Kreu i partisë Lidhja, Matteo Salvini ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Ora . Kjo forcë politike është pjesë e koalicionit qeverisës në ekzekutivin e kryeministrit Mario Draghi.
Matteo Salvini, senator i Parlamentit Italian, ish- ministër i Brendshëm e ish- zëvendës kryeministër në qeverinë Conte, ka shprehur opinionin e tij mbi shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.
Alba Kepi– Senator, Shqipëria për të disatën herë nuk ja doli të marr OK nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave. Si e komentoni?
Matteo Salvini– Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Italisë janë antike, solide, leale. Kam miq të mirë në Shqipëri dhe në qeverisjen aktuale e po ju them një kuriozitet se Kryeministri shqiptar, qe i pari që më dërgoj urimet për fitoren e Italisë si kampione e Evropës dhe e falenderoj. Dëgjohemi shpesh me të, më ka ftuar në Shqipëri dhe mendoj se shumë shpejt do të vizitoj vendit tuaj.
Mendoj se Evropa ka të gjithë interesin që duhet për të vazhduar marrëdhëniet e mira me vende mike e vende të reja. Shqipëria është një vend që po rritet ekonomikisht, si dhe në kulturë e në të gjitha këndvështrimet. Vetëm mund të përfitojmë nga shtimi e rritja e raportit me këto vende si Shqipëria ashtu dhe Serbia, janë vende pranë që na lidh historia e kultura e shpresoj tek e ardhmja.
Alba Kepi– Pse kjo “frikë” e Bashkimit Evropian për të pranuar Shqipërinë?
Matteo Salvini– Në të shkuarën Bashkimi Evropian është zgjeruar shumë shpejt (kufijtë e saj), pa u pasur bazë solide e rrënjë solide. Prej shumë vitesh po arsyeton për pranimin e vendeve shumë më të largëta me ne nga të gjitha këndvështrimet, dhe e them me respekt, për vende si Turqia. Ndërsa vendet më pranë nesh për nga historia, gjuha, kultura, ekonomia si Shqipëria e Serbia, duhet të jenë të parat sipas mendimit tim. Por kujdes e po ju paralajmëroj se disa norma të funksionimit të Bashkimit Evropian, ka raste që janë pengesa. Por mendoj se nëse familja zgjerohet do të jetë një gjë pozitive për të dyja palët.
Alba Kepi– Senator, ndryshe nga ish kryeministri Giuseppe Conte që shpesh herë është shprehur e ka ftuar Bashkimin Evropian për të përshpejtuar politikën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Mario Draghi deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë. E nuk kuptohet pse?
Matteo Salvini– Jemi në qeverisje me Draghin prej gati pesë muajsh e në një emergjencë shëndetësore, sociale, ekonomike. Është e qartë se po merremi mbi të gjitha me Italinë, me shëndetësinë, me biznesin, me lancimin e turizmit. Presim që këtë emergjencë shëndetësore ta lënë pas shpine e të nisim punën për të diskutuar mbi bashkëpunime ndërkombëtare, marrëveshje evropiane, pasi ka çështje të shumta për t’u konsideruar. Mario Draghi është garancia që në nivel ndërkombëtar Italia do të jetë protagoniste. Është e vërtetë që Konte fliste mbi këtë çështje, por vetëm fjalë e nuk kryente asgjë.
Alba Kepi– Senator, ka një perceptim se ju e keni pak me shqiptarët. Mjaft emigrantë shqiptarë ju mbështesin e mjaft të tjerë ju kritikojnë për deklaratat e të shkuarës?
Matteo Salvini– Absolutisht jo nuk e kam me shqiptarët. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë është ndër më të integruarit mirë në Itali e ndër më të shumtat në numër. Në Milanon time kam, në zyrën time, ndoshta do kemi mundësi të bëjmë një intervistë dhe aty, kam një flamur shqiptar që më është dhuruar nga disa anëtarë të komunitetit tuaj. E tashmë kam kuptuar se pas fotografive më kërkojnë të përshëndes duke kryqëzuar duart si shqiponja. Uroj te takohemi në Shqipëri, kam dëshirë ta vizitoj vendit tuaj pasi nuk kam qenë kurrë me shpresën se nuk do të kemi më probleme me Covid e kufizime lëvizjesh.
Mateo Salvini , kurre nuk ka shprehur urrejtje per shqiptaret , perjashto fillimet e emigracionit , kur ishim edhe neve fajtore , ashtu si i prezantuam ne Itali . Ndersa 10-15 vitet e fundit , Salvini flet e deklaron me shume konsiderate per Shqiperine e shqiptaret edhe ne forrumet nderkombetare . Salvini la dy miq te ngushte shqiptare , te cilet jane pronare te nje hotel restoranti prestigjoz ne Milano . Eshte e vertete , qe ai mban flamurin toner ne tavoline .
Sa fashist i mire qe qenka.
Salvini per Guvernator ne Shqiperi ,ti dergonte flamuri dhe te ngrihet flamuri me sepata,Ne namin e kemi per komb mafioz,ti japim Evropes asprinen e saj.aneksim te Shqiperise nga Italia ne konfederate.
E viva la reciprocitá!
Mateo je i ftuar per nje kafe tek Taivani (jo i Kines).
edhe ti urreje nuk to ta merrte njeri per keq me gjithe ato pislleqe qe kane bere shqipkaret ne itali
Italia është ajo e 7 Prillit 939,sillet keq dhe me superfuqit boterore., ku nje ditë do ja bëjn hundët përshesh.
Gracie sinjor Salvini,duhet te kuptoni se populli shqiptar,perjashto ca funderrina, qe i ka cdo popull,edhte i dashur,besnik,punedashes etj,dhe ka nje simpati dhe dashuri te madhe per Italine dhe popullin italian,shpresojme se ju dhe politikane tjere te nderuar italiane ta thellojme me shume keto,gracie.
Salvini CHI?
Jo , ti nuk je 30 vjet ne Itali , po kushedi nga cili mal i Shqiperise shkruan . Mateo Salvini eshte sekretar i partise italiane Lega , qe eshte partia e pare ne Itali , kater vjetet e fundit .
Rrespekt ,,, siamo (diciamo ) popollo Parenti .
E viva Italia ?
Eh çfare nuk ben robi per pak vota me shume… problemi eshte se shume shqiptare kane marre shtetesine italiane dhe o burra t’ju hedhim trute e gomarit, ca vota prej tyre i kapim.
Keshtu ka filluar edhe me homoseksualet e lgtb per t’i bndur se nuk eshte kunder… kush ta haje le ta haje, populizem hesapi
Koqe, po skemi cbejme, na duhet…
Ky dashakeqas (për të mos përdorur fjalën armik) i të gjithë emigrantëve në Itali, si mund të jetë dashamirës (për të përdorur fjalën mik jo se jo) i emigrantëve shqiptarë? Ky ka “mësuar” nga gomarllëqet e paraardhësit të tij, Umberto Bossi, dhe nuk ulërinë ndaj emigrantëve, por përdor demagogjinë. Pra një Duçe i kohës sonë. Në sajë të këtij Salvinit, emigrantët shqiptarë si dhe të gjithë emigrantët e tjerë në Itali, tanimë lejet e qëndrimit nuk i përditësojnë më për 3 muaj, por për 6. Kërkesat e tyre për nënshtetësinë italiane nuk trajtohen më për 2 vjet, si më parë, por për 4. Në sajë të këtij “babloku dashamirës të emigrantëve shqiptarë” tanimë asnjë qytetrar nga Shqipëria nuk mund të punësohet në Itali, edhe sikur të gjejë punë me kontratë. Në sajë të këtij skuthi… sa e sa “të mira” kanë pasur emigrantët shqiptarë dhe të tjerë në Itali. Ishte ky që nxorri ligjin famëkeq që të mos afrohet asnjë varkë me emigrantë në brigjet e Italisë dhe ishte ky që arrestoi dhe denoncoi veprimtaren sociale, e cila shkoi të ndihmojë emigrantët që po vdisnin në det përballë brigjeve të Italisë. Ashtu sikurse, para tij, legistja tjetër, Piveti, tha t’i hidhnin shqiparët në det. Së fundmi, është ky bablok “dashamirës” i emigracionit, të cilin BE nuk e deshi dhe nuk e do në qeverisjen italiane. Mos iu baftë e mbarë rruga për në Shqipëri!
AKOMA NUKE I KENI MESUAR PERRALLAT E SOVRANISTEVE ,QE VETEM ME DEMAGOGJINE E TYRE DUAN TE PERFITOJNE VOTAT PER TU BERE MBRETE I ITALISE .KUJTONI IDENE E BOSIT ,NE FILLIM NDARJEN E LOMBARDISE ,SI REXHONE AUTONOM,PASTAJE SHPIKEN TEOREMEN E FEUDALIZMIT ,ME VONE U DUARTROKITEN SI SOVRANISTA KU PARRULLA ISHTE :TE PARET ITALIANET ,ME VONE ME IDENE E RRACIZMIT U BASHKUAN ME ORBANIN E FLORIRIT ,DHE LEPENEN E FRANCES DHE NAZISTET E RINJE TE GJERMANISE , KU C’DO DITE BENIN PROTESTA NE FRANCA KUNDER EMIGRANTEVE TE KAMUFLUAR ME XHILE _ XHALET E FRANCES. DHE SOTE JA KU JEMI ,SEPSE ISHTE EUROPA QE NUKE I PERFILLI ,SE E KUPTOI SHUME MIRE IDENE E KETYRE RRACISTEVE. VETEM TE SHIKONI FEMIJET QE DALIN NE BRIGJET E DETIT TE JUGUT TE ITALISE TE VDEKUR.C’FARE FAJI KANE FEMIJET???? ,SEPSE ANIJET ME EMIGRANTE TE ARDHUR NGA VENDET E ISHE KOLONIVE TE EUROPES DUAN TE EMIGROJNE NE ITALI.VETEM PER NJE GJE KA TE DREJTE SALVINI,QE ARDHJA E EMIGRANTEVE NE ITALI ME GOMONE ,APO ANIJE ESHTE NJE BIZNESE NE VETE. PORE KJO NUKE DO TE THOTE QE TI LESHE TE MBYTEN NE MESE TE DETIT,SICE KA NDODHUR ,DHE PO NDODHE.
Nje Shqiptar ne Itali,
Un zakonisht nuk komentoj kurr çfar shkruajn te tjeret,
Un komentoj artikullin, me qe ju nuk keni me çfar te merreni dhe komentoni çfar shkruaj une, po ju tregoj qe un jetoj ne Voghera, per dijenin tuaj Voghera nuk ndodhet ne malet e Shqiperis por ndodhet ne Lombardi. Se kush eshte mattoe salvini nuk e di dhe non me ne frega un cazzo. Per mua dhe familjen time nuk eksiston. E kupton pak Shqip e pak Italisht?
Komento artikullin e mos u merr me çfar shkruaj une.