Nga Adriatik Doçi
Pas çdo humbje në zgjedhjet e përgjithshme, në Partinë Demokratike nis një fushatë spastrimesh të figurave që kanë kundërshtuar linjën e kryetarit, duke e identifikuar si përgjegjës për vijimin e qëndrimit në opozitë. Historia pas zgjedhjeve të 2013 dhe 2017 priret të përsëritet në 17 korrik të këtij viti, tre muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Sinjali i parë për furtunën kundër kundërshtarëve të Bashës reflektohet në një formular të kryesisë së PD-së, e kontrolluar nga Basha, për analizën e humbjes. Në pikën pesë të formularit, u kërkohet degëve të PD-së të identifikojnë të gjithë personat influent të brendshëm dhe të jashtëm që kanë punuar kundër PD-së. Personat dhe veprimtaria e tyre kundër PD-së duhet të reflektohen në një raport dhe të dorëzohet në kryesinë e PD-së brenda datës 5 korrik.
Ky proces do të mbyllet me 10 korrik. Më pas, gjetjet do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar, i cili do të mblidhet në 17 korrik me vendim të Kryesisë së PD-së. Ndërkaq, krahas gjetjeve për humbjen, Kryesia e PD-së ka vendosur të përfshijë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, forumi më i rëndësishëm i PD-së. Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar janë një lëvizje politike për të ndëshkuar anëtarët, të cilët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve. Me 17 korrik pritet largimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, një nga kritikët më potencialë të Bashës. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Arben Ristani, anëtar i Këshillit, i cili gjithashtu i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen.
Në shënjestër të fushatës së spastrimit janë edhe Lisander Hoxha dhe Indrit Hoxha, të cilët kanë identifikuar Bashës si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve. Nga Këshilli i ri Kombëtar të PD pritet të mënjanohen edhe Alban Zeneli, Enno Bozdo, Suzana Guxholli dhe Erald Kapri, të cilët janë anëtarë të Këshillit aktual. Zeneli refuzoi urdhrin politik të Bashës dhe Berishës, duke pranuar mandatin e deputetit në pranverën e vitit 2019. Enno Bozdo dha dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD me në krye Jepi Gjanën, duke u distancuar nga farsa zgjedhore për rikonfirmimin e Bashës. Kaq do të mjaftonte për ndëshkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar. Ish-këshilltarja e Berishës, Suzana Guxholli, ka artikuluar disa kritika ndaj Bashës, ndërsa Erald Kapri u pozicionua në krah të Agron Shehajt, i cili sfidoi Bashën në zgjedhjet 13 qershorit për kreun e PD-së.
Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, për të ndëshkuar politikisht Nishanin dhe grupin e tij, nuk do të jenë forma e vetme e spastrimeve. Kryesia e PD-së ka lënë të hapur mundësinë për t’i propozuar Kuvendit Kombëtar ndryshime në statusin e PD-së. Kjo do të thotë se përmes ndryshimeve në status, Basha mund të shkrijë sekretariate, forume dhe struktura të ndryshme të partisë, të drejtuara nga kundërshtarë të tij, si dhe të ngrejë struktura të reja. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse Fatbardh Kadilli do të jetë apo jo pjesë e forumeve të larta të PD-së pas 17 korrikut 2021. Kadilli, ndërsa kandidoi për drejtimin e PD-së, është shprehur se Lulzim Basha ka fytyrën e humbjes dhe se është përgjegjësi i vetëm për disfatën e PD-së në zgjedhjet e 21 prillit.
Po çfarë ndodhi pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 2017? Me përjashtimin nga lista e kandidatëve për deputetë, Basha largoi automatikisht nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar grupin e kundërshtarëve të parti. U larguan në bllok Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Arben Imami, Keltis Kruja, Genc Ruli etj. Që të gjithë të larguarit u zëvendësuan me një rreth të ri të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në datat 28-29 prill 2018. Në verën e vitit 2013, janë mënjanuar të tjerë kritikë të Lulzim Bashës, si Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Leonard Demi, Osman Metalla etj, rreth 40 figura të PD-së. U spostuan në atë kohë edhe Ferdinad Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Mark Marku, Jemin Gjana, Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli, por u afruan sërish pas katër vitesh.(Shqiptarja.com)
me spastrimit te meparshem Askushi Basha do te thyej dhe recorded e dktatures enveriste te spastrimeve…kur ishte zakon te mos perjashtoheshin shume pernjeheresh sepse duhej ti tregohet popullit se jane nje grusht te shiturish…tradhetaresh e armiqè..
Ku enveristi I shek 21 nuk e ka kuptuar se nuk mund te vendosi diktature….perkundrazi kundershtimi do jete me I madh…çka eshte e sigurte sepse Lulèzim askushi ne se do largohet apo mènjanohet Berisha ate nuk e llogarit asnjeri e nuk do permbysi dot regjimin edvinist….e tè mos harroj se do tè ketè voting dhe per te…
E hengri Basha kete rradhe , mbasi demin me te madh PD se ja shkaktoi ai vete , qe nga daljet e tij tere POMPOZITET MAJE MAKINAVE SI KENDEZI MAJE PLEHUT , duke recituar ane kend Shqiperise VJERSHAT ENDER me KRYEMINISTER !
Koka të qelbura. U kthefshin atje nga kanë dalë. Karrieristë, sharlatanë, mashtrues….
NGA FOTUA—
NJERI ME M….. .. SE TJETRI—
PD-ke eshte nje stan me dema dhe lope te çmendura.Ata nuk din kujt t’ja hipin te parit.Port kryedemi Basha kerkon t’jua hipin te gjitheve.Keshtu siç e ka zene PD-ke nuk vjen kurre ne pushtet. Basha,eshte fati i Edi Rames qe do mbreteroi deri ne 2030.PD-ke do vije ne pushtet vetem kure te largoi Sali Berishen, se prezenca e tij i prish shume pune PD-ke. Berisha eshte i mire vetem per servilat e tij.
Shume shqetesuese kjo situate ne PD. A e ka valle luksin nje parti tanime e rrezuar pertoke, te perjashtoje nga radhet e saj te gjithe keta emra qe renditen ne kete shkrim? Situate me te rende nuk ka patur e nuk ka jo vetem ne nje parti politike shqiptsre por askund ne Europe.
Kko situate eshte e pashpjegueshme.
Vini re çfar ndodh! Lulzim Basha me ekipin e tij, me aleste nga njera ane dhe Monika Kryemadhi nga ana tjeter, te gjith se bashku u jane turrur vilave qe kane gjithandej neper bregdet dhe vilave ne zonat malore, e deklarojne pa pike turpi qe “tani eshte koha per te pushuar” (kane 8 vite pa bere asnje pune) dhe kete e bejne ne tradheti nda elektoratit te tyre, pasi nuk kane kurajon te ballafaqohen me mbeshtetesit e tyre se “cilar jane shkaqet e verteta te humbjes”.
Bravo i qofte Edi Rames me gjith ekipin e tij qeverises, nuk shkuan ne pushime as nje dite te diele, por i rrijne punes mbi koke, e gjith qeveria eshte ne pune intensive dhe kjo tregon pergjegjshmeri. E pse te mos e votonte me shumice populli shqiptar kete ekip njerezish qe u qendrojne premtimeve te bera?
Prandaj opozita e sotme eshte drejt degradimit, tkurrjes ne progresion gjeometrik deri ne shusrjen perfundimtare te tyre.
Po mire! Shqiperia do mbrtet pa opozite? Jo. Tashme te djathtet reale e kuptuan se per 30 vjet kjo PD abuzoi me ta, u mashtrusn, u perbuzen, u menjanuan me dhune nga PD. Por e djathta reale do tentoje te grupohet. Tashme femijet e tyre jane rritur e shkolluar brenda e jashte vendit. Ata po e ndjejne pergjegjesine qe kane ndaj familjeve tradicionalisht te djathta, ish te perndjekurve politike gjate diktatures dhe gjate “tranzicionit”, ish pronarve te shpronesuar nga komunizmi te cilet nuk u demshperblyen dhe aq me keq ato prona i gezon mafja e sektit “non grata”,etj.
E djathta do linde. Eshte domosdoshmeri historike, o sot o kurre.
Edhe realizimi me sukses i reformes ne Drejtesi do e shendoshi situaten politike ne vend, do ndodhe qe vendi te drejtohet nga elitat qe tashme nuk mungojne dhe kane filluar te pretendojne ne marrjen e fateve te vendit ne dore.
Te gjitha spastrimet nku i ben Basha se ky eshte nje klloun por i ben ENVER NON GRATA….
Po ca kokash jan keta!!! Njeri me legen se tjetri.
Antena brenda kritikeve:
1- Indrit Hoxha, Ibsen Elezi krijojne nje force te re politike.
2- Kadilli dhe Ristani hapin nje institut politik qe ben raporte nderkombetare kunder Lulit.
3- Lisander Hoxha, Eduar Elezi, Piro Ahmetaj dhe disa themelues dhe ish drejtuesve te degeve te PD krijojne nje parti te re.
4- Zenel Hoxha dhe disa shoqata shqiptare ne Europe krijon nje parti te re kryesisht per emigrantet.
5- Bujar Nishani, Edit Harxhi dhe Evi Kokalari sebashku me disa ish drejtues po kalkulojne krijimin e nje formacioni te ri politik konservator.
Ennnno Bozdo dhe Genc Pollo po behen gati te japin kontribut kunder Lulit ku te munden.
Nje pjese e te larguarve nder vite nga ish deputet apo kryebashkiak dhe deri kryetar degesh dhe grupseksionesh jane kontaktuar dhe ftuar per bashkepunim nga te lart permendurit per vazhdimin e projektit te ri politik. Kjo do i kushtonte Pd edhe disa mijera vota minus qe ne zgjedhjet e ardhshme pa llogaritur partine e Patozit dhe Jozefines.
Je strateg Lul Basha! Demin qe ti vete i ben PD as Rama nuk do e bente dot kurre.
Si perfundim Luli do e shpallin Ramen mbret deri 2029 sepse nuk di te fitoje zgjedhjet.