Helmimi masiv në Deçan, ndërpritet gjendja emergjente

19 Korrik 2021, 17:43Rajoni TEMA

Shtabi për Menaxhimin e Emergjencave ka marr vendim që të ndërpritet gjendja emergjente në Komunën e Deçanit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ramosaj ka falënderuar të gjitha institucionet që i dolën në ndihmë me rastin e helmimit të mbi 1500 personave.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes

Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla! BR”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjendja emergjente në Deçan ishte shpallur më 13 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje