Erdogan kërkon që të punohet për njohjen e Kosovës: Do vazhdojmë punën për sa më shumë shtete

19 Korrik 2021, 17:39Rajoni TEMA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.

“Ne përpiqemi të krijojmë kontakte të nivelit të lartë me vende të ndryshme, me në krye Azerbajxhanin. Ne do t’i vazhdojmë këto. Ne bëjmë punë të ngjashme kudo që ka viktima dhe të shtypur. Për Kosovën duam të rrisim numrin e njohjeve, i cili aktualisht është 114, edhe më shumë”, tha Erdogan sipas TRT.

Ai tutje shtoi se për njohjen e Kosovës do të diskutoj edhe me presidentin e SHBA’së, Joe Biden.

“Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ia propozoj këtë atyre“, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

2 komente në “Erdogan kërkon që të punohet për njohjen e Kosovës: Do vazhdojmë punën për sa më shumë shtete”

  1. demokrati says:

    Robell, lidhu shpejt me qendrimi?

  2. Zgjohuni beqiraaaaaaaaaa..... says:

    Tjeter kund e ka problemin bab Dogani o beqiraaaaaaaaaa….
    Ne Kosovo dhe Albanistan ai po perpiqet me cdo menyre qe te strehoje qindra islamike egjyptiane votues te islamikut Morsi.
    Egypti i kerkon Doganit ti ktheje ne Egypt pasi ata konsiderohen terrorista,kusht ky per reabilitimin e marredhenieve mes Turkye dhe Egypt.
    Nga ana tjeter Dogani ka dhe nje presion nga opozita,me dergimin e tyre m’Albanistan ene m’Kosovo ai clirohet nga presioni i brendshem dhe ai egjiptian.
    Kshq beqiraaaaaaaaaa ti gezoni mujahedinet iraniane dhe muslimon brother’s egjiptian….
    Se shpejti vatani do te jete qender trecerekshash ku bajrom e ramazon do te festohen madherishem….. allah uakbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje