Kryeministri Edi Rama caktoi sot dy objektiva Policisë së Shtetit; Parametrat e policisë Rrugore dhe pacënueshmërinë e territorit të vendit.
Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka thënë se është proceduar penalisht një fshatar për një avlli, ndërsa në bregdet policia bërë palë me pronarët e hoteleve.
Ndër të tjera ai tha se policia është selektive dhe e përfshirë në korrupsion duke lejuar ndërtimet pa leje. Rama tha se “policia kthen sytë nga ana tjetër”.
“Ne sot jemi përballë edhe fakteve të ekspozuar nga veprimtaria e policisë së shtetit në të shkuarën jo të largët, që kanë qenë gtë implikuar në veprimtari kriminale. Është pozitive që këta individ ekspozohen dhe marrin atë që meritojnë, p;or është domethënëse për të kuptuar se cfarë duhet të mbrojmë ruajmë dhe parandalojmë trupin e policisë së shtetit. Nuk e di në cilin vit kemi hyrë tani porn ë një llogari të thejsht është viti i disatë që ne shikojmë me keqardhje që policia e shtetit nuk e ka plotësuar dhe nuk e ka bërë pjesë të misionit të tyre mbrojtjen e territorit. Ka qenë nj problem I madh I gjithë administrimit dhe menaxhimit tonë ndarja e policisë së shtetit nga ky mision.
Ne e kemi kemi njehsuar misionin me Policinë e Shtetit në të gjithë aspektet e cënimit të pronës publike dhe mjedisit. Për cilat arsye në botë ne duhet të kemi ende shfaqje të ndërtimeve pa leje? Korruptimi i Policisë së Shtetit, asnjë arsye tjetër nuk ka.
Bashkëpunim me krimin. Ndërsa ne në Kuvend kemi kaluar një tjetër paketë për abuzimet. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse paguajnë asnjë cent, jo miliona për ato kosto. Parametrat e Policisë Rrugore dhe garantimi i pacënueshmërisë së territorit duhet të jenë prioritet për çdo drejtues të Policisë. Janë çuar për ndjekje penale fshatarë në zona të humbura për një avlli, gardh apo mur dhe ndërkohë janë toleruar veprimtari kriminale në zonat turistike e të mbrojtura.
Është e turpshme, e frikshme dhe e pagëlltitshme që strukturat të shpenzojnë energji për të futur në telashe fshatarë që rregullojnë avlli, ndërsa para syve të tyre dhe me pjesëmarrjen e tyre në korrupsion hidhet beton në pjesët më të bukura të trupit të vendit tonë. Ndërtohet në vijën e verdhë, çfarë bën policia? Kthen sytë nga ana tjetër. Është krim. Kjo nuk ka emër tjetër dhe kur nuk i vëmë emër gjërave është problem, emri është veçse korrupsion, bakshish, neveri, poshtërsi.
Patrullat e rendit forcat shqiponja dhe policia kufitare të hyjnë në një proces shkundëse dhe lëvizje për të promovuar oficerë policie si ju vetë që keni marrë një besim të rid he për të garantuar se marrëdhënua me qytetarin të jetë A dhe Zh e punës së tyre”, ka thënë kryeministri Rama.
Edo,duhet te kuptosh qe te gjithe territorin e ke jashte kontrolli,jo vetem neper bregdet,megjithese eshte e habitshme se ti i meshon vetem bregdetit.Neper lagjet e Tirones ke parkingje te sajume neper sheshe,rruge,rrugica(lisho fare,pa rrethim pa asgje,sepse eshte shesh, rruge) qe rri njoni dhe thote eshte toka ime,ku nderkohe, ku robi nuk ka asgje.Lere per token qe ja fut kot,nderkohe aty eshte rruge,por nuk kane as tapi, licence,as kase d.m.th. asgje. Policia shtetit,ajo bashkiakja kalojne aty perdite dhe nuk reagon fare,por thote eshte prone private,nderkohe nuk ka asnje lloj documenti,por po e marrim si te mireqene ok,por si nuk e shikon qe nuk ka license,kase etj Kjo eshte policia qe eshte,e papergjegjshme fare.
Une kam nje Bar ketu perball shtepise 100 Qener Po jane shurdhe dhe bertasin qe te degjohen mes tyre nga 07 deri ne 24.00 nuk ka as tabele as kase,nje here qe I erdhen Xhandaret e piste ,I morren te thata dhe nuk i kam pare me,e pyeta nje dite gjoja Pronarin,Po me mire hajdutin e taksave te themi,ja jap shefit me tha 100 mije ne jave tha kam mbledhur mendjen…kjo eshte Policia Shqiptare.tani pse per 8 vite ky Me poture qe do bente shtet nuk di gje,do te thote qe ka mbarruar ta pine lengun o Rama,Qeverisja jote eshte brenda pallatit tend,se Shqiptaret I Qeverisin Bandat e mafies e te Policise.