Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar si të infektuar 3 qytetarë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë. Numri i rasteve aktive është 104.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
19 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538.
Në total numri i rasteve aktive është 104.