Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli hetimin gjyqësor për ish-shefin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj –pasi ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe pikëpyetjet e ONM mbi profesionalizmin.
Nga Edmond Hoxhaj
Ish-shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs në seancën parardhëse më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin.
Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmatajt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues.
Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmataj tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakterizuar nga përgjegjshmëria dhe kurajoja.
Sipas Hajdarmataj, Jacobs kishte bërë komente për familjen dhe mënyrën e bashkëjetesës –ndërsa shtoi se përshtypje duhej të bënte nëse ai do të kishte një mënyrë jetese të llojit mondan.
Hajdarmataj kundërshtoi gjithashtu analizën financiare të prezantuar nga Jacobs si të palogjikshme.
“Vëzhguesi përdori logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi në vitin 1997 dhe sa më e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi në vitin 2016,” argumentoi Hajdarmataj.
Hajdarmataj solli si shembull deklarimin e kursimit të vlerës 500 mijë lekë në vitin 2016 dhe të gjendjes 300 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse, ndërkohë që sipas tij, paga vjetore kishte qenë 1 milion e 888 mijë lekë.
“Pyetjes së vëzhguesit se çfarë kam blerë që nuk e kam deklaruar, i përgjigjem me faktin se nuk kam patur mundësi për të shpenzuar asgjë më tepër, sesa shpenzimet për kostot e jetesës së një kryeqyteti,” tha Hajdarmataj.
Subjekti u ndal edhe në konstatimet dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs për aspektin profesional. Lidhur me pushimin e procedimit penal të vitit 2010 në Kurbin, ai pretendoi se kjo çështje ishte hetuar prej tij pasi kishte qenë i gatshëm kur ishte referuar. Hajdarmataj deklaroi se nuk kishte pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.
“As nga vëzhguesi dhe as nga Komisioneri nuk ka një referim konkret të datave ku unë kam udhëtuar me këtë person,” pretendoi Hajdarmataj, ndërsa shtoi se Jacobs dhe Sina i referohen një denoncimi dhe jo të dhënave të sakta të TIMS.
Ai këmbënguli se nuk ishte e drejtë dhe objektive që një rastësi në Aeroportin e Rinasit me individë të caktuar të konsiderohet dhe aludohet si udhëtim i përbashkët.
Subjekti paraqiti qëndrim edhe për konstatimet e Jacobs për tre procedimet penale pranë Krimeve të Rënda, për të cilat ai deklaroi se këto çështje për sasi të mëdha cannabis sativa, ishin regjistruar në kohën kur Hajdarmataj ishte drejtues dhe kishin përfunduar në “asgjë”.
Hajdarmataj tha se ndjente keqardhje për ato që i quajti epitete të Jacobs se: “është e turpshme” dhe se “ishte përgjegjës për letrën e banjos”; si dhe për deklarimin e vëzhguesit ndërkombëtar lidhur me mosvëzhgimin e punës së prokurorëve vartës.
Ai tha se vëzhguesi duhet t’i ishte shmangur ngjyrimit të fjalëve, pasi përdorimi i këtyre epiteteve sjell deformim të mënyrës sesi pubiku duhet ta perceptojë këtë proces dhe figurën e një gjyqtari apo një prokurori.
Hajdarmataj sqaroi se dy prej çështjeve që u diskutuan nga Jacobs ishin regjistruar para se ai të ishte drejtues në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda.
Për sekuestrimin e 780 kg cannabis sativa në vitin 2014, Hajdaramataj tha se ka ndërhyrë në vitin 2017 kur ishte drejtues, duke zëvendësuar prokurorin dhe caktuar një grup prokurorësh për të vazhduar hetimin e çështjes së ndarë – pasi prokurori i mëparshëm nuk kishte ndërmarrë iniciativë për vijuar hetimin. Ai këmbënguli se kjo çështje nuk ishte transferuar në Shkodër, por ishte transferuar hetimi vetëm individë të caktuar që ishte konkluduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për veprën penale të trafikimit,
Sipas subjektit, për këtë çështje Krimet e Rënda kanë dërguar për gjykim pesë të pandehur dhe e konsideroi të pasaktë konstatimin e vëzhguesit ndërkombëtar.
Për një procedim penal të vitit 2015, Hajdarmataj pohoi se kishte ndërhyrë vetë në cilësinë e drejtuesit për ta deleguar për kompetencë në Durrës, duke argumentuar se sasia e lëndës narkotike nuk mundëson klasifikimin si grup të strukturuar kriminal, apo si trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas subjektit, transferimi i kësaj çështje nuk kishte qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurve, por zbatimin korrekt të ligjit. Ai shtoi se të pandehurit janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Për rastin e kapjes së 11.3 ton cannabis sativa në Përmet në vitin 2017, Hajdarmataj tha se shkaku i kalimit për kompetencë te Krimet e Rënda ishte sasia e madhe të drogës dhe jo personat e arrestuar, të cilët ishin kryetari i fshatit dhe elektricisti i zonës.
Hajdarmataj sqaroi se pasi prokurori i çështjes kreu hetime për tre muaj, e riktheu dosjen në Përmet. Ai e quajti të pavend konstatimin e Jacobs për “kalim të topit në kuptimin e përgjegjësisë” dhe tha se duhen analizuar shkaqet ligjore se përse kjo çështje u rikthye nga erdhi.
“Në fjalën e tij, vëzhguesi shpreh opinione se nën drejtimin tim, Prokuroria Për Krime të Rënda ishte rikthyer në një prokurori jo për krime të rënda,” vërejti Hajdarmataj, duke e cilësuar subjektiv dhe të pabazuar këtë konstatim. Ai pretendoi se në kohën kur Krimet e Rënda drejtoheshin prej tij kishin arritur rezultate të larta, duke vendosur para përgjegjësië zyrtarë të lartë dhe organizata kriminale me ndikime në vendimarrje.
“Ndërkohë që jam i bindur se edhe vëzhguesi e sheh se rrethanat e çështjes time nuk përbëjnë shkaqe të tilla për shkarkimin tim,”tha ai.
Një denoncim i mbërritur pranë Komisionerit Publik, që shoqërohej me një foto ku pretendohej se ishte edhe prokurori Hajdarmataj, nuk u konsiderua nga Kolegji me argumentin se nuk mund të dallohej nëse ai kishte lidhje me pretendimin e ngritur.
Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për Hajdarmatajn dhe të caktojë seancën e radhës për konkluzionet përfundimtare më 16 korrik, ora 10:30.
Zotria i nderuar te ka thene pak ore faqezi! Paguhesh nga taksat e popullit dhe ti u ke sherbyer trafikantve. Shkarkimi nuk mjafton pa konfiskimin e pasurise.
Edmond Hoxhaj e mban veten per gazetar(uc) te pavarur investigativ, po artikujt e tij – e sidomos titujt e tyre – vetem me profesionalizmin qe s’kane lidhje. Mund te kesh fituar ca klikime gazetaruc, po akoma s’ke kuptuar cfare ke humbur…
Ky cfaredo tropojani kapej me droge ne dogana is mbyllte çeshtjet.
Nga Tropoja asht ky Hajdari. … ? Në se po , s’ka nevoje per koment . Jo sepse tropojanet jane si ky , por sepse te gjithe ” kuadrot ” e ketij tranzicioni berishist , prej 30 vjetesh jane brumosur me metodat e “babait” te tyre , zombit te Viçidolit.
Theo Jacobs ben detyren e tij. Konstatimet jane te sakta. Realiteti dhe situata aktuale i japin te drejte. Korruptimi i drejtesise eshte problemi me i madh i ketij vendi. Hajdarmataj eshte turpi i prokurorise.
Super BQ. Keta duhet te kalben, jane me te keqinj se Esobar!
Te gjithe kryebashkiaket,ish kryebashkiaket, ministrat,ish ministrat, prokuroret,ish prokuroret, gjykatesit,ish gjykatesit mbas vitit 2000 duhet te denohen me vdekje.
Kane shkaktuar dhembje te pafundme popullit.
Shkaterruan vendin dhe shkaterruan me korrupsionin pa limit te gjithe Shqiptaret.
Popullit duhet ti jepet e drejta me referendum qe te zgjedh menyren e ekzekutimit te ketyre plehrave.
Hajdarmataj si kushuriri i Sali Berishes qe eshte duhej te ishte shkarkuar me kohe se ka mbrojtur kryekriminelin Berisha.Per Hajdarmataj nuk mund te kete hezitim.Shkarkimi eshte pak.
Hajde te shkuara dhe suksese ne jete. Kaq e kishe dhe ti, por tipave si ty burgu s’ju ben pershtypje se do jeni me shoket atje, por po ju hoqen pasurite atehere beheni per gjynah, keshtu qe ishalla fillon kosorja dhe konfiskimet deri dhe te breket qe te kuptoni se ka Besim por ka edhe Zot e te gjitha ne kete bote lahen, s’dihet se c’behet ne ate tjetren.
Me mbiemer Hajdarmataj me duket se ka andej nga Burreli rrotull po kjo pak rendesi ka. Ky “i forti” Hajdarmataj ka patur mbeshtetje politike dhe ka bere si ka dashur me ligjet e shtetit. Nuk meriton te vazhdoje ne poste kyce ku shume hetime jane mbyllur apo jane anashkaluar me qellim si dhe jane njoftuar personat nen hetim pra Hajdarmataj ka futur shkopinj ne rrota qellimisht.
Prokuror faqezi,trafikant e vrases.Ne Burg e Ke vendin.Trego sa Ke vrare me doren e tjeterkujt
Nje hale me pak ne drejtesine shqiptare! Qenka dhe i fyer ! Ik more kerrme e ndyre gjej vrime e futu e mos u duk me faqezi!
Ca lesh drejtuesi eshte ky ?! Kete dhe femrat e rrahin aq frikacak eshte tip miushi eshte dhe tani gjoja ndihet i turperuar. Po ku njeh turp cipe dhe nder ti mo hajdar te ishte per ashtu hetoje jo rrije majt avionit me tikun dhe elonen, te kishe nder cipe nuk merrje sekretaren e tikut grun e dikujt tjeter per grua! Hajde fyerje hajde!
Teo jacobs e pyet ku i ka fshehur leket, hajdarmataj i ben karshillek i shkon me unazen e marteses ne gisht ne proces! Sa i trashe pastaj thote me ka bo vetingu te martuar dhe me femije??? hajde gomar hajde
Prokurori (me sakte: ish prokurori) Besim Hajdarmataj, ne 2011-ën, ne kundershtim te hapur me ligjin, refuzoi t`me paguante 640 mije leke per ekspertimet e kryera nga ana ime per llogari te Prokurorise Kurbin, duke me detyruar ta padisja ne gjykate, e cila me dha te drejte ploteisht.