1 mijë e 500 pacientë të helmuar nga uji në Deçan, Haradinaj thirrje Kurtit të ndërpresë qëndrimin në Greqi: E pabesueshme, eja merru me problemet e vendit

14 Korrik 2021, 16:06Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për krizën shëndetësore të krijuar në Deçan prej helmimit.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të braktisë udhëtimin në Greqi dhe të kthehet në Kosovë.

Haradinaj shprehet se lajmet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve.

“Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Kujtojmë se që nga dita e shtunë mbi 1 mijë e 500 pacientë në QKMF në Deçan kanë kërkuar ndihmë pas dyshimeve të ngritura lidhur helmim të ujit.

Kurti ndodhet në Greqi ku siç thotë ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, është akomoduar në një ambient luksoz, larg situatës së rëndë që ka ‘kapluar’ vendin.

Në resortin ku ndodhet Kurti, nata kushton vetëm 500 euro nata.

Dy ditë më parë qëndroi në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës.

Papandreou në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

3 komente në “1 mijë e 500 pacientë të helmuar nga uji në Deçan, Haradinaj thirrje Kurtit të ndërpresë qëndrimin në Greqi: E pabesueshme, eja merru me problemet e vendit”

  1. Ismaili says:

    Gomari shqiptar ne lufte kunder dhelpres serbe! Gomari me siguri do humbase.
    Keshtu ndodhi edhe me “Bashkimin Kombetar”. Dhelpra e perdori per tu bere kryeminister i shqiptareve dhe e mohoi kete gje sapo u gdhi ne zyren e kryeministrit.
    Gomari, si gomar qe eshte,mendoi se “Bashkimi Kombetar”, tashme i kethyer ne nje lekce per te lare dyshemene, do e ndihmonte gomarin per ti zene vendin dhelpres serbe.
    Gomari gjithmone i vonuar dhe dhelpra nje hap perpara gomarit marrshojne ne kalldremet e Kosoves.
    Partizanet e gomarit ulerasin “Urrah, Urrah, ec perpara or gomar se dhe pak do arrish dhelpren.
    Partizanet e dhelpres qeshin me cinizem se e dine se ketu nuk behet fjale per gare. Ketu eshte fjala per komedi.

  2. Sejdi Veseli says:

    Kjo çfarë po ndodhë në Deçan e rrethinë, është për t’u brengosur.
    Nuk është hera e parë që ndodhin helmime të ngjashme në Kosovë. Kam bindjen, se është bërë gabim nga autoritetet që nuk është kërkuar ndihmë nga laboratori toksikologjik i KFOR-it.
    Sa më kujtohet, në njoftimet për opinion, nuk janë publikuar rezultatet nga hulumtimet laboratorike toksikologjike.
    Mjerisht, ne shqiptarët, kemi harruar shumë shpejt, se nuk është bërë neutralizimi i mjeteve toksike të policisë dhe të ushtrisë serbe, shumica prej të cilave janë të prodhuara dhe vazhdojnë të prodhohen në industrinë kimike “Zhupa” në Krushevc dhe simotrat e saj në Serbi.
    Unë nuk e përjashtojë mundësinë që edhe ky helmim e ka burimin tek sebo-çetnikët!

  3. Kabassi says:

    Rambo nuk e ka halllin e helmimeve, po si ta degradoje Albinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje