Ambasadorja Kim takon sopranon e njohur shqiptare: Muzika dhe fuqia e shpresës

18 Korrik 2021, 09:36Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur e ngazëlluar nga takimi që ka pasur me sopranon shqiptare Ermonela Jaho.

Kim postoi disa foto në “Instagram”, ku shprehet se folën për muzikën dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë.

“Takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht.

Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela dhe mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj.

4 komente në “Ambasadorja Kim takon sopranon e njohur shqiptare: Muzika dhe fuqia e shpresës”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Ermunella qenka nje…..perrle e vertet!

    1. Sara says:

      Nuk eshte nga ato “perlat’ e instagramit, po Ermonale eshte nje zonje e vertete dhe nje nga artistet me te mira bashkekohore, Krenare per te

  2. Xxxxxx says:

    Ik ore idiot nga komentet!

  3. Kush s’do i ishte bashkuar atij perqafimi perputhes !?
    Ermonela eshte nji artiste vertete ne cdo kendveshtrim .
    Rrespekt ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje