Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua ditën e djeshme në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të armëve dhe municionit. Në një prononcim për mediat, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi ka treguar se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.
“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”.
Krasniqi njoftoi se prokuroria ka kërkuar ekstradimin e saj në Shqipëri por ata nuk kanë marrë asnjë dokumentacion për këtë kërkesë.
“Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kuksit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm. Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”.
Ndër të tjera, Krasniqi thotë se Fjolla u arrestua në mënyrë çnjerëzore dhe nuk u thirrur paraprakisht që të paraqitet në policinë kosovare lidhur me kërkesën e autoriteteve shqiptare.
“Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e nejjta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”.
Fjolla u arrestua dje, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Nuk i ben përshtypje “avokatit” të leshit që baxhella trafikonte armë me të cilat vriten njerëz ?
Prostitute dhe vrasese….
Avokatet shqiptare duket sikur paguhen nga Bandat e Krimineleve
dhe i sherbejne atyre jo Drejtesise !
shi shi kurva, ua paska ngrene thepin pistoletave
Thepi i pistoletes eshte konsumuar nga bytha e avokatit se atij i ha shume !
Avokat muti
More zoti avokat, po si e shpjegon ti largimin e fiolles nga vendi i arrestit, apo ajo ka te drejte te shkele ne menyre arrogante ligjet, ndersa mborjtesit e ligjit duhet te suillen ne menyre te kulturuar me kriminelet. Kriminelet duan hekurat dhe burgun per cdo krim qe bejne. Duhet te shlyrjne denimin per krimet e tyre. Keshtu avokat ligji nuk eshte demokraci por diktature.