Takimi me Kurtin në Bruksel, Vuçiç informon Daçiçin, zbulon për çfarë ranë dakord

20 Korrik 2021, 13:55Rajoni TEMA

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka informuar Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Daçiç për takimin që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Bisedë në mëngjes me Presidentin e Asamblesë Kombëtare, Ivica Dačić. Unë e informova atë për bisedën në Bruksel dhe ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe interesin e qytetarëve të Serbisë”, shkruan Vuçiç.

Në fakt asnjë takim i Kurtit me zyrtarët serbë nuk po i shpëton tensioneve, por ditën e djeshme kryeministri i Kosovës propozoi një document të quajtur ‘’Deklarata e Paqes’’ që Vuçiç e refuzoi menjëherë.

Pas takimit pati akuza dhe për gënjeshtra dhe ofendime, ndërsa s’pati asnjë marrëveshje përfundimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje