DETAJET/ Plagosja me armë zjarri në Durrës, policia në kërkim të autorit

10 Korrik 2021, 18:22Kronika TEMA

Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Shënvlash të Durrësit. Policia njofton se pas një konflikti të çastit L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë rupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

“Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje