Historia tragjike e besnikut të Mbretit Zog, letra për të shoqen: Nuk më vjen keq që po vdes...

12 Korrik 2021, 09:25Politika TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të major Murat Bashës, me origjinë nga fshati Plan i Bardhë i Matit, pinjoll i një prej familjeve më në zë të asaj krahine për traditat patriotike, e njohur ndryshe edhe si një prej familjeve më besnikë të Mbretit Zog, pasi gjyshi i Muratit, Veli Basha, gjithë jetën kish mbetur besnik i Xhelal Pashë Zogollit, madje edhe kur e ndoqi pas me bindje të plotë në luftrat kundër turqve, pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Inkuadrimi i Murat Bashës në armën e Xhandarmërisë Shqiptare që në vitin 1919 pas një kursi që ai kreu me ndërhyrjen e Ahmet Zogut, të cilit i qëndroi besnik për 20 vjet me radhë gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, fillimisht si Komandant i Shkollës së Xhandarmërisë në Tiranë dhe më pas si oficer pranë Gardës Mbretërore të Zogut, deri në prillin e ’39-ës, kur bashkë me të u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Jugosllavi si azilant politik. Kthimi i Major Bashës në Shqipëri gjatë periudhës së pushtimit të vendit, ku ai bashkëpunoi ngushtë me major Abaz Kupin dhe u zgjodh Shef i Shtabit të forcave të Legalitetit, duke luftuar kundra forcave gjermane dhe atyre partizane në Tiranë, Krujë, Mat etj. , deri në fundin e ’44-ës, kur ai u arrestua nga komunistët dhe u dënua me pushkatim e u ekzekutua së bashku me 12 të tjerë në fundin e qershorit të vitin 1945.

Nga Dashnor Kaloçi

Kush ishte Murat Basha?

Murat Hysen Basha lindi në vitin 1900 në fshatin Plan i Bardhë të rrethit të Matit, në një familje me tradita patriotike dhe mjaft të njohur në atë krahinë. Bashkëshortja e Muratit, Sadetja, ishte stërmbesë nga familja e madhe e Frashërllinjëve të Përmetit, pasi nëna e saj, Havaja ishte nga dera e Abdyl Frashërit. Po kështu, familja e Murat Bashës kishte një lidhje miqësore e shpirtërore të hershme me familjen Zogolli nga Burgajeti i Matit, pasi gjyshi i Muratit, Veli Basha, gjithë jetën kish mbetur besnik i Xhelal Pashë Zogollit, madje edhe kur e ndoqi pas me bindje të plotë në luftrat kundër turqve, pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pas institucionalizimit të Lidhjes, me vendim unanim të kryesisë së saj, Xhelal Pashë Zogolli u emërua zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Lidhjes dhe, në krye të kësaj ushtrie, së bashku me Iljaz Pashë Dibrën (Çokun) dhe Ali Pashë Gucinë, organizuan vullnetarët shqiptarë në mbrojtje të trojeve etnike nga copëtimi i fqinjëve. Në ato detyra që i’u ngarkoi Lidhja, Xhelal Pashë Zogolli kishte në krahun e tij të djathtë, Veli Bashën, i cili asnjëherë nuk i’u nda atij. Pas vdekjes së Xhelal Pashës, familja Basha, Veliu dhe Hyseni i ri (babai i Muratit), u vunë në shërbim të Xhemal Pashë Zogollit, deri në fund të jetës.

Ishte pikërisht kjo lidhje brezash, ajo që kushtëzoi vazhdimësinë e miqësisë midis këtyre familjeve, çka u vijua edhe në lidhjen e ngushtë midis Ahmet Zogut dhe Murat Hysen Bashës, që në hapat e para të luftës dhe përpjekjeve të përbashkëta në dobi të çështjes shqiptare dhe konsolidimin e shtetit të ri. Në vitin 1904, familja e Murat Bashës shpërngulet nga Klosi dhe vjen në Tiranë, ku Murati vazhdoi fillimisht shkollën ‘Mejtepe’ në Medresenë e asaj kohe. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Murati u emërua në detyrën e sekretarit të komunës së Lukanit në rrethin e Dibrës, dhe një vit më vonë, në vitin 1919, ai u emëroua kryetar i asaj komune. Po në atë vit, Murati mori pjesë në rezistencën e vullnetarëve dibranë për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare nga sulmet e herë pas hershme të shovinistëve serbë.

Njohja me Ahmet Zogun në vitin 1919

Sipas dëshmive të njerëzve të afërm të familjes Basha, gjatë atyre viteve, Murati u njoh me Ahmet Zogun që sapo ishte kthyer nga Vjena, dhe që nga ajo kohë ai mbeti një nga njerëzit më besnik të tij. Me interesimin e Ahmet Zogut, në vitin 1919, Murati kreu një kurs 6 mujor në Tiranë për nënoficer xhandarmërie, ku mori dhe gradën e nëntogerit. Pas kësaj ai u inkuadrua në armën e Xhandarmërisë dhe që nga ajo kohë ai qëndroi vazhdimisht pranë Ahmet Zogut, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara nga ushtria shqiptare kundër serbëve dhe disa rebelimeve apo kryengritjeve të ndryshme që ndodhën në Shqipëri nga fillimi i viteve ’20-të, dhe gjatë gjithë periudhës së Monarkisë.

Në një nga këto rebelime të armatosura të ndodhura në Tiranë në vitin 1922, Murati u plagos në gju, dhe me interesimin e Ahmet Zogut, ai u dërgua në Austri për t’u kuruar. Gjatë asaj kohe që ishte për mjekime në Austri, Murati kreu edhe një kurs tjetër 6 mujor në armën e Xhandarmërisë. Edhe pse mbeti sakat nga këmba e plagosur, Murati u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të shërbente në armën e Xhandarmrisë, deri në qershorin e vitit 1924 kur forcat fanoliste ndërmorrën kryengritjen e armatosur dhe rrëzuan qeverinë e Shefqet Vërlacit. Në atë kohë, si një nga njerëzit më besnik të Zogut, Murati e shoqëroi atë duke i qëndruar pranë gjatë gjashtë muajve të azilit politik në Jugosllavi. Po kështu ai u kthye në Shqipëri me Ahmet Zogun dhe besnikët e tjerë të tij në 24 dhjetorin e vitit 1924, duke qenë një nga ushtarakët më aktivë si pjesmarrës i asaj lëvizjeje që njihet në histori si: “Triumfi i Legalitetit”.

Pas vendosjes së Legalitetit më 24 dhjetor 1924, Kryetari i Republikës, Ahmet Zogu, i ngarkoi Hysen Selmanit detyrën e vështirë të drejtimit të reformave në Forcat e Armatosura dhe Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, sidomos në krijimin dhe modernizimin e Repartit Special të Gardës Kombëtare. Në këtë detyrë mjaft të rëndësishme dhe delikate, kolonel Hysen Selmani kishte në krah major Murat Bashën, duke e pasur atë njeriun më besnik. Me urdhër personal të Mbretit, Zog, toger Murat Basha u emërua Komandant i Shkollës së Xhandarmërisë në Tiranë. Që nga ajo kohë e deri në prillin e vitit 1939, Murat Basha kreu mjaft detyra të ngarkuara personalisht nga Mbreti Zog, si ato për shtypjen e Kryengritjes së Fierit në 1935, apo atë të Delvinës në vitin 1938. Për ato shërbime dhe merita të veçanta, (pas shtypjes së Kryengritjes së Delvinës), Zogu i akordoi Muratit gradën e majorit.

7 prill 1939, lufton në Vorë e Prezë

Në 7 prillin e vitit 1939, major Murat Basha mori pjesë në rezistencën simbolike që i’u bë pushtuesve italiane, duke drejtuar disa reparte të Xhandarmërisë në zonën e Vorës dhe të Prezës. Pas kësaj, ai u detyrua të largohej nga Shqipëria, për të mos rënë në dorë të forcave pushtuese italiane, të cilët e kishin futur atë në listat e ushtarakëve shqiptarë që kundërshtuan me armë pushtimin e Shqipërisë. Pasi doli në Jugosllavi, Murati u izolua bashkë me shumë patriotë të tjerë antifashistë, në kampin e ngritur nga qeveria serbe në rrethinat e Gostivarit. Në atë kamp ai qëndroi deri në vitin 1941 dhe në atë kohë, (pas pushtimit të Jugosllavisë nga Italia fashiste), bashkë me major Abaz Kupin, u kthye në Shqipëri.

Menjëherë pas kthimit në atdhe, nën drejtimin e Abaz Kupit, major Murat Basha vuri në shërbim të gjitha aftësitë e tij për organizimin e forcave zogiste të rezistencës, duke marrë pjesë dhe drejtuar shumë luftime kundër italianëve. Këtë gjë ai e vazhdoi deri në kapitullimin e Italisë fashiste më 9 shtator të vitit 1943. Gjatë asaj kohe, Major Murat Basha ishte një nga ideuesit dhe krijuesit e Partisë së “Legalitetit” e cila u formua në nëntor të vitit 1943, në fshatin Zall Herr të Tiranës. Duke qenë një nga njerëzit më të afërt dhe besnik të Abaz Kupit, ai u përpoq dhe luftoi bashkë me të me qëllimin për t’i dhënë vendit një forcë politike dhe ushtarake, e cila do të përfaqësonte lëvizjen e rezistencës zogiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Basha, një nga ushtarakët kryesor të Legalitetit

Me krijimin e partisë Lëvizja e Legalitetit, e cila në programin e saj do të kishte si alternativë modelin e qeverisjes së suksesshme dhe përvojën e drejtimit 15-vjeçar të shtetit shqiptar gjatë periudhës 1924-1939, Murat Basha u bë një nga udhëheqësit ushtarak më të spikatur të saj. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes në fillimin e shtatorit të vitit 1943 dhe fillimit të luftës civile nga ana e komunistëve të Enver Hoxhës, të cilët filluan goditjet me armë ndaj forcave zogisto-balliste, si një nga ushtarakët më besnikë të Mbretit dhe ndër më të përgatiturit pranë shtabit të Abaz Kupit, major Murat Basha luajti një rol vendimtar në konsolidimin e strukturave ushtarake të Legalitetit. Kjo gjë u duk së tepërmi, sidomos gjatë dimrit të vitit 1943-‘44, dhe pranverës së vitit 1944, deri në fillimin e inkursionit të brigadave partizane komuniste në drejtim të Veriut, në gusht të vitit 1944. Në këtë periudhë, major Abaz Kupi i besoi major Murat Bashës drejtimin e forcave ushtarake të Legalitetit, (në atë kohë major Murat Basha u emërua shef i Shtabit të forcave ushtarake të Legalitetit që ishin përqendruar në fshatin Prezë të Tiranës), të cilat do të pengonin marshimin e brigadave partizane të Enver Hoxhës në malësitë e Tiranës.

Në këtë kuadër, në krye të forcave të Legalitetit, major Murat Basha luftoi për mbrojtjen e familjeve legaliste dhe antikomuniste në grykën e Shpalit, duke rënë disa herë në përpjekje me forcat partizane, të cilat kryenin një terror të paparë mbi popullsinë civile të atyre fshatrave apo shtëpive që njiheshin si zogistë dhe ballistë. Pas luftimeve të përgjakshme në Shpal të malësisë së Tiranës, forcat zogiste të udhëhequra nga major Murat Basha, u tërhoqën në malësitë e Krujës dhe Matit, duke organizuar rezistencën kundër brigadave partizane të udhëhequra nga komunistët, të cilët, ashtu sikundër kishin dëshmuar edhe në Jug, filluan reprezaljet dhe masakrat kundër forcave nacionaliste. Të tilla ishin ato të zhvilluara në krahinën e Martaneshit (kryesisht në fshatin Kurdari të Matit), në gushtin e vitit 1944, në të cilat, me urdhër të Mehmet Shehut e Shefqet Peçit, u masakruan 47 civilë të pafajshëm, me qëllim për të ushtruar terror e për të nënshtruar me lehtësi Veriun e Shqipërinë ku pjesa më e madhe ishin përkrahës të Legalitetit.

Në atë kohë major Abaz Kupi dhe Murat Basha, drejtuan luftimet kundër forcave partizane në Mat dhe Malësitë e Krujës, duke i detyruar komunistët të tërhiqeshin disa herë. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1943 dhe deri në nëntorin e vitit 1944, major Abaz Kupi dhe major Murat Basha, si dhe drejtues të tjerë të forcave Legaliste, të këshilluar nga oficerët e misioneve britanike të atashuara pranë tyre, insistuan të ndërpriteshin luftimet, me qëllim që të evitoheshin gjakderdhja dhe lufta civile. Dhe për këtë gjë, ata u munduan të evitonin përpjekjet e armatosura me forcat partizane, të cilat kishin nisur mësymjen jo ndaj forcave gjermane që tërhiqeshin në rrugët nacionale; Tiranë-Shkodër dhe Tiranë-Kukës, por ndaj forcave nacionaliste të Legalitetit, të cilat ishin përqendruar kryesisht në fshatrat e Tiranës, Krujës dhe Matit, ku kishin dhe mbështetjen kryesore të tyre.

Arrestimi dhe pushkatimi i major Murat Bashës

Në fundin e vitit 1944, kur fitorja e forcave partizane komuniste të Enver Hoxhës, ishte çështje ditësh, major Murat Basha nuk pranoi të largohej nga Shqipëria ashtu si shumë eksponentë të tjerë të Ballit dhe Legalitetit. Me bindje të plotë se nuk kishte kryer kurrfarë krimesh lufte, aq më tepër kundër popullit, major Murat Basha pranoi me dëshirë t’i nënshtrohej një gjykimi të drejtë, ndonëse nuk besonte se ajo gjë do të bëhej prej fitimtarëve të Luftës. Pas arrestimit, major Murat Basha u transferua në Burgun e Tiranës, në pritje të gjykimit, bashkë me shumë nacionalistë të tjerë.

Një nga bashkëkohësit e Murat Bashës, veterani i njohur i forcave nacionaliste të “Ballit Kombëtar”, Xhemal Alimehmeti, në kujtimet e tij, ka përshkruar dhe ka folur edhe për Murat Bashën, për periudhën që ata të dy ishin bashkë në burgun politik të Tiranës. Edhe pse afër të nëntëdhjetave, me një kthjelltësi dhe kujtesë të admirueshme, Xhemal Alimehmeti tregonte edhe detaje të çasteve të fundit të major Murat Bashës, kur ai ndodhej para pushkatimit, bashkë me 12 antikomunistë të tjerë, në fund të qershorit të vitit 1945. Veterani ballist, Alimehmeti, në kujtimet e tij shkruante se, pas një gjyqi me akuza absurde e me procedurë të përshpejtuar, u pushkatuan 13 nacionalistë: major Murat Basha, Sure Ajazi, Xhelal Peza, Mersin Hasa, Hajredin Zogolli, Besim Pazari, Isuf Diva, Osman Taraku, Mustafa Vrapi Fagu, (20-vjeçar). (Katër të tjerët, ai nuk i kujtonte, pasi ishin shumë të rinj dhe pothuajse të panjohur, por që ishin antikomunistë).

Lidhur me këtë, midis të tjerash Xhemal Alimehmeti kujtonte: “Ditën e pushkatimit ata i lidhën dy nga dy, me copa telash me gjemba dhe, pastaj, të gjithë bashkë me një tel të gjatë. Në krye të djemve, printe major Murat Basha, i cili u jepte zemër të githëve. Në fund të rreshtit, ishte lidhur i riu trim, Mustafa Vrapi (Fagu). Ne të burgosurit e tjerë, e kishim marrë vesh vendimin e gjyqit për pushkatimin e tyre dhe me zemër të thyer, po prisnin çastin e fundit për t’u ndarë me ta. Kur i nxorën në fund të korridorit të gjatë të burgut, major Murat Basha thirri me zë të lartë: ‘Rroftë Shqipnija Etnike…Rroftë Mbreti…’, dhe pastaj filloi i pari të këndojë himnin kombëtar. Pas tij filluan të këndojnë të gjithë të tjerët dhe pas tyre filloi të këndojë me zë të fuqishëm i gjithë burgu.

Gardianët u tmerruan. Në dalje të derës së burgut, Fagut, i’u prenë gjunjët dhe ra, por atij menjëherë i futi krahun patrioti kosovar Osman Taraku, i cili e ngriti me fuqi dhe i dha zemër që të mos jepej para xhelatëve. Siç mësuam më vonë, shkaku i dobësisë së Fagut ishte nëna e tij, e cila sapo kish marrë vesh se ata ishin dënuar me pushkatim, mendoi t’i mallëngjejë xhelatët, që të mos i’a vrisnin djalin e vetëm. Fagu, kur pa nënën që i’u rrëzua tek këmbët, u ligështua për një çast, por e kaloi dobësinë dhe eci i vendosur me shokët. Pas njëzet minutash, ne të burgosurit, me zemër të ngrirë dëgjuam bataretë e pushkëve të skuadrës së pushkatimit. Pas kësaj, toga e policëve-vrasës, erdhi duke kënduar këngë partizane, me tekst dhe muzikë sllave, të huazuara nga Tito e Stalini e të mësuara nga Dushan Mugosha, Miladin Popoviç e majori sovjetik, Ivanov.

Kontrasti midis këngëve sllave dhe këngëve patriotike e himnit të flamurit, bënin edhe diferencën midis nesh dhe komunistëve. Unë njihja një partizan që dikur kish qenë me Ballin, me forcat e Kadri Cakranit. Këtë partizan e quanin Qemal, dhe unë e takova pas disa ditësh, ku e pyeta për qëndrimin e trimave para pushkatimit. Ai më tregoi se: ata vdiqën si heronj. Murati nuk kish pranuar t’ia lidhnin sytë dhe para se xhelatët të qëllonin, kish thirrur me zë të lartë: ‘Qëlloni qenër… Rroftë Mbreti Zog…’. Pastaj arrestuan Akilin 17-vjeçar, që në atë kohë ishte gjimnazist. Bashkë me Akilin komunistët arrestuan edhe shokët e tij, gjimnazistët antikomunistë: Bujar Doko (përkthyesi i famshëm), Abdulla Berberi, Ismail Lleshi, Petrit Toto, Petrit Berisha, Parid Derani, Perlat Myftari, Adem Petrela, Bardhyl Dindi etj., gjithsej 12-13 vetë.

Pastaj, Akili kaloi kalvarin e burgjeve tre herë, ndërsa familja u keqtrajtua, ashtu siç kishte frikë dhe shpesh më thoshte në burg edhe Murati, i cili nuk pyeste fare për veten, por kishte merak për Akilin, të cilin e kishte pikë të dobët, ndaj i lutej Zotit që ta shpëtonte. Ai gjithashtu kishte merak për të gjithë familjen, të cilën e adhuronte”, e mbyll rrëfimin e tij, Xhemal Alimehmeti, duke u ngashëryer në lot, teksa kujtonte ish-shokët e tij të burgut që u ekzekutuan nga komunistët si “armiq të popullit”. Në kujtesën e Xhemal Alimehmetit, të bashkëkohësve dhe të të gjithë nacionalistëve, major Murat Basha ishte dhe mbeti atdhetari i madh, që luftoi për Shqipërinë dhe për Mbretin.

Letra e fundit për bashkëshorten, një ditë para pushkatimit!

Pak orë para ekzekutimit, në mbrëmjen e datës 6 qershor të vitit 1945, teksa priste skuadrën e pushkatimit për t’a marrë, major Murat Basha mundi që t’i shkruante një letër bashkëshortes së tij. Në atë cop letër të cilën familja e Murat Bashës e ka ruajtur si një nga gjerat më të rralla të saj, thuhet: “Ah grue, moj e zeza grue! Tash shtatë vjet që zemra jote qet vetëm vaje, lot dhe vner, domethënë qysh prej 7 Prillit 1939, dhe ti moj e bekueme, me gjithë kalamajtë vuejte, u mundove, u burgose, u internove, u dogje dhe u përvëlove. Kështu ra që edhe ti e bane luftën tande. E përse? Për të fituar lirinë! Kurse sot, që pritshim për me shiju të drejtën, mundin, djersën dhe gjakun e derdhun, përkundrazi, paska qenë kadër për me u ba kurban i mundimeve tona, e viktimë. Ani, ani Sato e dashun, prap mos u dëshpro, por, të lutem, si ngahera banu burrneshë e qëndro, se unë po bahem kurban i Lirisë së shenjtë. Tanë bota e din çështjen t’eme dhe e çmon fare mirë.

Porosi sa vijon:  

1 – Amanet kalamajtë, shumë, shumë, shumë kujdes për fatin dhe edukimin e djemve dhe me ju dhanë ndonji zanat.

2 – Mbasi shpija asht e juaja, besoj se s’kan me ja u nga, bani si të bani e Zoti ju ndihmoftë dhe kam besim se miqtë s’kanë me ju lëshue doret.

3 – Dëshiroj që vorri të mos më hupi.

4 – Teshat që kisha me vedi në burg, i tregon lista ngjitun. Ruijini si kujtimin ma të shtrenjtë nga ana jeme.

5 – Me Metin takojuni, se mund t’u bajë hall për ndihmë.

6 – Këto letra ja u nepni të adresuemve.

7 – Nuk më vjen keq se po vdes, se po vdes për Liri dhe për çështjen tonë të madhe. Po hallin tuej e të rrethit familjar e kam të madh, se e di se në ç’gjendje po ju lej, e nuk po mund ta përshkruej dëshprimin tem, po fuqimadhen Perendi paçi ndihmë.

Pra edhe njiherë po ju lutem e po u them të bani shumë gajret…

Po i nap fund, duke ju puth e përqafu gjithmonë.

Në zemrën tande

Murati

– Edhe nji porosi: Vaje e gjamë mos me ba, vetëm gajret.

30 komente në “Historia tragjike e besnikut të Mbretit Zog, letra për të shoqen: Nuk më vjen keq që po vdes…”

  1. Unë mendoj se Enver Hoxha Sali Berisha ilir Meta duhen të shpallen terrorista anti komtare i pa harrume kujtimi i atyre që dhane jeten për liri dhe kunder terroristave komuniste says:

    Kjo historie dhe shume të tjera si kjo na tregone se Enver Hoxha Ka çën një terrorist vrase anti komtare ??.. Prandaj ai mute ? muti na la prarp botes dhe edhe sote nga si mute vrase kemi dhurate Sali Berishen ilir Meten Fatose Nano dhe Edi Ramen … Se pse ai terroriste i vrave të gjithe patrijote të gjith të diturit dhe na la veq mbeturine që të na qeverisin… Dhe ne si kombe e shtete e kem thuaje të pa mundure të marrim vet për shkaket të Enver Hoxhes Sali Berishes ilir Metes me shoke ????????

    1. DS says:

      Ky ka qene patriot i qelepirit. Paska luftu edhe Gjermomt ene Partizont. Dmth Gjermont ene Partizont pasken qene bashke. Si ka munci qe angloamerikanet thojne ndryshe o Bythqima!

    2. Vranakonti says:

      Ti qekomenton nga bytha,nuk eshte ashtu si thua ti.Murat Basha ka wene kriminel dhe e ka patur hak koqen e plumbit.Ai i ka sherbyer mbretit dhe jo shqiperise dhe popullit.Por ti aq di dhe aq thua.Nuk ke faj se te ka zene syt injoranca.Asnje force politike nuk i beri rezistence pushtuesevr Italian pervec komunisteve deri ss e cliruan vendin dhe vendosen demokracine socialiste,vendosen pushtrtin e dale nga popolli,pra pushtetin popullor.Por ty te vret syt pushteti popillor se do kete pushtet pusht qe shtyp e shfrytezon popullin dhe pasurohen nga djersa e popullit.

    3. Arianiti says:

      or ti bolja me flamura, pash zotin nderroi me ca copa muti, sepse ashtu shkon me mire ai komenti yt, vec me nje kusht, ne mes mutit vendos dhe foton e Kalocit …

  2. Martin says:

    Po vrave, do vritesh…!

  3. Moisi Golemi says:

    Kaloç, ik vrit veten. Murati dinte të organizohej e të godiste partizanët, por kurrë nuk mësoi të qëllojë mbi gjermanë. Murati yt është hero se shtypi Kryengritjen e Fierit. Kurse ushtarakët e Enverit që shtypnin kryengritje anti-komuniste, ishin kriminelë?? Murati erdhi si hero në 1924, bashkë me falangat serbe dhe ruse. Apo në 1924 erdhi për të përmbysur komunizmin?? Përmbysi komunizmin e Nolit, me ndihmën e serbo-sllavëve?? Po ne kujtonim se komunizmin na e sollën serbo-sllavët.
    Kaloç, vrit veten, Kaloç. Vrit veten, të shpëtoç.

  4. USA says:

    Si mund te quash atdhetare e patriot, besniket e “mbretit “qe iku e mori arratine nga syte kembet me gjithe floririn e popullit aq sa dhe gazetat franceze e angleze te asaj kohe e quanin nje sharlatan e mbret komik?Eshte cudi e madhe per ju pseudo gazetare e historian qe doni me cdo kusht te shtremberoni historine. Edhe ne Gjermani e Itali te dyja kto shtete me nje te kaluar te erret nazi fashiste, nuk eshte deformuar apo pergenjeshtruar ajo periudhe, perkundrazi sot e ksaj dite vlersohet per te mirat apo te keqijat…!!Te ne ndodh e kunderta,me cdo kusht perpiqet qe populli shqiptar te jete ne nje corientim total nga ana historike e identiteti. Per sa kohe do te vazhdoj ky turp, per aq kohe do na mari bota neper kembe, duke tallur e perbuzur ….

  5. E verteta says:

    Dashnor Kaloci i mbushur me vrer dhe subjektivizem. Ordiner dhe njeri pa nivel. Ne vitin 1944 u pushkatuan te gjithe bashkepuntoret e nazisteve ne France, Itali, Greqi, kudo. Mashtrues dhe interpretues ordiner. Historite ne vetveten e tyre jane te dhimbshme por tradhetia ndeshkohet, nuk te ben patriot kendimi i hymnit klmbetar por pozicionimi dhe sjellja atdhetare. Fuck Kaloci vellavrases dhe mashtrues.

  6. nacionalisti says:

    Po te shikoni me gjakftohtesi, te gjithe PATRIOTET DHE NACIONALISTET pavaresisht bindjeve te tyre

    u vrane per llogari te INTERNACIONALIZMIT SLLAV
    dhe enver kurva e mbylli gojen per kosoven

    1. Moisi Golemi says:

      U vranë për llogari të sat’ëm. Që të linte pas dobiça si puna jote.

      1. nacionalisti says:

        o moterqim
        kujdes se ta caj gojen
        baxhelle e dushan mugoshes

        1. Moisi Golemi says:

          Dushan Mugoshës ia thithët [email protected] ju, që i luteshit që të rrëzonte Enverin pas 1948’ës. Me “nacionalista” të tipit Ernest Koliqi, Xhaferr Deva, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Cen Elezi, etj, etj. Të cilët i shkruanin letra Mugoshës dhe pas lavdërimeve që i bënin, i luteshin të ndërhynte te Tito që të rrëzonin Enverin, nëpërmjet një sulmi jugosllav mbi Shqipërinë. Dushani drejtonte “de facto” edhe Komitetin e Prizrenit, në krye të së cilit ishte vënë shoku i ngushtë i dobiçit Koçi Xoxe.
          Po ti këto gjëra nuk i di, sepse kur ndodhnin këti, jot’ëm kënaqej bunkerëve me sigurimsa, që të pillte bastardë trushkulur si puna jote. Ik ha m¥t tani, se t’u ftoh.

          1. albert says:

            Enver Mugosha e dekoroi antishqiptarin me te madh, Aleksander Rankoviqin me urdherin “Ylli partizan” , kl. l. (Vendimi nr. 117)

            1. Moisi Golemi says:

              Albert Gomari. Enveri dekoroi Rankoviçin për merita gjatë Luftës. Por pas 1948 u bë kritiku më i madh i tij dhe i çoi në hell këlyshat e Rankoviçit dhe Mugoshës në Shqipëri.
              Kurse bastardët “nacionalistë” i thurnin hymn Mugoshës e Rankoviçit pas 1948-ës, si e si të bëhej një ndërhyrje kundër “rregjimit të Hoxhës”. Diversantët “anti-komunistë” të futur nga Jugosllavia në fund viteve ’40 deri mes viteve ’50, nga armatoseshin, financoheshin dhe drejtoheshin, o çakall ferrash?? A nuk i sillte Rankoviçi me Mugoshën kundër Enverit? Si e kalonin kufirin jugosllavo-shqiptar ata, të armatosur dhe me flori nëpër xhepa?? Po makinat jugosllave që i sillnin në kufi, apo avionët që i hidhnin, nga vinin?? Ah, gomar

              1. albert says:

                O idiot, po a di te replikosh si njeri e jo si kafshe pylli? A di te kundershtosh pa fyer, apo si i paqyteteruar qe qenke vetem me fyerje merresh.
                Te gjithe ata qe bashkepunuan me serbo-malaziasit jane idiote, qofshin ata te majte apo te djathte. Por askush si Enver Mugosha dhe partizanet e tij nuk qene te dashuruar me serbet. Askush si Enver Mugosha nuk i deshti aq shume serbet. Enveri nuk u prish me Rankoviqin por Rankoviqi dhe Tito e shqelmuan Enver Mugoshen. Sa per Enverin ai kurre nuk do te prishej me jugosllavet sepse per te rendesi primare kishte “dashuria (miqesia) e perjetshme me jugosllavet”.
                Ah kafshe pylli!

                1. Moisi Golemi says:

                  Çfarë flet mor qyp, që s’e ke idenë?? Ishte Enveri që pas mbledhjes së Kominternit shkëputi marrdhëniet me Jugosllavinë. Jo Jugosllavia me Shqipërinë. Dhe pastaj filloi e u futi hellin në prapanicë gjithë filo-jugosllavëve. Dhe u bënë bashkë pataj gjithë anti-Enveristët, qofshin ish-ballistë, zogistë, komunistë, etj. dhe u puthën me Titon, Rankoviçin e Mugoshën, si e si të hidhnin Enverin. Dhe i rruajtën bishtin, me shkumë e pa shkumë.

    2. Vranakonti says:

      Ti qekomenton nga bytha,nuk eshte ashtu si thua ti.Murat Basha ka wene kriminel dhe e ka patur hak koqen e plumbit.Ai i ka sherbyer mbretit dhe jo shqiperise dhe popullit.Por ti aq di dhe aq thua.Nuk ke faj se te ka zene syt injoranca.Asnje force politike nuk i beri rezistence pushtuesevr Italian pervec komunisteve deri ss e cliruan vendin dhe vendosen demokracine socialiste,vendosen pushtrtin e dale nga popolli,pra pushtetin popullor.Por ty te vret syt pushteti popillor se do kete pushtet pusht qe shtyp e shfrytezon popullin dhe pasurohen nga djersa e popullit.

  7. Cifuti x says:

    Edhe ky me “kurs tremujor ke Plepat” qeka gradu..
    E kan zakon malokt,si Zogolli si Sala..
    Besniket i “shkollojn” me kurse tremujore dhe i gradojn me grada madhore per qen.

  8. Nga 8 komentues 7 jane ish sigurimsa te semure me virusin e poshter enverian, por flamurin si ma i semuri e mban Moisi Goleshi…Po e perseris suksesi i sistemit te kjofte largut kje pa ne 1990en , totalisht deshtim . E vetmja ide e hales Enver qe nuk pati deshtuar ishte ishte formimi i njeriut te ri i sakatuar ne çdo pikpamje …..

    1. Moisi Golemi says:

      Ti do jesh pasardhës i atyre ballistave, që siç thotë kryeballisti juaj, Adriatik Alimadhi, “komunistët tredhën gjithë ballistët, që të mos linin trashëgimtarë”.
      Ti, pasardhës i atyre ballistëve je, por nga ana e nënës. Të ka ngjizur jot’ëm brenda ndonjë bunkeri, me ndonjë shef operativ apo brigadier, prandaj ngele duke llapur për bunkerë e sigurimsa. Çështje gjaku, çështje identiteti. Të thërret, s’ke shpëtim.

  9. iksi says:

    O Dash krimineli , familja Basha paska qene besnik i zogut , ” patriot ” si zogu qe paskan luftuar kunder gjermanve , partizaneve , dhe familjeve te tyre bashke me “patriotin ” Abaz Kupi . Hajde rrot hajde po a keni tru a merret vesh çfare flisni . Ne kohen e sotme ju modernistat i thoni patriot ai qe bashkohet me pushtusin e lufton kunder familjeve te veta , vellezerve te vet , po tradhetare kujt i thoni apo nuk ka me fjale tradhetare se e keni hequr nga fjalori . O kriminela po ju eshte dasht me ju shemb ne dru dhe me ju mbajt brenda pa e pare rrezen e diellit .

  10. Gent says:

    Besnik i mbretit? Paska qene besnik i te pabesit! Paska luftuar kunder partizaneve. Po cfare duhet ti bente qeveria e partizaneve? Ti jepte plumbin dhe ia dha.
    A e dini se sa % te votave marrin sot partite e Ballit dhe Legalitetit? As nje perqind. Ky eshte vleresimi qe populli u ben kolaboracionisteve tradhtare o tru bunker!
    Historia i ka hedhur ne kosh te plehrave.

  11. albi says:

    sa keq qe pas 30 e ca vjetesh njerzit flasin e mendojne keshtu. Mjere ne cfare bashkekombsa kemi. Turp, enveristat qe nuk kane kuptuar gje fare…

    1. ca po thua says:

      Ti nuk ke kuptuar asgje o PALL kolaboracionist

  12. sari says:

    koka ben koka peson dhe ky ishte ne anen e gabuar, dhe vlera me e madhe paska qene qe ishte pas bythes se zogut

  13. albert says:

    Enveri ishte nje idiot.

  14. Moisi goleshi , ju deshtuat bashke me kjofte largun, por sigurisht ka deshtuar edhe nena e gruaja jote , a e din kur , kur ti ke shkuar ne sherbim naten per te na mbrojtur nga armiqte fantazem …fare bastarde komunisto sllave e stalinjane ,njerezit ma te poshter te shekullit te kaluar ……

  15. emigranti says:

    Lavdi ketyre patrioteve te vertete e dhimbje per familjaret e tyre, urrejtje per regjimin gjakatar e antikombetar te Enver Hoxhes, meshire per te indoktrinuarit besnike te regjimit te ardhur nga hici me merite te vetme besnikerine e verber ndaj regjimit, perbuzje per ” nostalgjiket e sotem ” qe megjithese mund te mos e kene jetuar ate kohe dhunen shteterore qe ktheu vendin ne nje burg te madh, duke i sherbyer keshtu agjenturave te huaja antishqiptare.

    1. VFLP says:

      Emigraaaant, bej suvane ate bej o analfabet, se trute e tua nuk e pranojne ajrin e freshket!
      Ja kush ishte Zogu dhe zagaret e tij :
      MARRËVESHJA FAMËKEQE ZOG-PASHIÇ
      Italianët e shtinë në dorë marrëveshjen duke e marrë nga dy burime të ndryshme. Më 19 nëntor 1925 përfaqësuesi italian në Beograd, gjenerali Bodrero me telegram sekret Nr. 5881/1136 njofton përmbledhtas marrëveshjen midis Zogut dhe Pashiqit në gusht 1924 (shih AQSH Fond 251 viti 1924 dosje Nr. 105 Dok 1-3).
      Marrëveshja midis Zogut dhe Pashiçit në gusht 1924 është një marrëveshje e paligjshme, sepse Zogu nuk përfaqësonte në atë kohë asgjë, veç vetvetes. Ashtu si dajua i tij Esad Pashë Toptani, por Esat Toptani më 17 shtator 1914 kishte nënshkruar në Beograd në emër të Shqipërisë e të popullit shqiptar një marrëveshje në thelb e njëanshme pa qenë i autorizuar as formalisht për këtë. Edhe Ahmet Zogu me 1924 nënshkroi marrëveshjen pa qenë i autorizuar, njësoj si Esati.
      Dokumenti
      *Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
      *Kryetar i shtetit shqiptar duhet të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjorgjeviçëve.
      *Qeveria Jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do ta njohë Zogun kryetar të shtetit përsa të jetë gjallë dhe menjëherë i lidh të ardhura vjetore
      *Te shkrihet Ministria Shqiptare e Luftës dhe Shqipëria nuk do të ketë ushtri kombëtare.
      *Shqipëria do të ketë një xhandarmeri aq të fortë sa të shtypë çdo lëvizje ose revoltë të ngritur kundra Zogut dhe regjimit të tij
      *Xhandarmëria do të drejtohet edhe nga oficerë rusë e ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, që tani ndodhet në Jugosllavi. Kjo xhandarmëri do të pajiset me armë e financohet nga qeveria jugosllave.
      *Në xhandarmëri do të shërbejnë edhe oficerë jugosllavë e të tjerë që qeveria jugosllave do t’i pranojë në interes të të dy vendeve.
      *Të stabilizohet një bashkim doganor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
      *Përfaqësuesi i Jugosllavisë jashtë shtetit do të përfaqësojë edhe interesat e Shqipërisë, prishen konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit.
      *Qeveria shqiptare duhet të deklarojë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris që heq dore nga çdo premtim i saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumin dhe Lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit që mbeten në territoret e Jugosllavisë.
      *Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarkana e Konstandinopojës dhe do të bashkohet me hierarkinë ortodokse të Beogradit, kështu edhe Myftia Myslimane Shqiptare do të varet nga Jugosllavia.
      *Qeveria shqiptare mbahet larg nga politika e ngushtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo të detyrohet të mos pranojë në tokën e saj kosovare dhe elementë e tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre anti-jugosllave.
      *Në qoftë se Jugosllavia do të futet në luftë kundër Bullgarisë e Greqisë, ajo gëzon të drejtën të rekrutojë ushtarë në Shqipëri dhe të formojë një ushtri prej 25 mijë vetësh me qëllim për t’i përdorur në frontin grek ose bullgar.
      *Në rast lufte me Italinë Shqipëria do të mbante qëndrim neutral dhe do të favorizonte Jugosllavinë. Në raste të luftës Itali Greqi kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtën të okupojë tokën e saj nga invadimi eventual italiano- grek
      *Qeveria shqiptare nuk mundet t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin e preventivin e Jugosllavisë.
      *Traktati është sekrete dhe nuk mundet të shtypet as të zbulohet pa pëlqimin e të dy palëve. (AQSH fond.251.viti 1924.dosja 105,dok 2-5 shih edhe Pastoreli vepra f.222).

    2. VFLP says:

      Emigraaaant analfabeti, ja na thuaj c’mendim ke per :
      KOLABORACIONISTET E FASHIZMIT

      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje