve e qurashve qe imitojne zezaket e getove te Amerikes ne menyre banale , pa patur piken e lidhjes me ate bote !! Media luan nje rol decisiv ne edukimin e brezit te ri, ne kete vend djemte enderojne te behen bosa droge me makina te shtrenjta e vajzat kurvat e tyre qe enderojne te bejne xhiro ne makina me xhama te zinj! Nese nuk i ndaloni dot vipat alabak qe prodhojne kope me alabak te pakten e thoni nje fjale , mos heshtni ..per turpin tuaj e per turpin qe do u lini femijve tuaj !

  11. Olsi says:

    Terci verci ne ne vete na sjell vetem denimi me vdekje,do shikoni pastaj ,sa here do mendohen . vrave lakun ne gryke dhe mbaron puna per 1 minute. Nuk ka asnje zgjidhje tjeter. Te shikoni si do bjere numri i vdekjeve.

  12. Genci says:

    Ke të drejtë dhe pikë.

  13. drini says:

    Sugjerim
    Gazeta tema vendosni ne pune moderatorin sepse po behen komente raciste, fetare dhe antikombetare nga nje komentues qe vetem urrejtje shpreh ne komentet e tij.Gjaku u i tij eshte i perzier por ai nuk e pranon dot dhe urren te paret e tij njerin nga azia (babain) tjetrin nga greqia (nenen). Nuk e ndihmojme dot per zemerimin e tij
    Thuajini stop komenteve te komentuesit: Sunitet nuk behen njerez

  14. Aranit says:

    Po sikur te rregulloni rruget nje here apo c’e do?

  15. Guri says:

    Mire ai 22 vjecari qi i kisht thene mendjes ik e pirdhu por ky Hila cfare pati!?!?!
    Per cdo gje, reagimi jone si shoqeri eshte tej normalrs e jashte normave, jashte njerzillekut e jashte cdo lloj botekuptimi.
    Per nje idiot dhe per disa hila(te ciliet makinen e kane ankth dhe jo mjet), do na cajne trapin ne kontrolle per nja nje muaj kot fare.
    Aksidente te tilla ndodhin kudo… POR NUK CMENDET NJE SHOQERI E TERE…
    Gjerat jane te thjeshta por ne si shoqeri jemi e degraduar qe ne gjeneze, qe kur te pret doktori kerdhizen, e kupton se ke ardhur ne kete bote ndermjet korrupsionit, i ka dhene baba lek doktorit qe te te presi kerdhizen… masandej e tutje i kote cdo diskutim.
    -Ne nuk merremi kurr me shkaqet
    -Ne kerkojme burg per tjetrit sikur te ishte burgu kafshate buke, duke harruar qe burgu vetem njerez cjerzor prodhon dhe kete e bejme me gjithe qef dike mos diskutuar asnjehere pasojat shoqerore qe ka per shoqerine nje i burgosur
    -Ne nuk dime nga tja nisim dhe nisjen e fillojme nga fundi, pra burg.
    -Po si nuk degjova nje gazetar keto dy dite te thote; ore kjo rruga levan-fier me ato parametra qe ka, sa eshte shpejtesia e lejueshme po te ishte kjo rruge ne gjermani?!?!?!?!?!!?!!
    Po sikur e njeta rruge ne gjermani te mos kete limit, kush e ka fajin?
    -Si nuk degjova nje gazetar qe te thote se limetet e shpejtesive ne rruge jane vetem e vetem qe, neqoftese ndodhin aksidente, shteti te mos kete detyrimin te japi demshperblim dhe sidomos shoqerite e sigurimeve te mos japin kurëëëëëë demshperblimin maksimal pasi mbeshteten te “tabelat kufizuese” ?
    -Si nuk degjova nje gazetar apo specialist i cili te thote se shteti e ka te detyruar te kete nje piste shpejtesie ku te rinjte te shfaqin adrenalinen e tyre, pasi eshte e vetmja menyre qe ti thuash shoferit se :ja ku e kishe pisten, rruget kane limite.
    -Dhe vime te thelbi i cdo aksidenti shpejtesie… PERSE LEJOHEN TE QARKULLOJNE MAKINA QE KANE KILOMETRASH MBI 130/km ore KUR NE SHQIPERI KODI RRUGOR E PERCAKTON QARTE SE ME SA KM/ORE LEJOHOHET?!
    -Perse shteti lejon zhdoganimin e cdo mjeti rrugor qe e tejkalon kete shpejtesi?!?!
    E pra “te dashur” gazetar, aksidentet nuk kontrollohen me xhandarmeri e as me burg, por me rregulla njerzore.
    Ju gazetaret domosdo, do jepni mendime me idioteske qe egzistojne se po nuk i dhate, me cfare do merreni pastaj, ku do gjeni ndodhira idioteske qe te mbushni faqet tuaja?

  16. ymer janulla says:

    Ti kujton se tema është fletore kombëtare?? Ata që bëjnë komente antikombëtare, i bëjnë pikërisht se tema është gazetë që i shërben lobit grek. Tema çensuron vetëm komentet ntikombëtare. Ymeri e mban gazetën vetëm për tju kundërvënë albin kurtit! Për spiunin grek arian çani që ofendon shqiptarët nga kanali i saliut,nuk gjen dot një fjalë për të shkruar.

  17. Merati says:

    Une mendoj qe te behet si ne Amerike jashte qyteteve per kontrollin e cdo kujt per cdo shkelje dhe per shpejtesi eshte tjeter strukture me emrin STATE TROOPER ata i ke kudo dhe jane shume rigoroze jane me makina jo te policise por me emrin state trooper jane te prere ne vendimet dhe qendrojne ne vende kyce dhe te fshehta kete metode te beje dhe policia e shtetit

  18. Yrrja byrrja kam kum says:

    Me kujtohet ne itali nje mengjes, ne nje lokal nje 6 polic brenda pa maska, benin muhabet. Ne ato momente futen 2 karabinier, ngecin pak, po vazhdojne porosisin kafene e pijne, pastaj dalin. Njeri prej karabiniereve flet ne radio i ben me shenje kolegut, e kthehet te lokali dhe gjobit 4 policat qe i gjen pa maska !!!!!
    Imagjino ku jemi ne si shqiptare !!! nje vend muti me nja 70% njerez kafshe. Te ne duhet denimi me vdekje per 3 vepra: kush vret, korrupsioni ne administrate edhe me nje 500 L dhe kush shet trafikon drograt.
    Hajt befshi qef se e djel neser.

  19. Vandi says:

    Atehere n.q.s.policia eshte e paket ne numer, e keq paguar dhe e pa fuqishme, si è shpjegoni ju zoti Dritan qe gjobiten vetem fukarenjte e pa fuqishem ekonomikisht dhe jo te ashtuquajturit bosa(qe ne pjesen me te madhe jane dhe kriminele).?Si e shpjegoni ju qe pjesa me e madhe e policave “te keq paguar”kane nga dy ose tre pale shtepi dhe biznese?(natyrisht nje pjese e tre jane te ndergjegjshem).Pra zoti gazetar ky quhet korrupsion dhe jo pamundesi per te kryer detyren ashtu si duhet.

  20. Vlora says:

    Nuk mund te mungonte një koment idiot! Idiot si argument pasi nuk qendron në asnje vend të globit! Do të cajne trapin ty kontrollet? Po kufomat e femijve rrugve të bera copa ta cajne trapin? Po idiotet kriminel ta cajne trapin kur te presin rrugën? Levan-Fier ka parametra optimale per një rrugë inter urbane! Boll justifikove budallekun njerzor! Mësoje se kompanite demshperblejne viktimat e jo vrasesit se na e ktheve botën permbys! Edhe rregullat e qarkullimit rrugor nuk I kanë bere kompanite, jane per te rregulluar trafikun ndryshe kthehemi në mesjete! Nuk ka asnjë piste shpejtesie shteterore në asnje vend të botës, shteti nuk ka asnjë detyrim, kokcepat ta bëjnë vetë e të hanë kokat! Në botë ka edhe makina që ecin me 300 në ore, ka edhe arme, ka edhe bomba.. Kjo nuk do të thotë që ti perdoresh kudo o argument idiot!

    1. Guri says:

      Vlora, per tipa si ty e kam argumentuar me pike e presje… Jeni idiote, dhe gjene e pare qe mendoni eshte burgu.. ndaj jemi – ishim-do jemi te katandisur ne nje mocal ku asgje njerzore nuk has shqiptari ne te perditshmen e tij ketu e 2.000 vjet te pakten

  21. adi durres says:

    Sapo lexova frazen e pare te artikullit,ndalova menjehere se lexuari kete artikull,citoj(nje makine qe drejtohej nga tre te rinj)pse cfare makine eshte ajo boing 737 apo airbus 380 qe te kete nevoje te drejtohet nga tre vete,nuk e di ti se pergjegjesi penale apo civile mban vetem drejtuesi i mjetit, bile dy te tjeret qe udhetonin me te kane te drejten e demshperblimit nga siguracioni i mjetit,te njejten gje benin dhe mediat ne itali kur kishte incidente rrugore me te huaj ne timon ,qe te dukeshin si grupe kriminale.

  22. betixho says:

    Nuk e kam idene e legjislacionit rrugor dhe nuk kam as patente se jam i moshuar,por desha te thosha nga qarkullimi rrugor ne France,atje korsia e shpejtesise se larte ishte bosh,me gjithse korsia tjeter ishte plot me makina ne qarkullim,kejo korsi ishte bosh,dhe aty kalonin makina si plumb.Drejtuesit e mjetit te kesaj korsie e dinin se asnje makine e shpejtesise me te ulet nuk mund te kalonte atje se ishte bosh.Kejo ndoshta egziston edhe ketu tek ne po a zbatohet.Nje makine me shpejtesi te ulet muk duhet te dale te korsia e shpejtesise se lart,mbasi ai ndodhet i rrezikuar plotesisht.Mendoj se shume aksidente vijne edhe nga ky rregull i pa zbatuar apo i pa specifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje