"Duka apo Shakohoxha për kreun e FSHF", gazetari: Kanë qenë shumë shokë, por tani nuk flasin më

17 Korrik 2021, 15:31Sport TEMA

Dritan Shakohoxha ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të qenë në krye të FSHF me zgjedhjen që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm. Kjo alternativë e ardhur nuk është besuar në fillim as nga opinionin sportiv në vendin tonë, e më pak nga njerëzit e thjeshtë.

Megjithatë për të diskutuar rreth kësaj çështje, në emisionin “MCN Sport Zone” që drejtohet nga Gerti Çarçani, ishte edhe gazetari i njohur i “Supersport”, Gjergj Stefa.

“Nëse do kisha një të drejtë vote të votoja Shakohoxhën? Pse jo! Unë nuk kam të drejtë vote, e keni parasysh atë shprehjen e hallës(qesh). Ata kanë qenë shumë miq me njëri-tjetrin. Miku më i madh që kishte Shakohoxha në botën e futbollit ishte Armand Duka.

Dhe gazetari më i madh mik që ka pasur Armand Duka ishte Shakohoxha. Unë jam surprizuar edhe kur ata të dy nuk kanë folur me njëri-tjetrin. Pra për t’i dhënë fund atij konspiracionit që Duka ka futur Shakon dhe gjëra të tilla. Nuk e besoja kurrë se do të përfundonte kështu. Tani Shakohoxha kërkon që të marrë kreun e FSHF, është situatë anormale edhe për ne.

Duka-Shako të vjen edhe pak për të qeshur tani se pesë vite më parë që nuk e dërgonim ndërmend. Janë 57 anëtarë me të drejtë vote, të gjitha ata janë pjesë e futbollit.

Gjysma e tyre janë klube profesioniste nga Superiorja, Kategoria e Parë me parimin një anëtar një votë. 27 të tjerë janë të mandatuar nga shoqata sportive që përfaqësojnë mijëra njerëz që luajnë futboll dhe përfaqësohen nga trajnerë, janë të gjithë nga futbolli. Asnjë person me staturë politike nuk voton dot dhe mandatimi bëhet nga organika e klubit. Kjo më ka pëlqyer shumë sesi FSHF ka bërë këto rregulla”, ka thënë Gjergj Stefa.

2 komente në ““Duka apo Shakohoxha për kreun e FSHF”, gazetari: Kanë qenë shumë shokë, por tani nuk flasin më”

  1. Roberto says:

    Per mendimin tim Shakohoxha i ka hyre kot kesaj valleje sepse je i humbur qe pa filluar.Une nuk jam aspak dakort me Duken sepse duke pare pislleqet dhe klanin qe ka krijuar ne FSHF nuk meriton me te jete ne krye te saj PORRRRRRRRRRRRRRRRRRRRR????? Akoma nuk ka ndonje kandidature me serioze se keta te dy.Kjo mbetet per tu pare ne vazhdim.

  2. Djersa says:

    Ky Carcani ka fillu te lahet apo vazhdon te qelbe ere me djersen?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje