Vuçiq: Nuk di nëse do të ketë përparim në dialogun me Kosovën

14 Korrik 2021, 13:14Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni i Serbisë shkon me “besimin më të madh” në Bruksel, ku më 19 korrik do të mbahet rundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiq.

Një ditë më herët, Bashkimi Evropian – si ndërmjetësues i dialogut – konfirmoi se rundi i ri i bisedimeve në nivelin më të lartë politik do të mbahet më 19 korrik.

“Ky takim i nivelit të lartë do të përqendrohet në diskutimet për përparimin e bërë, për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Takimi do të jetë i dyti midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk janë pajtuar për asgjë, por kanë rënë dakord t’i vazhdojnë takimet.

Mosmarrëveshjet midis tyre kanë të bëjnë sidomos me forminin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti ka thënë më herët se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin.

Pala kosovare, në anën tjetër, thotë se ka një numër marrëveshjesh të arritura në dialog, që pala serbe nuk i zbaton në mënyrë të duhur, përfshirë, sipas saj, marrëveshjen për kontrollin e kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes e të tjera.

5 komente në “Vuçiq: Nuk di nëse do të ketë përparim në dialogun me Kosovën”

  1. KR says:

    Kurti dhe Vuciqi si gjitmone kercejne “valsin e hipokrizise”. Serbi ka nje plan te detajuar se si te sabotoje bisedimet deri sa te krijohen kushtet ne favor te Serbise. Shqiptari nuk ka plan, por vetem ankese.
    Kurti, nga ana e vet, vetem sa leviz kembet sipas kembeve te Vuciqit. Per te na ngaterruar ne idjoteve, Kurti tund bythet si mistrec kapricoz, ndersa Vuciqi “var mustaqet” si i merzitur nga “mistrelleqet’ e kapricozit. Ne thelb te dy luajne valsin e “hipokrizise”.
    Serbi ne asnje menyre dhe ne asnje varjant nuk do te nenshkruaje mevetesine. Vuciqi ben demagogji dhe var mustaqet si i merzitur nga kapricot e Kurtit. Ai vazhdon me teorine se jane shqiptaret qe sabotojne bisedimet. Ja shikoni Kurtin, thote ai, se si perdridhet ne boten e tij dhe nuk bashkepunon me te tjeret… Te dy luajne vallen e “vdekjes’…
    Valsi shqiptar vazhdon “hop ketu” dhe “hop atje” nga nje top me mut. Brohorritjet ngrihen ne kupe te qiellit per “mutin e math” kurtezian te Albinit.
    Evropa rri dhe shikon. Do te godas me cekan ne koke Vuciqin per ta ndeshkuar, sepse e kupton se ky kokemath eshte ai qe udheheq “valsin” serbo-shqiptar,por Kurti “hop” dhe nxjerre nje “brockull” te re sic ishte ajo qe tha dje ne Greqi se “Kosova ben edhe pa njohjen nga Serbia”…
    Sa me fat ky Vuciqi! Ne kohen qe Evropa dhe Amerika kerkojne qe palet te merren vesh, palet hiqet sikur do merren vesh. Te dy palet jane marre vesh qe “te mos merren vesh”, deri sa Evropa dhe Amerika te lodhen. Te dy keta dashnore kane qelbur Ballkanin. Njeri ben si gjel kapricoz dhe tjetri si babaxhan serb. Ne thelb kur njeri eshte idjot i lindur, tjetri eshte nje kriminel i njohur.
    Albini ne vend te koordinoje planet me perendimin, vazhdon me planet e veta qe ndihmojne planin serb te “konferences nderkombetare” per te zgjidhur pavaresine e Kosoves. Deri kur or Albin nuk do e kuptosh te vertetetn????

    1. Vuçiç jo vuciq says:

      Vuçic vuçiç vuçiç vuçiç shkruani shqip

  2. Ç eshte ndrryshe nga Q says:

    Vuçiç vuçiç vuçiç vuçiç vuçiç, eshte me Ç jo me Q kuptuat?ikni e çiuni tani

    1. Majmuni says:

      Ti filozof kupto se ne flasim shqip ne Shqiperi dhe jo serbisht. Shqipja I shkruan fjalet sipas tingujve. Sipas mendjes tende ne edhe per emrin e kinezeve dhe Indjaneve duhet te perdorim germat kineze… Mire e ke ti koqe por kjo do ishte nje “lluks” i teper dhe i kote, sepse keshtu e do mendja e Albin Kurtit. Mendoni njelloj ju mendjendriturit e Kosoves. Bota rrotullohet rreth teje dhe Albinit. NQS nuk ke gje per permbajtjen, mos u merr me pamjen, sepse tregon nivel kafshor. kafshet kuptojne boten sipas “vizave” dhe jo sipas mendomit. Te menduarit dhe jo te paret eshte prone e patjetersueshme njerezore….Shkruaj se cmendon per Albinin dhe mos na derdellis…

      1. Njerez te trrashe says:

        O majmun o njeri me bisht o kafshe sunite, shqip ç eshte ndrryshe nga q kupton?ik bej çiçin tani rak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje