Një hotel në Rimini të Italisë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të natës, për shkak të një pajisjeje elektrike.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e 30 personave që ndodheshin në ndërtesë në momentin kur ka rënë zjarri. Katër prej tyre u transportuan menjëherë në spital për të marrë trajtim më të specializuar shëndetësor.
Autoritetet bëjnë me dije se fatmirësisht asnjë person nuk është në rrezik për jetën.