I nxehti “përcëllon” Kanadanë, termometri shënon temperaturën më të lartë në 80 vite

28 Qershor 2021, 20:31Bota TEMA

Kanadaja është goditur nga një valë të nxehti në pjesën perëndimor dhe veriperëndimore të saj, që sipas ekspertëve ka sjellë temperaturat më të larta ndonjëherë në vend.

Ditën e diel, në qytetin Lytton në British Columbia termometri arriti 46.6 gradë celsius, shifra këto që thyejnë rekordin 84-vjeçar.

Autoritetet në Kanada dhe po ashtu në disa zona të Shteteve të Bashkuara iu kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin masa, pasi i nxehti mund të zgjasë për disa ditë.

Ekspertët parashikojnë se ndryshimet klimatike pritet të sjellin rritjen e frekuencës së ditëve me mot tepër të nxehtë në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje