Ky është Ilirjan Zaimi, ‘Daja’ i “Shpirtit”, drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë, të penduarit: Shefi pagoi shefin e komisariatit

3 Korrik 2021, 20:11Kronika TEMA

Personi që shikoni në foto është është Ilirian Zaimi, drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që etiketohet nga skafistët e penduar si Daja apo Lani.

Top-Channel shkruan se bashkëpunëtorët e drejtësisë, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli rrëfejnë se si grupi i Dajës ndërveproi me mafian bavareze dhe se si ‘shefi’ kultivoi platancione të tëra në zonën e Skraparit dhe ‘nën bekimin’ e policisë lokale.

Kjo ngarkesë që më pas u transportua nga të penduar u kap dhe nga DIA italiane në dhjetor 2016. Pikërisht për këto platancione droge, i penduari tregon se Daja kultivoi drogë me lazaratas kryesisht me një person të identifikuar si Liloshi i Lazaratit, të cilit ‘daja’ i jepte përqindje për fitimin e mbledhjes.

Në një rast, dëshmitari Shusha shton se Ilirian Zaimi duke u kthyer nga platancioni i Cepanit, i shoqëruar me punëtorët e Liloshit të Lazaratit që rezulton se është Ilir Gaba kishin shkuar në komisariatin e policisë për të zgjidhur një keqkuptim me shefin e komisariatit.

Keqkuptimi sipas dëshmitarit nuk kishte gjë tjetër të bënte përvecse pagesa që daja kishte kryer në polici për të mos u bezdisur. Këtë dëshmi e konfirmon edhe i penduari Drolli që shton se gjatë qëndrimit në tokat me hashash nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga policia.

Ndërkohë dëshmitarët e drejtësisë rëndojnë edhe pozitën e dy ish truprojave të Saimir Tahirit sipas të cilëve ata trafikuan mbi një ton droge drejt Italisë që ju përkiste shoqëruesve gjatë kohës që ata mbanin detyrën e rëndësishme. Dëshmitarët tregojnë se truprojat e kishin kultivuar drogën në Memaliaj në një platancion ku punëtorët paguheshin nga 15 deri në 20 euro.

5 komente në “Ky është Ilirjan Zaimi, ‘Daja’ i “Shpirtit”, drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë, të penduarit: Shefi pagoi shefin e komisariatit”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Hahahaha,shtet banonesh ……trim mbi ligjin!!!
    Nuk behet vatoni o beqiraaaaaaaaaa….. gezuar ramazonin.
    Vec i tredhuri (atheos )Ngjela beson se mund te behet….

  2. M. Micos says:

    Ky ketu ka ndryshuar tre emra deri tani. Ky emrin e vertete e ka Lirim DUCELLARI e ka nryshuar ne Ilir DUCELLARI, me vone ne Ilirin DUCELLARI. dhe se fundmi ne Ilirian ZAIMI. Ky i pa bese esht me origjine nga SKRAPARI nga fshati BUZUQE 5-6 kilometra pa vajtur ne qytetin e COROVODES por i lindur dhe i rritur ne qytetin e VLORES.

    1. korcari vip says:

      Ne Cepanin e floririt qenka mbjelle

  3. sali says:

    Po Likja mos ka nanje njohje me keta si nga ana e nga fshati

  4. ardi says:

    Micos,pse eshte i pabes?Lani,Urani,dhe vllai tjeter ramet past jan nga djemt me te mir te vlores,edhe pse me origjin jan nga Skrapari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje