SHBA bombardon bazat e militantëve në kufirin mes Irakut dhe Sirisë

28 Qershor 2021, 17:56Bota TEMA

Avionët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sulm në kufirin mes Irakut dhe Sirisë kundër grupeve të militantëve filo-iranianë.

Sipas Pentagonit, bëhet fjalë për një operacion mbrojtës kundër disa strukturave që përdoreshin për të lëshuar raketa ndaj trupave amerikane në Irak. Deri tani, raportohet për 5 viktima.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby shton se u bombarduan 3 impiante operative dhe një depo armatimi në Siri dhe Irak.

Ai shtoi se kjo ofensivë erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të këtyre militantëve të mbështetur nga Irani kundër interesave të SHBA në Irak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje