Komisioni Europian hedh në gjyq Italinë

16 Korrik 2021, 18:51Bota TEMA

Komisioni Evropian ka referuar Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg për mosrespektimin e ‘vendimeve Prüm’, rregullat e vendosura nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE në vitin 2008 për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor midis vendeve anëtare, të cilat Brukseli i konsideron “një mjet themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit”.

Rregullat në fjalë bëjnë të mundur që vendet anëtare të shkëmbejnë shpejt informacionin mbi ADN-në, gjurmët e gishtave dhe të dhënat e regjistrit kombëtar të automjeteve, duke lejuar prokurorët dhe policinë të identifikojnë të dyshuarit dhe të krijojnë lidhje midis çështjeve penale në të gjithë BE-në.

Por Italia ende nuk u ka dhënë lehtësira të tilla partnerëve të saj evropianë, sepse nuk i ka hapur kurrë bazat e të dhënave për shtetet e tjera.

Komisioni kishte nisur një procedurë shkeljeje tashmë në 2011, kur shkëmbimi i informacionit u bë funksional, dhe pasi nuk mori asnjë përgjigje në 2017, kaloi në hapin e dytë, duke dërguar kërkesën që Italia të detyrohet të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ligjore.

Pas hetimeve të përsëritura mbi përparimin e bërë nga vendi në përmbushjen e detyrimeve të tij, “vihet re se deri më sot Italia ende nuk lejon vendet e tjera anëtare të kenë qasje në të dhënat e saj në lidhje me ADN-në, gjurmët e gishtave dhe regjistrimin e automjeteve”, citohet Komisioni Evropian nga Euractive.

Çështja tani i është dorëzuar gjykatës së BE, e cila mund të vendosë gjoba nëse qeveria nuk vepron shpejt.

1 komente në “Komisioni Europian hedh në gjyq Italinë”

  1. Zeqir says:

    PSE KOT ITALIA ESHTE VENDI KU NUK KA SULME TERRORISTE???
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje