Mori 1 mijë euro dhe 1 arkë me peshk për vendin e punës, Rovena Voda kërkon lirinë: Nuk përbëj rrezik

21 Korrik 2021, 11:23Politika TEMA

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë arrest shtëpie të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Voda kërkon që të hiqet masa e sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar.

Nga hetimet dhe përgjimet e SPAK rezultoi se Voda kishte marrë një mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim një vend pune në shtet.

Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren.  Kjo e fundit u zbulua nga SPAK gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje