Artan Fuga ka bërë një analizë për protestën e bizneseve në Vlorë që duan ngritjen e volumit të muzikës përtej fashave të orarit të lejuar.
Filozofi thotë se Lungomaren në Vlorë e kanë modeluar keq.
“Muzika e Lungo Mares në Vlorë
Gëzimi është gjithmonë i zhurmshëm!
Nuk është fare se ka ndotje akustike! Ajo që ti e quan zhurmë, për festuesit brenda lokaleve është një ritëm gjallërues, një ekstazë.
Nuk është fare te Covid 19 dhe nuk zgjidhet me polici ajo që është krijuar si kaos.
Fut në burg njerëz sepse kryejnë profesionin e tyre si pronarë lokalesh, kjo është prapësi.
Po atëhere si?
Shkaku është Modelimi i keq i asaj pjese të qytetit, ku bashkohen ndërtimet gjigande, pra familjarë që janë banorë qyteti dhe nuk ja kanë ngenë zhurmave.
Shëtitorja që grish për shëtitje të qeta.
Lokalet, tavernat, pubet që doemos duan muzikë, madje të fortë, sa t’a hajë krahu!
Secili ka të drejtën e tij, puna është se modelimi i gabuar urban i ka vendosur këto tre realitete sociale cip mbi cip në të njejtin vend ndërkohë që ato nuk mund të bashkëjetojnë. Askund nuk bashkëjetojnë!
Bashkia dhe pushteti qendror pasi e krijuan problemin duke vendosur në një pikë dhe hapësirë urbane realitete të papajtueshëm, tani ndërhyjnë për të zgjidh konfliktet që kanë krijuar vetë.
Politikat urbane krijojnë tensione, policia i zgjidh me dhunë!
Ja rrënja e problemit. Mbishfrytëzimi i hapësirës urbane për qëllime mbifitimi dhe politikat e gabuara urbane, përtej një estetizmi gjigandoman, që sjellin probleme të pazgjidhëshme dhe që në fund bien mbi banorët e qytetit, mbi pushuesit, mbi festuesit dhe mbi pronarët e lokaleve.
Në vend të planifikimit racional urban, i vetmi kriter mbishfrytëzimi i hapësirës urbane. Kështu ndodh edhe për probleme të tjera!
Bashko në një varkë ujkun, qingjin dhe lakrën dhe pastaj ëndërro se në varkë do ketë paqe dhe mirëkuptim!”, shkruan Fuga.
Hajvan lleku te ka shoqeriar shume keto vitet e fundit…
Mo po lereni ca kohe kryeminister kete Fugoshin ,se ky i di te gjitha se si duhen bere. Po vereni ,mor aman se do shpetojme per se vdekuri…
PO O KAR ME SYZE PO.
PO SA I ZGJUAR MOR AMAN.
LUNGOMARE VERTET DUHEJ BERE NE KARABURUN E JO NE VLORE SIPAS KETIJ LOQES.
O LOQE PO BEHET FJALE PER OREN E NDERPRERJES EDHE PER SHKAK TE KOVIDIT JO VETEM PER NDOTJE.
Po ti paske rëshkit keq mor Tani. Flet kodra pas bregut, vetëm për të bërë brejtje, që të dukesh interesant.
Sipa profesorit filozof FUGA, duhet qe banoret ti çojme me pallate ne male dhe aty te ngelen zhurmuesit; more po si nuk doli nje i mençur te beje te marrin?!
Problemi është se këta, profesorët, edhe kur thonë ndonjë budallallëk, duan të na imponojnë mendimet e tyre si etalon bazë. Sipas tij më mirë mos bëhej lungo mare. Pikërisht se ujku, lakra dhe delja nuk mund të rrinë bashkë. Profesor (?) Ujku kur bëhet problem për tufën, e marrin dhe e fusin në kafaz. E kuptoni kaq gjë e mori e mira. Kur bagëtia futet në are të mbjellë ( lakra) me që e solle si fabul, ara rrethohet, dhe bagëtia i shkon anash. Ky është trinomi i famshëm profesor. Ligji, ndëshkimi, zbatimi . Po edhe ti bën pjesë tek shqiptaret. Geni nuk të lë, flet menderja para kokës. Shihe botën, nuk pyet për kërcënime pronarësh e ambulantësh. I ve shiritin dhe një mbishkrim sekuestro , dhe shko bjeri tenxhereve e bëj muzikë pastaj.