Helmimi i qytetarëve në Deçan, flet mjeku infeksionist: Është shpërthim epidemik

15 Korrik 2021, 10:44Rajoni TEMA
Helmimi i qytetarëve në Deçan, flet mjeku infeksionist:

Vijojnë kërkimet për gjetjen e shkakut që çoi në helmimin e qindra banorëve të Deçanit në Kosovë. Mjeku infeksionist, Ilir Tolaj teksa foli për situatën në ATV, u shpreh se është si shpërthim epidemik.

“Është shpërthim epidemik, i një gjendje të provokuar nga një agjent i jashtëm, me gjasë edhe në bazë të simptomatologjisë edhe në bazë të të dhënave epidemike prezente dhe që janë në dispozicion ky agjent gjasat janë më të mëdha që të jetë infeksion,”- tha Tolaj.

Mjkeu Tolaj u shpreh ndër të tjera se nuk mendon që shkaktari i këtij helmimi të jetë kimik.

“Përhapja e këtyre infeksioneve në një regjion të caktuar, në fakt shumica apo pjesa më e madhe të këtyre të sëmurëve janë nga regjioni që furnizohen nja një vijë e ujit dhe ata që kanë marrë pjesë praktikisht ose që rastësisht kanë ndodhë që janë të fshatrave tjera por që ka ndodhë në periudha të caktuara të kohës në atë regjion.

Prandaj, kjo e bënë jashtëzakonisht të besueshme që uji mund të jetë një prej burimeve të infeksionit. Shkaktarët edhe ata të cilët mund të përhapen me ujë janë të shumtë dhe mund të jenë edhe baktere edhe parazit, por nuk e mendoj që është kimik,”, -shtoi tutje Tolaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje