VIDEO/ Pamje apokaliptike nga Moska: Pas temperaturave të larta rrufetë godasin çfarë u del përpara

29 Qershor 2021, 10:20Bota TEMA

Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të çuditshme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, pasi një mot me shi e furtunë shkaktoi një situatë të frikshme në kryeqytetin rus.

Gjatë fundjavës temperaturat u ngritën në 36 gradë celsius, por papritmas ndryshoi gjithçka në Rusi.

Në rrugën Pravda u shemb çatia e një shtëpie, ndërsa kamerat filmuan këtë moment.

Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.

Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi trafostacionin në Shelkovo në lindje të Moskës duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje