Garda e mori në mbrojtje ambasadorin e BE, Çuçi tregon detaje nga vendimi dhe kërkesa e Soreca-s

28 Qershor 2021, 12:29Kronika TEMA

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Garda e Republikës mori në ruajtje javën e shkuar Ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne, i pyetur nga gazetarët për arsyet, Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha se kjo kishte qenë kërkesë e vetë sigurisë së ambasadorit të BE

“Në lidhje me vendimin e qeverisë në bazë të ligjit të ri të Gardën së Republikës qeveria ka të drejtën të caktojë mbrojtje të posaçme edhe për personalitete të tjera kur e sheh të arsyeshme. Në rastin konkret ka qenë një kërkesë nga siguria e zotit Soreca dhe në bazë të kësaj kërkese morëm një vendim për të shtuar nivelin e sigurisë. Pse ka ardhur kjo mund të pyesni në kabinetin e zotit Soreca”, tha Çuçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje