Mark Marku: Unë s’jam mësuar me gjuhën mushkë të politikanit, por mos prisni ndonjë gjë të madhe në shtator

12 Korrik 2021, 17:44Politika TEMA

Profesori Mark Marku, që në shtator do të rikthehet sërish në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike, ka bërë një shkrim ku iu përgjigjet atyre që e pyesin se çfarë po ndodh me Partinë Demokratike dhe çfarë pritet të ndodhë në shtator në Parlament.

Ai shkruan për Panorama, se as në Partinë Demokratike, dhe as në Parlament, nuk do ndodhë asgjë e re në shtator.

Shkrimi i Markut

Demokratë, gazetarë, miq, të njohur, të panjohur, më kanë bërë këto ditë thuajse të njëjtat pyetje: Ç’po bëhet me PD-në? Çfarë do të ndodhë në Kongres? Po në shtator çfarë pritet të ndodhë?… Unë që ende s’jam mësuar me gjuhën mushkë të politikanit dhe me gjasë as kam për t’u mësuar ndonjëherë, u përgjigjem shkurt: me sa di unë, jo ndonjë gjë e madhe.

Sepse nuk e konsideroj gjë të madhe zgjedhjen e kryetarit, përgatitjen e një kongresi, zgjedhjen e strukturave të tjera drejtuese si Këshilli Kombëtar, kryesia, sekretariatet etj., shkurt procedurën normale burokratike të një partie në raste të tilla. Partia Demokratike po kalon momente dramatike të historisë së vet, momente që po i  kalon edhe vendi. Drama e blerjes masive të  votës na ka zhytur në baltovinën e mos ndryshimit. Depresioni ka kapluar pjesën më të madhe të popullatës, e cila mendon si e si t’ia mbathë nga ky vend që nuk ofron më asnjë shpresë. Humbja i ka topitur demokratët dhe deklaratat retorike të liderëve të saj për përballjen me regjimin ngjallin shumë pak entuziazëm.  Pyetjet bazike të përmendura më sipër që të  bombardojnë nga të gjitha anët shprehin një shqetësim për fatin  e opozitës dhe opozitarizmit në Shqipëri.

Njerëzit e dinë fare mirë se ç’ka ndodhur  me zgjedhjet, ata madje e pranojnë me një ndjenjë fatalizmi se jemi  në kushtet e një regjimi, por kërkojnë të dinë se si do të jetë përgjigjja e opozitës në këto rrethana të reja. Për fat të keq, kjo përgjigje nuk po jepet nga PD deri më tash. Dhe dy ngjarjet që duhet të jepnin një përgjigje ishin dhe janë fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD-së dhe Kongresi i Partisë Demokratike. Fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD-së që rikonfirmoi edhe një herë Lulzim Bashën kryetar të PD-së, nga ky këndvështrim nuk dha asnjë përgjigje. Debati kryesor i kësaj fushate u orientua më tepër rreth faktit nëse ishin blerë apo jo zgjedhjet, debat ky absurd pasi edhe socialistët e dinë, e pranojnë dhe e thonë rëndom se zgjedhjet janë blerë. Duke u marrë me këtë debat shterp u harrua ideja themelore: ideja e opozitarizmit  të ardhshëm.

Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i PD-së dhe në gjykimin tim duhej të rizgjidhej, por ende nuk e ka dhënë një përgjigje se pse duhej të rizgjidhej. Kandidatët e tjerë dështuan gjithashtu ta bënin një gjë të tillë. Ata e kërkonin largimin e Bashës, madje edhe duke bërë të vetat pohimet e qeverisë se zgjedhjet ishin normale, por faji ishte i opozitës së Bashës. Ata nuk e kishin një ide të opozitarizmit të ardhshëm të PD-së dhe me përjashtim të Kadillit që hodhi disa ide për ringritjen e PD-së, përveç dëshirës për të qenë  kryetarë të PD-së nuk ofruan gjë tjetër. Orientimi rreth këtij debati pengoi gjithashtu një  analizë të thellë të shkaqeve që çuan në këtë realitet të ri politik, të problemeve të thella të krijuara në PD gjatë 30 viteve të ekzistencës së saj si një nga dy forcat kryesore në vend.  Normalisht, këtë gjë duhet ta bëjë Kongresi, por kështu si po përgatitet ky kongres  nuk premton ndonjë gjë të madhe.

Duket se  si përherë po shkohet drejt një ngjarje politike rutinë, drejt një takimi ku duartrokitjet  dhe thirrjet për shtrëngimin e radhëve do të  jenë ku e ku më të fuqishme se analizat, idetë, alternativat. Mendoj se ky kongres do të  vijon nga faqja 1 jetë i dështuar nëse nuk na jep një profil të PD-së së nesërme, ose më saktë një ide të opozitarizmit të ardhshëm. Dhe kam drojë se është vonë për ta bërë një gjë të tillë, edhe  pse për të bërë gjënë e duhur nuk është asnjëherë vonë. Ky kongres nuk mund dhe nuk duhet të jetë një kongres rutinë, por një platformë për diskutimin e sfidave, me të cilat duhet të  përballet PD-ja në të ardhmen. Organizatorët e tij duhet të gjejnë mënyrën që PD më në fund të hapë një debat të brendshëm, por edhe me shoqërinë për shumë sfida që lidhen me fatin e opozitës, opozitarizmit dhe demokracisë shqiptare.

Më në fund, PD duhet të përballet me faktin se qysh prej zgjedhjeve të marsit të vitit  1992, PD nuk është parti me numrin më të madh të votave, madje edhe kur është parti fituese e zgjedhjeve. Ky fakt i përmendur  shpesh nga kundërshtari është anashkaluar vazhdimisht, a thua se anashkalimi i saj  e zgjidh vetë problemin.

Zgjidhja e këtij problemi nënkupton jo vetëm një ide hapjeje, por një ristrukturim të marrëdhënieve të PD-së me grupet e interesit, shoqërinë civile, botën akademike, mediat, pra, me shoqërinë  shqiptare në tërësi. Për shkak të ngurtësimit 30-vjeçar të këtyre marrëdhënieve në PD, mendohet gabimisht se nevoja e trupës politike të PD-së për pushtet është edhe nevojë  e shoqërisë shqiptare. PD është hapur, rihapur, mbyllur, rimbyllur, por problemin e shndërrimit në forcë të parë elektorale nuk e ka zgjidhur ende. Shpeshherë, kjo çështje është mbyllur me përgjigjen se shumica e elektoratit shqiptar është i majtë, argument i pambështetur mirë pasi e shikon trupën e shoqërisë si të pandryshueshme.

PD duhet të ndërtojë një strategji për shndërrimin në  forcë maxhoritare dhe kjo bëhet duke analizuar bazën sociale të vetën, të kundërshtarit, por edhe potencialin e mundshëm elektoral përtej bazës tradicionale.  Gjithashtu, ky kongres do të ishte një rast  i mirë për të diskutuar çështjen e lidershipit dhe modelit të tij në PD. A do të vazhdojë PD të jetë një parti e lidershipit të modelit të Berishës edhe pa Berishën kryetar? Si mund ta fitojë besueshmërinë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në mandatin e tretë të tij pas dy humbjeve në mandatin e parë dhe të dytë? Mungesa e besimit te Basha si lider i PD-së më tepër se nga dublimi që i ka bërë Berisha me protagonizmin politik brenda dhe jashtë PD-së, ka pas të bëjë me faktin se Basha shfaqej si një lider berishist, por pa diskursin dhe aksionin politik të Berishës.

A mos duhet vënë në diskutim vetë modeli i partisë së tipit lider? Nëse lideri nuk e krijon besimin te shumica e shqiptarëve, a mos duhen gjetur forma të një organizimi të tipit më përfaqësues, më plural përmes dobësimit të rolit të liderit dhe kufizimit të funksioneve të tij dhe krijimit të një bazë më të  gjerë përfaqësimi përmes një lidershipi ku lideri është një lider i tipit “primus inter pares”, një lloj menaxheri modern. Kjo çon automatikisht në krijimin e një  marrëdhënie të re mes liderit dhe strukturave drejtuese, mes strukturave drejtuese dhe anëtarësisë. Partia Demokratike funksionon nga pikëpamja organizative si një strukturë  e atrofizuar, e tipit klasik, ku rolet përcaktohen nga një individ, pra, lideri, i cili interpreton jo vetë rolin e tij, por edhe rolin e të tjerëve  dhe ku nuk ka asnjë hapësirë për interpretimin e  rolit. Parimi i organizatave moderne është krejt i kundërt: secili rolin e vet  dhe mënyrën e tij të interpretimit të rolit.

Përveç kësaj, një nga problemet themelore që duhet t’i japë përgjigje PD në Kongres është problemi i marrëdhënieve me  sistemin politik dhe shoqëror që kemi ndërtuar në  këto 30 vjet: e pranon atë  si të mirëqenë me disa arnime që ofrojnë programet  elektorale, apo kërkon ri- formatimin e tij. Ideja e Republikës së re të hedhur para katër vjetëve ishte një propozim me mjaft interes për shqiptarët, por nuk kishte si të kishte sukses  për shkak se gjitha aksioni politik i ndërtuar mbi  idenë e Republikës së Re u  hodh nga erë nga marrëveshja Rama–Basha. Rimarrja e kësaj ideje mund të krijonte një hapësirë të re ndërveprimi mes PD-së dhe asaj pjese të shoqërisë  shqiptare që e kërkon ndryshimin. Në këtë hapësirë mund të krijoheshin mundësi për bashkëveprim të gjerë me aktorë shoqërorë përtej PD-së, natyrisht duke hequr dorë nga arroganca e partive shqiptare për ti përfshirë të gjithë brenda vetes, madje duke u krijuar garanci atyre për ndarjen e pushtetit të ardhshëm. Sepse një parti që do pushtetin vetëm  për veten e vet e ka të vështirë të marrë kon- sensusin e duhur shoqëror për të ardhur në  pushtet.

Këto janë vetëm disa nga çështjet për diskutim që mund të shtrohen në Kongresin e PD-së. Askush nuk e ka ekskluzivitetin e përcaktimit të asaj se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të diskutohet aty. Efikasiteti dhe  dobishmëria e tij do të varet shumë nga modalitetet e zhvillimit të tij. Deri tani po bëhet një analizë nëpër strukturat e PD-së, analizë që nisur nga koha e shkurtër në dispozicion mund të rezultojë në një analizë jo shumë të thellë. Organizatorët e kongresit deri tani, përveç kësaj analize, nuk kanë përcaktuar qartë modalitetet e zhvillimit të kongresit, mënyrën e paraqitjes së ideve dhe propozimeve, formatin e debatit të tyre, mënyrën se  si ato do të paraqiten dhe mbrohen në kongres, mënyrën e votimit etj. Në këtë kuptim ekziston rreziku që kongresi të shndërrohet në një ngjarje rutinore, në një spektakël të zakonshëm PR-i, ndërkohë që pritshmëria e demokratëve dhe shoqërisë shqiptare është krejt tjetër: pas këtij kongresi ata presin të shohin profilin e qartë të një opozite që do të përballet me regjimin, strategjitë dhe taktikat  e kësaj përballje si dhe një alternativë ndryshimi. Ata tashmë e kanë të qartë se një forcë  politike që nuk ka fuqi të ndryshojë vetveten, nuk mund të fitojnë besimin e qytetarëve  se mund të ndryshojë shoqërinë.

19 komente në “Mark Marku: Unë s’jam mësuar me gjuhën mushkë të politikanit, por mos prisni ndonjë gjë të madhe në shtator”

  1. O M.M….nje prove per blerje masive te votave keni???Se pastaj me ngrihet mua dhe them,Basha eshte pederast,po pa e …..q””re vete nuk mund ta them dot.Apo jo???

  2. nino says:

    Jo Mark, nuk presim gje te madhe prej teje…e dime qe je nje kone e pacipe eBashes…ata nga te cilet prisnim jane ata qe i dolen Bashes perballe dhe jua vodhen votat…

  3. Shqipëtar! says:

    Ti e kalon atë që pretendon!

  4. Ç’mund të presësh nga një tufë të kastruarish politikë? Asgjë. Ju aty do jeni për të marrë rrogën, dietat, privilegjet, dhe do bëni teatrin politik si zakonisht. Por kështu do bëheni më qesharakë se ç’keni qënë deri tani dhe mund të shkriheni si parti, se një tufë asgjëbërësish nuk i duhet as dreqit! Mendohuni mirë! Mund t’ju dalin të tjerë non grata. Nëse në shtator muk bëni gjë, jeni të mbaruar, dhe do ju luftojnë të gjithë me çdo mjet, derisatë zhdukeni si parti parazitësh.

  5. Tonini says:

    Per sa kohe ju nuk do beni nje analize me kambe ne toke,se pse nuk jeni ne gjendje te mobilizoni votusit qe t’ju vptojne,te analizoni shkaqet e humbjes dhe te nxirrni pergjgjsite,ju do beheni mjeshtra te opozitarizmit,ju akuzoni Edi Ramen per kapjen e shtetit,kur ju nuk jeni ne gjendje te beni opozite dhe braktisni instuticionet,ju jenu ka mbet sahati te viti 91-92,po se kuptoni qe ajo kohe ka kohe qe ka ik,bashke me baben tuaj politik

  6. Fatosi-kosove says:

    Gati kurre skam pare profesor idiot i pacipe si ky mark marku,sa her eshte i ftuar ne TV çofte i vetem çofte ne débat me ndonje analist apo kundershtare politik eshte shume arrogant dhe ofendon ata qe ka perballe sikur eshte vet dreqi fuqiplote, prandaj quditem se si del para studenteve ky idiot se pse eshte ne PD tashme dihet, sepse eshte idiot, arrogant qe i pelqen te jeté kriminel po sja mbane.

  7. miri says:

    KY marku
    per cfare eshte prof
    per kuriozitet jo per gje

  8. ZOROOS says:

    Mark Marku perkthehet ne ilirisht nga latinishtja me saktësi matematike Muti i Mutit të Mutit

  9. Sokrati says:

    Një tufë gomarësh, që flasin gjuhën e mushkës me në krye këte mushkën e lopës, që ka për babë kaun dhe mama pelën…Çfarë pritet nga këta? -Rrëmuja, shkatërrime, hingëllima, bubullima, molotovë, gurë, zjarre në kazanë plehërash, fjalor të pasuruar me luspa gjarpëri dhe të tjera xhevahire si këto… Synimi dihet: Pushtetin në tavolinë.

  10. Pshatari says:

    E ardhmja e Shqipërisë është pedheja, por jo tani…, pas vitit 2035. Mbani mend cfatë po u them!

  11. Syri says:

    Mjerim! Ku është katandisur politika shqiptare dhe kombi ynë, me të tillë katundar që lan brekushet në stacionin e trenit dhe u bënë Profesor në Universitet. Mjer i madh e mjer i vogël/mjer e gjithë Shqipëria.

  12. Sul Koburja says:

    Ky dhe Gjekmarkaj e kane marre me mani madheshtie te berit deputet I Berishes,se ate kane lider historik,hajdutin dhe shkateruesin e demokracise.le ta mohojne.

  13. gjeke marku says:

    Asnje pergjigje nga keto pyetje qe ben nik ke per te marre nga i ashtuquajturi kongres i PD. Basha ju mashtroi me “masakren zgjedhoe, dhe ju e votuat kryetar, ndersa asnjeri nuk e kundershtoi dhe t’i kerkonte llogari pse dogji mandatet dhe pse bojkotoi zgjedhjer vendore. Mbajeno me shendet se me kete kryetar PD do te reije gjithe jeten ne opozite.

  14. iii says:

    Prof Marku!

    Pse nuk permendni fare pse iket nga Parlamenti dhe zgjedhjet lokale?

    Besoj qe ne Shtator apo me vone nuk do ikni perseri nga Parlamenti apo zgjedhjet lokale, ndoshta edhe te parakoheshme!

  15. dyshuesi says:

    Vetem ne 92 -shin PD-ja fitoje . Po Mark .dhe askush nga te PD-se , deri me sot nuk ka deshire te analizoje arsyet e asaj fitore . Sot mbas 30 vjetesh kuptohet qarte se ne ate kohe mjaftonte vetem guximi per te bertiur me shume se te tjeret dhe fitoje zgjedhjet. Situata kerkonte nje “bertites ” dhe ai pranohej nga tegjithe njerezia e rritur nen friken e ligjit 55 (agjitacion propagand) si udheheqesi i turmes. Berisha u zgjodh si “bertitesi ” me i mire dhe PD-ja ne vazhdimsi perjashtonte njerezit me ide dhe qe flisnin bute . Luli nuk bertet dot me fort se Berisha prandaj nuk beher dot kryetar . A do te behet PD-ja parti e ideve ? Kjo deri me sot duket e veshtire .

  16. DIELLI says:

    Ik o M.M mos bëj Politikë kafeneje,rri bëj plazh ,dhe të marresh vitaminë D se të janë dobësuar kockat.

  17. dhembeli says:

    Separi duhet te “vrisni babane “,ne se nuk beni kete, gjithe kohen do te jeni me dryn ne goje dhe veshet te zene me dylle !
    Ne se beni kete veprim… , do te lironi gjuhen te flase dhe veshet te degjojne , e me von te filloje truri te funksionoi.

  18. Analiza juaj eshte nder me te mirat o patrioti im. Pasi ne TV nganjehere ja fut kot o Mark. Megjithese larg atdheut por kam bere shume votues qe te ta japin voten PD dhe ju ne Mirdite. Pasi kam shume shoke ne PD dhe akoma me shume prej kryetarit Mark Ruci. Pasi ai eshte burre i mire. Por mesa shoh votat kane shkuar dem. Pasi qe nga zgjedhja e kryetarit dhe tani se fundmi sot qe nuk u pranua asnje sugjerim i kundershtareve te Lulit me len shije te keqe. Kur nje parti nuk mund te beje zgjedhje te lira e te ndereshme brenda vetes, kur cdo kundershtar i kryetarit menjanohet, kur asnje ide ndryshe nuk merret as ne konsiderate,…etj….. Cfar mund te presesh nga ajo parti?! Si mund te drejtoje nje shtet?! Nese PD nuk ndryshon keto gjera dhe nuk hapet s’beson kush tek ajo. Ju keni me shume se 2/3 e drejtuesve te PD te perjashtuar nga partia!!! Nese nuk distancoheni nga “non grata” po ju them me dhimbje por qe do shkermoqeni keq. Do ju dalin te tjere grupe “armiqesore” brenda partise. Perfundimisht, e di qe ju i dini mire, por nuk flisni me shume dhe me hapur. PD me Lulzim Bashen kryetar nuk merr pushtet. Ate e kane uzurpuar ne njeren ane Sala ne tjetren kunati me shporen e tij. Ai nuk din nga te shkoje. Eshte ne hall. Dhe halli zgjidhet vec me e shkarkuar nje here e me pare. Por ate gje nuk e beni dot ju te zgjedhurit dhe deputetet e PD. Ca kane frike, ca shohin interesat e ngushta te tyre,…etj… Pra eshte e pamundur. Keshtu qe E PAMUNDURA do jete ne PD per shume kohe. Vec ta gezoni opoziten. Dhe ate nese nuk ju a blen Ilir Meta. Vetem keshtu e dorezon Luli. Duke e shitur. pasi per lek ai shitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje