Mosnjohja nga 5 vendet e BE: Deputetët në Kosovë kërkojnë plan kombëtar për diplomacinë

21 Korrik 2021, 14:47Rajoni TEMA

Deputetët në Kosovë kërkojnë një plan strategjik kombëtar për përfaqësim diplomatik jashtë vendit.

Në mbledhjen e komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe diasporë, u diskutua edhe për rrezikun që sjell mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Europian. Kryetari Haki Abazi tha se procesi i hapur i dialogut ka krijuar justifikim për këto vende që ta shtyjnë njohjen e Kosovës.

“Mosnjohja e Kosovës është një rrezikim i sigurisë së ombrellës së BE-së. Do të thotë është njëfarë paradoksi që vet anëtarët e BE-së e rrezikojnë ombrellën e sigurisë të BE-së, duke e lënë Kosovën në një situatë të paqartë”, tha Haki Abazi, Lëvizja Vetëvendosje.

Mosnjohja është pengesë edhe për aspiratat e Kosovës. “Një pengesë e madhe është sepse ne dëshirojmë me qenë pjesë e OKB-së, pjesë e NATO-s dhe është pikërisht mosnjohja e 5 vendeve që po na pengon nëpër këto procese”, tha Time Kadrijaj, AAK.

Kritika pati dhe për punën e ministrisë së jashtme. “Kjo është një qasje e gabuar e ministres Gërvalla që duhet shmangur prej këtyre tavolinave, sepse ne përfaqësojmë interesin e Kosovës”, u shpreh Kadrijaj.

Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që të lobohet përmes grupeve të miqësisë dhe takimeve bilaterale.

“E vetmja mënyrë që ne mundemi me pas kontakte dhe takime me ta është përmes komisioneve homologe ose përmes grupeve të miqësisë”, tha Ariana Musliu, PDK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha tha se duhet të targetohen grupe dhe deputet parlamentar në vendet që janë skeptike për liberalizimin e vizave dhe të ftohen për një seminar 3-ditor, në mënyrë që këta të fundit të shohin realitetin në vend dhe të shërbejnë si ambasadorë.

3 komente në “Mosnjohja nga 5 vendet e BE: Deputetët në Kosovë kërkojnë plan kombëtar për diplomacinë”

  1. Bato says:

    Spanjes i zien koka nga Katalonja dhe Basket, Sllovakia dhe Rumania kane toka dhe popull hune dhe Qipro nuk e njeh po se njohur Greqia. Pra, halli I tyre eshte me i madh se ce ka Kosova! Po te njohur USA, Gjermania, Franca dhe Britania, ….varua te tjerave. Rendesi shume te madhe pati dhe njohja nga Israeli.

  2. rexha 10 says:

    Po ta njihte shtete te pamvarur Rusia ,dhe GJermania Kosoven ,sote Kosova do te ishte me e forte se Shqiperia ne arenen ndrkombetare.Problemi eshte vetem interasat ekonomike qe shkatrrojne maridheniet diplomatike.

  3. Jon says:

    Po lini nam fare ore burra dhe eshte turp se i keni do vjet. Rugova vazhdonte pacifist ne kulmin e bombardimeve, nga ana tjeter cdo kosovar krijoi nga nje UCK. Albini hedh tymuese kur eshte ne opozite dhe eshte kundra Perendimit dhe per vetvendosje. Ju te UCK i bete nene e babe ekonomise dhe hajdutllikut. Ramushi vendos taksa, Albin i heq dhe vendos reciprocitet dhe e heq edhe ate. Hoti shkon firmos ne Amerike nje dokument qe qeveria e re nuk e njef. Albin me pas thote dialogu prioritet i 5 apo 6 tani shkon takon Vucic. Nje here thote po nuk kerkoj falje, nuk e takoj, tani e takon. Ne vend qe te kerkoje njohje nderron emrin e shengenit dhe do te firmose traktat mossulmimi, pastaj thote qe do e hedhe serbine ne gjyq per gjenocid edhe pse nuk eshte nje shtet. Gervalla thote te luftojme krimet ne Ballkan tani qe djemte e Kosoves jane ne Hage. Vjosa del ne foto me Salen, Ramushi me Moniken, Thaci i con te fala Rames. Rama i drejtohet EU “shko qiu”. Po c’behet keshtu xhanem? Jemi katandisur nje komb karagjoz. Trishtim total. O Zot ver dore se nuk e meritojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje